“Bandat që terrorizojnë” Elbasanin, “qytetari dixhital” i Berishës dhe mediat qesharake

12 Shtator 2017, 16:24Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Të dashur kolegë, kjo nuk është media!

Mbrëmë, një i afërmi im nga Elbasani, që jeton prej vitesh në Kanada më shkruante i shqetësuar se çfarë po ndodhte në Elbasan.

Ishte vonë dhe mendova se do të kishte ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë dhe nuk kisha mësuar gjë.

Më solli një link që tregonte një fytyrë me maskë, si kjo foto që po postoj unë, dhe me titull: “Çpo ndodh në Elbasan?

Qytetarët në terror dhe në mëshirë të bandave të armatosura deri në dhëmbë”.

E lexova shpejt e shpejt.

Ishte një postim i Sali Berishës.

Një nga ato mesazhet që i dërgojnë “qytetarët dixhitalë”, që i shkruante se në Elbasan banditët lëvizin me makina të blinduara dhe se policia nuk ndërhyn sepse është e lidhur me ta etj, etj.

Ky postim ishte marrë nga mediat online dhe ishte bërë lajm. Që ka kriminelë që lëvizin me makmina të blinduara, në Elbasan e kudo, kjo dihet që është e vërtetë.

Por “lajmi” të linte të kuptoje se “maskat e armatosura deri në dhëmë” kishin dalë në bulevard e po bënin masakra.

Berisha bën politikë, dhe mund ti lejohet të postojë “lajme” të pa verifikuara.

Por medias jo, media informon.

Dhe jo cdo gjë që poston Berisha apo kushdo tjetër, mund të merret copy-paste e të ambalazhohet si lajm.

Kolegë, e kuptoni se çfarë jemi duke i bërë lajmit?

E kuptoni se kemi përfunduar në atë derexhe sa të quhet lajm çdo thashethem që hidhet në rrjetet sociale?

E kuptoni sa pak përgjegjshmëri ka mbetur në gazetarinë tonë?

Ne kemi mësuar se lajmi duhet të konfirmohet nga 3 burime, por këtu s’kemi as lajm as burime.

Duhet të kemi pak më shumë respekt për këtë profesion që bëjmë.

Nuk ëshntë kaq i parëndësishëm që të tallemi me të, sepse ne marrim për sipër të informojnë ata që na shikojnë e na lexojnë.

3 komente në ““Bandat që terrorizojnë” Elbasanin, “qytetari dixhital” i Berishës dhe mediat qesharake”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    Pyesni kryebashkiakun e Elbasanit se perse rri fshehur e nuk del. Pyeteni dhe se ku e ka cuar familjen?

  2. Genti says:

    Bravo Mentor
    Doja te shtoja qe pervec se eshte mese e vertete c’ka thuhet me siper duhet pare me me kujdes edhe etika e shperndarjes se informacionit.
    Ka shpesh here lajme qe titullin e kane ne mosperputhje te plote me permbajtjen ,me fjale te tejera dicka boshe.
    Po ashtu informacionet problematike i referohen disa personave qe nuk kane asnje vlere shoqerore apo intelektuale duke i bere keta te fundit te ndiehen dhe tu mbushet mendja se vertete jane dikushi pavaresisht idiotesive qe nxjerrin nga goja. Dhe kjo vazhdon si nje serial televiziv.
    Se fundi e keqja me e madhe sipas mendimit im eshte tendenca per te kopjuar problematiken e botes .Bota eshte e madhe dhe problematikat jane nga me te ndryshmet. Nuk eshte e thene qe dicka qe e tmerrshme qe ndodh ne nje vend te zhvilluar apo te pa zhvilluar te botes te kete gjase te ndodhe dhe ne Shqiperi dhe anasjelltas. Nuk nderohemi nga te tjeret se shajme vehtveten. Lajmi duhet te jete realist dhe pa koment e analiza .Le t’ia bejne vete lexuesit apo analistet po te duan po jo gazetaret. Ka shume per te folur se jo gjithkush mban emrin gazetar eshte i tille. Mendoj qe koha do ta zgjidhe dhe kete problem.

  3. TOMORI SHBA says:

    Zti Mero Baze. Duke mbetur idhulli juaj, per gjithcka qe shkruani ne keto vite trazicjoni. Te lutem, letra e shkrime dicitale qe bejn fjal per Sali Berishen , te lutem mos i boto.
    Disa her ky matyf, sharlatan, llafazan dhe provokator i pakorigjushem, ka dal zbuluar , sepse ka qytetar qe tallen me te dhe ky matuf i mer te mirqena. SHum qytear nuk i besijn per asgje , se i ka dal bakri e kallai, por ka dhe te tjer qe sdin te dalloin te bardhen nga e zeza.
    Zotin Gramoz Ruci e urojm me gjith zemer, suksese ne detyren e lart shteterore, sepse e meriton, duke qen shembull i deputetit ne parlamentin shqiptar per 27 vite demokraci. SHpresojm qe te vendosi rregull ne zbatimin e rreggullores te parlamentit, njelloi per gjith deputetet, jo si me par qe Sali Berisha, ngriej dhe ulej, sa her ti donte prapanica dhe te fliste pa kufi ne kundershtim me cdo norme regulllore dhe etik parlamentarere, vetem se ja mundesonte Ilir Meta.
    Tani e ne vazhdim shpresoim e desherojm te ndjekim punimet e parlamenit, sepse ne sezjonin ekaluar ishte kethyer ne estrad qesharake, bile dhe ne banalitetet te turpshme qe dilnin nga goja e ndyr e Berishes duke shar, fyer e shpifur , per pjestar familjesh te kundershtareve politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje