Do "sqaroheshin" për grindjen ndaj fëmijëve, si nisi sherri te Pazari i Ri mes agjentit dhe biznesmenit

12 Shtator 2017, 15:27Kronika TEMA

Ndonëse e plagosi në këmbë biznesmenin Pëllumb Gjoka, agjenti i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve, Kleant Musabelliu akuzohet nga policia për ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Policia ia dorëzoi Prokurorisë gjithë provat per 43-vjeçarin, ndërkohë punonjësi i SHKB-së së burgjeve është pezulluar edhe nga detyra, ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje 3 gëzhoja dhe pistoletën e shërbimit tip “bereta”.

Nga ana tjetër biznesmeni Pëllumb Gjoka ndodhet në spital jashtë rrezikut pas plumbave që mori në këmbë. Plagosja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet pas një konflikti që nisi në një lokal e përfundoi në trotuar.

Biznesmeni dhe punonjësi i SHKB së burgjeve kishin lënë takim për të sqaruar një sherr mes djemve të tyre, por situata ka agravuar duke u përshirë në konflikt edhe vetë baballarët. Të shtënat alarmuan edhe kalimtarët pasi ngjarja ndodhi rreth orë 21.00 ku lëvizja në këtë zonë është e madhe /rch

1 komente në “Do “sqaroheshin” për grindjen ndaj fëmijëve, si nisi sherri te Pazari i Ri mes agjentit dhe biznesmenit”

  1. Genci1 says:

    Kjo histori tregon qarte ne cfare niveli eshte katandisur shoqeria shqiptare, ku modeli eshte i forti dhe te gjithe pa perjashtim duke u nisur nga politika, akademia, akademia, media etj te gjithe bejne “te fortin”… Po rritet injoranca ne maksimum dhe kultura e inteligjenca jane ne nivele zero….
    Sa per rastin konkret e kuptoj pse jane zene femijet… te rritur nga keta dy injorante “te shkolluar” qe me diplomacine, kulturen dhe zgjuarsine e tyre diten te zgjidhnin mosmarreveshjet me arme…. te kalben ne burg qe te dy vetem masat ekstreme i bejne pune ketyre injoranteve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje