Homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Basha: S’do i tradhtojmë vlerat e tij, s’do pranojmë diktaturë të krimit dhe drogës

Partia Demokratike ka kryer sot homazhe te memoriali i Azem Hajdarit, ku fjalën e parë pas vendosjes së kurorave me lule e ka marrë kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e cilësoi figurën e Hajdarit, “zemrën e kurajos demokrate”.

“Ne sot vijmë këtu vendosmërisht për të mos e tradhëtuar kurrë kujtimin e Azemit, as vlerat për të cilat ai ra në altarin e përjetshëm të lirisë dhe demokracisë. Për u zotuar që kurrë më s’do pranojmë një diktaturë të re të krimit, drogës dhe pushtetit personal.

Liria dhe demokracia janë vlerat tona të patjetërsueshme duke luftuar dhe fituar për to”, tha Basha.
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Basha: S’do i tradhtojmë vlerat e tij, s’do pranojmë diktaturë të krimit dhe drogës”

  1. klaudio says:

    vazhdoni rrugen e [hajdarit] se mir e keni na tregoni vlerat per te cilat ra per kondraband armesh te bukur vlera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *