Koncesioni në lumin Shalë, MEI: Nga 6 HEC-e i reduktuam në 3, nuk cenohet zona e mbrojtur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) reagoi sot mbi ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shalë një ditë pas publikimit të kompanive fituese të koncesionit.

Në sqarimin e saj ministria detajon se projekti nuk është i ri dhe se ish-qeveria e djathtë miratoi në vitin 2009 ndërtimin e 6 hidrocentraleve në këtë pellg ujëmbledhës.

Pas konstatimit të mungesës së dokumenteve MEI vendosi që të rishpallte koncesionin këtë vit dhe tashmë kompanitë fituese parashikojnë vetëm 3 hidrocentrale sakaq theksohet se impakti mjedisor synohet që të minimizohet.

Sqarimi i plotë i Ministrisë së Energjisë

Në kuadër të transparencës për opinionin publik, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se në vitin 2009, Qeveria kishte firmosur një kontratë për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në lumin e Shalës. Totali i fuqisë së instaluar për këto HEC-e parashikohej të arrinte në 127.600 kW ndërsa prodhimi mesatar i energjisë do shkonte në 530.350.000 kWh.

Gjatë auditimit që Ministria e Energjisë dhe Industrisë u bën kontratave koncesionare në fuqi, rezultoi se në këtë rast ishin shkelur disa aspekte procedurale mes të cilave: projekti ishte jo i plotë dhe në përmbajte të tij mungonin një sërë raportesh e dokumentesh si skema e shfrytëzimit hidroenergjitik; raportet hidroenergjetikë e hidroteknike; raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe raportet e planit të biznesit. Koncesionari, gjithashtu nuk kishte përmbushur detyrimin për sigurimin e kontratës siç përcakton legjislacioni. Për këto arsye, Ministria e Energjisë dhe Industrisë vendosi në mënyrë të njëanshme zgjidhjen e kontratës së koncesionit.

Nisur nga potenciali hidroenergjetik që paraqet ky pellg ujëmbledhës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor vendosi ta rihapë procedurën për shfrytëzimin e tij, tashmë me propozim të kërkuar. Njoftimi për shpalljen e procedurës është bërë publik në përputhje me kërkesat e legjislacionit dhe në përfundim ka rezultuar si pjesëmarrëse në garë bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI”, “Shala Energy PLC” dhe “Falak Properties LLC”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit kompania është shpallur fituese e kësaj gare.

Në Termat e Referencës, Autoriteti Kontratës është kujdesur që përveç shfrytëzimit optimal të potencialit hidroenergjetik të këtij pellgu, të ketë në konsideratë edhe ndikimin e tij minimal në mjedis. Në këtë kontekst është konsideruar me shumë vëmendje prezenca e zonave të mbrojtura në Alpet e Veriut dhe shmangia e tyre nga projekti.

Projekti i ri parashikon reduktimin e numrit të hidrocentraleve dhe fuqisë së instaluar krahasuar me atë të projektit të mëparshëm. Nga 6 që parashikoheshin në projektin fillestar të revokuar, tashmë projekti ka 3 hidrocentrale prej të cilave 2 me derivacin dhe 1 me digë nivel ngritëse. Sipas projektit të ri fitues, investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shalë është rreth 84.5 milion euro për fuqi te instaluar prej 83.45 MW dhe prodhim mesatar te energjisë elektrike prej 321.5 MWh/vit. Afati i parashikuar për ndërtimin e këtij projekti është 36 muaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Koncesioni në lumin Shalë, MEI: Nga 6 HEC-e i reduktuam në 3, nuk cenohet zona e mbrojtur”

  1. sari says:

    hidrocentralet qe ndertohen jn nje turp i vertete edhe nga ana e pamjes me ato tubt e tmerrshem e te frikshem qe si kam pare ne vend tjeter te botes por edhe nderimi qe behet ne vend te jete dicka e kendeshme dhe me vlere eshte si barrake e burgjeve te enverit,,,turp turp sidomos per ty o piktor se salen do e kuptoja, organizoni peticione per ti ndaluar, lutje shoqatave ambientaliste !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *