Nikolla Gruevskit i refuzohet kërkesa për 20 truproje: Marr kërcënime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Brendshme ne Maqedoni ka refuzuar kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, që të mërrë 20 truproje.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojave do të mbetet aq sa i takon me ligj, gjashtë, njofton Alsat M.

Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë.

Jozyrtarisht, Gruevski përderisa ka ushtruar funksionin e kryeministrit, për 10 vite ka pasur gjithsej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit në MPB, Gruevski ka vetëm 6 truproje, siç e parasheh ligji.

Ndërkohë i pyetur rreth përgatitjeve të MPB-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, ministri i brendshëm Oliver Spasovski u shpreh se MPB-ja është e përgatitur për zgjedhjet lokale.

“Përgatitemi që qytetarëve maksimalisht t’ju ofrojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *