Përçahet PD, aleatët dhe një grup deputetësh shkëputen nga Basha dhe bashkohen me…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe disa deputetë nga Partia Demokratike, priten të jenë pjesë e një tjetër grupi parlamentar që do të krijohet krahas grupit të PD-së në parlament.

Burime pranë aleatëve të Bashës pohojnë për Panorama, se kreu i selisë blu ka dhënë dakordësinë për krijimin e një grupi të ri parlamentar, i cili do të drejtohet nga kreu i PR-së, Mediu.

Dakordësinë për këtë grup të ri parlamentar e ka dhënë edhe kreu i LZHKsë, Dashamir Shehi.

Shehi ka theksuar se në Kuvend pritet të krijohet një grup i qendrës së djathtë.

“Duam të bëjmë një grup të qendrës së djathtë. Patjetër që do të ketë deputetë të PDsë, që do të jenë pjesë e këtij grupi parlamentar. Partitë që janë aleate, të kenë një çadër të vetën politike, siç ka qenë tradicionalisht”, sqaron Shehi.

Por mësohet se ka pasur një mungesë koordinimi brenda kampit opozitar, pasi kreu i PDK-së, Ndoka, ka kërkuar të ketë një grup të tijin parlamentar dhe të mos jetë pjesë e një grupimi të drejtuar nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Ditët e fundit, aleatët opozitarë u vendosën nën akuzë edhe nga zëra brenda Partisë Demokratike për shkak të rrjedhjes së votave për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Të paktën njëri prej tyre, Nard Ndoka, deklaroi votën kundër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Përçahet PD, aleatët dhe një grup deputetësh shkëputen nga Basha dhe bashkohen me…”

  1. shqip says:

    Po Saliu nga do shkoje ? Pika Juve per te djathte qe jeni . Copa debileve qe perfaqsohen nga defiçente si Nard Ndoka . Po ju veç e veç , te gjithe bashke , nuk e kaloni prakun elektoral . E mor Edi Rama ! E sigurove edhe nje mandat tjeter pas 2021 .

  2. Mos harroni te merni hipokritin komunist sali,arkitektin e shkatrrimit dhe mashtrimit.

  3. Labi 100% says:

    Krijojne grup tjeter vetem per perfitim financiar plehrat. …

  4. Mihali says:

    Mbasi u zgjodhet nga listat e PD pordhes tani largohuni.Ky eshte morali I PD-s dhe aleatve te saj.Ato ja parti boshe pa elektorat.

  5. Ak says:

    Asnje here skan per tu ngopur ter keta budallenjt e gjoja parlamentit tone bejne gjoja grupime per te mbushur me shume gjepat etyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *