Ylli Rakipi: Vendi nuk ka opozitë, është e frikshme

12 Shtator 2017, 17:38Politika TEMA

Gazetari Ylli Rakipi ka folur sot për qeverinë e re, parlamentin e ri dhe lëvizjet në politikë si dhe rolin e opozitës.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Rakipi deklaroi se vendi është pa opozitë dhe se kjo është e frikshme. Në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit ai tha se e sheh me sy kritik por jo për faktin se është komunist sepse sipas tij, në Shqipëri komunistë janë të gjithë.

“Duhet të trembemi sepse nuk kemi opozitë. Zgjedhjen e Gramoz Ruçi e shoh me një sy kritik por jo si komunist. Këtu komunistë janë të gjithë. E tmerrshme është që Shqipëria nuk ndërron dot elitat, që vazhdon të drejtohet nga një grup njerëzish që vijnë nga para viteve ’90. Në këtë pikëpamje nuk e pranoj as Gramoz Ruçin, as Sali Berishën dhe plot të tjerë që sot pas 30 vitesh vazhdojnë të mbajnë drejtimin e vendit”, tha Rakipi.

Ai radhiti një sërë problemesh që sipas tij ka vendi të cilat duhet të diskutohen para zgjedhjes së Ruçit në krye të parlamentit.

“Të diskutosh për të qenit komunist të Gramoz Ruçit me këto probleme që ka Shqipëria, me këto shqetësime, me varfërinë, me eksodin masiv që nuk ndalet, me të huajt që thonë se ka probleme me krimin e organizuar të diskutosh, të shkosh të fshihesh pas Gramoz Ruçit do të thotë se nuk ka asnjë vlerë. Është e frikshme nga kjo pikëpamje se nuk ka opozitë”, tha Rakipi.

1 komente në “Ylli Rakipi: Vendi nuk ka opozitë, është e frikshme”

  1. I pa pune 27 vjet says:

    Ke pjerdhur nga trute qe te besh krahesime midis Ruçit e Saliut .Ruçi nuk ka qene asnjehere ne pushtet por thjesht deputet.Saliun qe nuk krahesohet me askend per krime kunder njerezoimit e gjenocid deri ne shperberje te shtetit mund ti afrohet vetem 2 veta Nano dhe Ilir Muti e ndonje gazidede

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje