138 portierë “viktima” të Messit, mposhtet edhe Buffon

Gianluiggi Buffon u bë viktima e radhës e Lionel Messit.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve, argjentinasi më në fund arriti të thyejë portierin italian pas 315 minutash me një dygolësh duke e çuar në 138 numrin e portierëve, të cilët kanë marrë ndëshkimin e 30-vjeçarit që vazhdon të pasurojë statistikat e tij.

Në fakt, me dy golat e shënuar ndaj “Zonjës së Vjetër”, Lionel Messi e çoi në 96 numrin e golave të shënuar në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve duke regjistruar një mesatare prej 0.83 golash për ndeshje. Nga këto, 59 gola Messi i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 të tjerët në fazat e eliminimit direkt.

Për sa i përket fillimit të këtij sezoni, Messi po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme; 6 ndeshje dhe 8 gola.

Në total argjentinasi ka 515 gola në 589 ndeshje me Barcelonën dhe 573 në 709 ndeshje të zhvilluara gjithsej në karrierën e tij.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *