Berisha vetëshpallet i “pakënaqur”, për të shpëtuar Bashën

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i sulmeve kundër Lulzim Bashës, duke marrë përsipër të jetë “kritiku” i tij, deri në atë masë sa të jetë i besueshëm si lideri i njerëzve të pakënaqur të Partisë Demokratike.

Në një intervistë në një portal të financuar nga djali i tij, Berisha ka thënë disa të vërteta pjesshme dhe të njohura për Lulzim Bashën. Ka thënë se ka bërë disa spastrime të papranueshme në parti, ka thënë se çadra ishte lëvizje militantësh dhe jo popullore, kurse ai (Basha) e përktheu si një e drejtë për të dalë nga PD dhe për të gjetur deputetë nga populli. Ka thënë po ashtu se ai nuk ka qenë i përzier në listat dhe marrëveshjen e Bashës me Ramën.

Në tërësinë e vet, ka arritur të krijojë përshtypjen se është i pakënaqur me Lulzim Bashën, në atë masë që të gjithë të besojnë se kushdo që është i pakënaqur me Bashën, duhet të jetë me Berishën dhe duhet të veprojë si ai.

Në një farë mënyre, Sali Berisha është duke formuar prototipin e demokratit radikal të pakënaqur, që mbështet me shpirt në dhëmbë, Lulzim Bashën. Duke qenë se mjedisi rrotull është varfëruar shumë, ai e ka marrë vetë përsipër këtë punë. Ai është padyshim njeriu më i besuar i demokratëve, figura më e mbështetur e tyre, dhe duke thënë vetë ai që është i pakënaqur me Bashën, por duhet të qëndrojmë me të, ai është duke bërë dy shërbime të mëdha për Bashën. E para, që bëhet lider i të pakënaqurve brenda PD, por që do të çojnë ujë në mullirin e Bashës, dhe e dyta, që është dhe më e rëndësishme, ai me këtë akt po përpiqet të sabotojë kundërshtarët realë të Bashës brenda partisë, të cilët janë në një moment reflektimi, nëse duhet të vazhdojnë betejën në parti, apo të formojnë një parti të re.

Duke ndërhyrë në mes të këtij debati, Sali Berisha është duke tentuar ta përçajë, ose ta zvogëlojë, rëndësinë e këtij grupi, dhe të sigurojë Bashën nga ana tjetër, se tani e tutje është në dorë të Sali Berishës. Është Sali Berisha ai që ka në dorë çelësat e portës që mban të frenuar digën e zemërimit kundër tij.

Me këtë gjest, ai praktikisht ka shpallur veten tutor të Lulzim Bashës dhe po tenton të zbehë dhe eleminojë kundërshtarët realë të tij.

Për hir të së vërtetës, e ka bërë këtë me një klas politikani, që thotë të vërteta të pjesshme dhe të prekshme, për të krijuar mitin e njeriut që realisht është i shqetësuar nga ato probleme.

Lulzim Basha me siguri do ta marrë me qetësi këtë zhvillim, duke i qenë “mirënjohës” Berishës që po e korrigjon për ndonjë gabim që ka bërë, dhe akoma më shumë, mirënjohës që po ja heq qafe kundërshtarët e tij realë, duke u “vetë-emëruar” ai në rolin e kundërshtarit. Është beteja ndoshta e fundit e Berishës, për të mbrojtur Bashën në atë karrige ku e ka çuar. Ndoshta e shtyn dhe katër vjet kështu. Pas katër vjetësh, nuk ka çfarë mbron më.

7 komente në “Berisha vetëshpallet i “pakënaqur”, për të shpëtuar Bashën”

  1. Shoku nga tirona says:

    Marreveshje me Nanon quhej kjo njehere e njekohe; aegere e pelqenit…

  2. Dyrrahu says:

    Nga PD la ngelur vetem nje maske,e cila cdo dite po cjerret.
    Nuk e shpeton plaku plaken, por nuk e shpeton as i riu ate qe po e preke vdekjen.
    Shume i ka vajtur kungulli mbi uje.

  3. Qytetari durrsak says:

    Kjo eshte loje e agjentures serbe, ku pijne uje te dy, si Sali Berisha, ashtu edhe Lulzim Basha. Mjere ata qe i besojne fallsitetit te Sali Berishes dhe genjeshtarit “pa kufi”, Lulush Basha.

  4. ali says:

    O mero lere berishen po bej nje xhiro nga Shkoza se po kerkojne Tahirin dhe Veliajn apo ske marre vesh gje!

  5. Shaba says:

    Mero Baze! Ju lumte. Sali Berisha, perpelitet neper flaket qe dalin prej bemave te tij qe Dikushi u vuri shkrepesen dhe i ndezi.

  6. shkurt2014 says:

    Me plakun dhe per plakun mashtrues,e barbare te vicidolit nuike ja vlen te humbesh kohe,ai eshte i pa besueshem,eshte me i ndyre se dulla e ramiz krimineli.Fale asaj qe ne vendin tone nuke kishte e nuke ka per te pasur drejtesi,minimumi ky pushte plake duhet te burgost,per vjedhjet,plackitjet e vrasjet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X