Champions League/ Fitojnë Reali dhe Manchester City, ndalet Liverpooli

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme të fazës së grupeve të “Uefa Champions League”.

Reali i Madridit ka dominuar në takimin e luajtur në “Santiago Bernabeo” duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga ana e trajnerit, Zinedin Zidane, ishte ylli portugez që shënoi një dopietë. Goli i tretë për ekipin madrilen u realizua nga ana qëndërmbrojtësit Sergio Ramos.

Një nisje e mirë për kampionët në fuqi të këtij kompeticioni duke siguruar tre pikët e para.

Manchester City mori një fitore të lehtë dhe të thellë në transfertë kundër ekipit Holandez të Feyenoordit.

“Qytetarët” triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ku shënuan Stones një dopietë, Aguerro, dhe Jesus.

Ndërsa, ekipi i Liverpoolit nuk shkoi me shumë se barazimi në fushën e saj duke u ndalur nga Sevillia me shifrat 2-2.

Ndërkohë, Napoli u mund në transfertë kundër skuadrës së Shakhtarit me rezultatin 2-1. Në këtë takim u aktivizua për 90-minuta mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të “Uefa Champions League”

Porto 1-2 Besiktas

Feyenoord 0-4 Manchester City

Liverpool 2-2 Sevillia

Maribor 1-1 Spartak Moscoë

RB Leipzing 1-1 Monaco

Real Madrid 3-0 Apoel

Shakhtar Donetsk 2-1 Napoli

Tottenham 2-1 Borussia Dortmund

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *