Daja i bindur: Jemi gati për Europën

Europa thërret Skënderbeun. Skuadra e Ilir Dajës i ka dhënë fund përgatitjeve në Korcë për përballjen me Dinamon e Kievit.

Skena preztigjioze e grupeve të Europa League ofron një nivel të lartë vështirësi dhe në vecanti gjigandët e futbollit ukrainas, e di më mirë se kushdo tjetër këtë Ilir Daja, por 1300 km e udhëtimit për në Kiev nuk janë një shëtitje me trajnerin që synon që Skënderbeu të shfrytëzojë shanset e tij, natyrisht duke kryqëzuar gishtat edhe për pak fat.

Tejet interesant fakti se dy nga “senatorët” e skuadrës Korcare, Tefik Osmani dhe Kristi Vangjeli e njohin futbollin ukrainas falë eksperiencave personale me Matalurg Zaporizhia dhe Chronomorets. Rivalë të tjerë në grupin B janë dhe Yang Boys e Partizan i Beogradit por është e vështirë të planifikosh në letër se deri ku mund të arrijë Skënderbeu, ndoshta edhe për të evituar pritshmëri të ekzagjeruara.

Nga përforcimet e kësaj vere në kampin korcar ka spikatur Soue, goli ende i mungon, por jo vlerësimi i trajnerit Daja që e pret të thyejë akullin ne Kievin e largët.

Përtej impenjimit europian, objektivi primar mbetet kampionati, rivalët janë të paralajmeruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X