Demarkacioni, Haradinaj: Besoj se SHBA do të mbështesë propozimin e ri

Ndërsa Ambasada amerikane e ka bërë të qartë se mbështesin marrëveshjen për demarkimin e kufirit të arritur mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me mos humbje të territorit nga këto dy shtete, kryeministri Ramush Haradinaj beson se amerikanët do përkrahin çdo vendim që sjellë qeveria e re.

I pyetur sot nga mediat për çështjen në fjalë, Haradinaj tha se “çdo ndryshim do të bëhet në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtar dhe se ambasada e ShBA-së nuk ka deklaruar se nuk përkrah vendimin e qeverisë sa i përket Demarkacionit”.

Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të flas për punën e komisionit të ri, duke i këshilluar mediat që të jenë më të vëmendshëm në atë që lexojnë dhe shkruajnë.

Kujtojmë se kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit shtetëror Murat Mehën,dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

1 komente në “Demarkacioni, Haradinaj: Besoj se SHBA do të mbështesë propozimin e ri”

  1. ff says:

    Thua te katandiset deri ne kete derexhe Amerika ?!Te degjoj Hajri mafiozin.kom ngel pa fjal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X