Erjona Nikolli, e vetmja shqiptare në universitetin lider mes 100 djemve në Kretë

13 Shtator 2017, 20:13Sociale TEMA
Erjona Nikolli, e vetmja shqiptare në universitetin lider mes 100 djemve

Vajza nga Rrësheni-Mirdite tashmë studente ekselente në Kretë të Greqisë për Shkenca Kompjuterike mes 100 meshkujve sfidon për të qenë më e mira.

Erjona Nikolli ka emigruar herët duke iu bashkuar familjes për të vazhduar shkollimin në Greqi. Sot studion në një prej universiteteve më prestigjioze të Europës ku kanë dalë edhe shumë çmime Nobel për Teknologji Kompjuterike.

Është përballur me rracizëm, pengesa të gjuhës dhe sot kërkon maksimumin nga vetja për të arritur objektivat e saj. Në 10 vitet e qëndrimit në Greqi pengesat e vështirësitë nuk kanë munguar por dashuria për shkencën ka bërë që ajo të kalojë çdo pengesë, madje edhe atë të steriotipeve gjinore që ekziston kudo.

Erjona sjell shembullin e saj dhe sfidat nga Rrësheni në Greqi, ambiciet dhe nxitja e vajzave të kërkojnë maksimumin edhe në profesione, që konsiderohen deri diku mashkullore.

Pak fjalë për fëmijërinë…

Kam mbaruar shkollën fillore në Rrëshen dhe gjithmonë kam qenë në kontakt me librat ndaj nuk e kam harruar gjuhën shqipe. Gjelina Deda është mësuesja ime e klasës së parë. Është ajo që më ka inspiruar vullnet dhe dëshirë për të studiuar.

Jam rritur me tezet në Rreshen dhe dikur të gjithë mendonin që isha jetime, sidomos kur fitova Miss Kopshti. Prindërit e mi ishin në Greqi, ku punonin për të më siguruar një të ardhme më të mirë.

Sa i vështirë ishte kalimi nga Rrësheni në Greqi pranë familjes?

Iu bashkova prindërve në moshën 10-vjeçare. Përshtatja me vendin ishte vështirësia më e madhe pasi nuk gija greqisht. Studiova me orë të tëra me 4 fjalorë përpara për të përkthyer librat grekë në shqip që të arrija rezultate të larta në mësime.

Në më pak se dy vita arrita të rifitoj titullin si nxënëse e ekselencës. Vitet e para kam hasur edhe shumë vështirësi për arsye të rracizmit që ekziston, por nuk jam ndalur në asnjë moment për të luftuar për të drejtat e mia.

Nuk pranoja dot diskriminim nga nxnënësit grekë që edhe historinë e kombit të tyre apo gjuhën e lashtë nuk e dinin më mirë se unë. Për fat të mirë në Greqi gati të gjithë mësuesit dhe profesorët i kam pasur në krah duke më inkurajuar dhe mbështetur për të ecur përpara.

E admironin faktin që një vajzë shqiptare ka vullnet për të mësuar jo vetëm lëndët shkencore por edhe historinë e gjuhën e lashtë të vendit të tyre.

Pse zgjodhët teknologjinë për studimet e mëtejshme?

Mbarova gjimnazin me rezultate shumë të mira dhe vendosa të studioj Shkenca Kompjuterike për dy arsye: E para psese jeta jnë tashmë bazohet në teknologji dhe e ardhmja ka gjithmonë e më tepër kërkesë për zbulime që përmirësojnë mirëqenien e njerëzve. Më pëlqejnë jashtë mase kërkimet e shkencore.

Ndërsa arsyeja e dytë ose më mirë shkaku që zgjodha këtë degë ishte gjyshja ime, e cila aktualisht jeton në Rrëshen. Ajo kishte nevojë për një aparat(chip) në zemër për të përmirësuar rrahjet dhe qarkullimin e gjakut. Kjo nevojë e nënës më vuri në mendime, që duhet të merrem me teknologjinë e mjekësisë që të kontribuoj sado pak në shpëtimin e jetëve apo në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Pse keni zgjedhur këtë universitet?

Aktualisht jam në vitin e dytë në Kretë në një nga universitetet më të mira evropiane, që ka diplomuar shumë shkencëtarë, të cilët kanë marrë çmime “Turing Aword”(Nobël për kompjutera)

Aktualisht jeni në një konferencë me shumë vajza. Në fakt në auditore përballeni me shumë djem…

Sa i përket pjesëmarrjes në konferencën e Barcelonës, profesoria ime më sugjeroi ta shoqëroja pasi kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Për fat të keq profesioni ynë ka shumë pak femra të interesuara dhe të angazhuara dhe për këtë arsye diskriminohemi edhe më kollaj në karrierën tonë. Psh. në auditoriumin tim, çdo ditë, mund të ketë 100 djem dhe vetëm dy femra, unë e vetmja shqiptare pasi në përgjithësi emigrantet shqiptare nuk i vazhdojnë në masë studimet e larta.

Konferenca kishte si qëllim inkurajimin e femrave për të zgjedhur këtë degë. Organizohet çdo vit nga  ACM Association for Computer Machinery. Gjatë kësaj konference ka konkurse, fjalime nga njerëz të rëndësishëm të fushës sonë, prezantime projektesh, etj.

U gëzova pa masë që edhe Shqipëria ka femra talente në këtë degë dhe që përfaqësojnë denjësisht vendin tonë. Unë vërtet mora presë si studente greke pasi kam nënshtetësinë tashmë, por kurrë nuk e mohoj kombësinë time. Shqipëria dhe Greqia kanë kontribuuar për këtë që jam sot dhe janë të dy vendet pjesë e imja.

Një mesazh për vajzat…

I drejtohem të gjitha vajzave që mendojnë se shkencat dhe Inxhinieria janë punë për meshkuj. Është shumë e rëndëishsme që në ambjentet e punës të ketë diversitet midis femrave dhe meshkujve dhe të kontribuojnë edhe femrat në shpikjet shkencore që kanë impakt në jetët tona. Sidomos femrat nga Mirdita që shquhen për zgjuarsi dh përkushtim(qesh).

Asgjë nuk është e pamundur të realizohet nëse ekziston dëshira dhe vullneti edhe në një qytet të vogël por kaq të bukur si Rrësheni.

9 komente në “Erjona Nikolli, e vetmja shqiptare në universitetin lider mes 100 djemve në Kretë”

  1. Alban says:

    Bravo cuca! Po c’ne qe ka patur racizem nga jevgjit e Greqise, apo ju duke shume e bardhe? S’ke c’ti besh ne Jevgjitistan te bardhet jane pakice.
    S’kane faj jevgjit qe s’e kane mesuar greqishten e lashte dhe historine e Greqise si ty, sepse ata qe sot jetojne ne Greqi e thone vetes “grek” jane ardhacak. Shqiptaret e vertetet si kjo cuca kane lidhje me shume me Greqine e lashte se gjithe “greket” e mbledhur bashke.

  2. Ciraku says:

    Bravo…dhe nje shqiptare tjeter ne Greqi qe do te behet me shkolle. Lum si ne qe krenohemi me studente ne Greqi.
    Gazetari leshi…shkoni dhe nr Rumani e Bullgari dhe beni repirtazhe per studentet tane. Shkoni ne Itali e Gjermanu dhe shihni qe ka studente shqipare me tjase. Pyesni stidentet shqiprae ne France r Anglu. Ejani ne Usa e Kanada dhe intervistoni studentet shqiptare ne Yale, Harvard e McMaster.
    Mund te them se ka me thase studente, mjeke, shkencetare shqipare dhe ju zgjidhni universitetin e Kretes. Pika qe s’ju vie

  3. shushica says:

    Urime ,mos u ndal ,qofsh gjithmone e para..Erjona…

  4. deni says:

    Ty moj vajze te lumte per gjithe keto sakrifica:por te duhet dhe nje sakrifice tjeter, kalo oqeanin America dhe Kanadaja eshte per te
    zgjuarit ,dhe po u martove me grek nje dite te bukur do te thote (eladha te beri ty moj kantudare)eshte koha ti lesh 2 nenat.

  5. safo says:

    Universiteti i Kretes ( me departamente ne Hraklio dhe Rethimno), eshte nje universitet me indeks vleresimi te mire ne rang boteror ( i 48 sipas listes vjetore te Times Higher Education (THE) te 100 universiteteve me te mira te krijuara ne 50 vitet e fundit).
    Eshte shume pozitive qe studentja shqiptare ka arritur kete sukses.
    Por askush nuk ka marre “Nobel” nga ky Universitet. Artikullshkruarsja per ta bere te kuptueshme per masen vulgare te lexuesve konsideron qe Cmimit Nobel me cmimin Turing jane e njejta gje. Meqe nuk e ka sqaruar autorja, po shtoj dy fjale per kete cmim.
    Ky cmim, eshte quajtur sipas emrit te matematicienit te Manchesterit Alan Turing i cili shpesh konsiderohet si themlues i teorise kompjuterike. Ky cmim ne vleren 250.000 $ mbeshtetet financiarisht nga Google dhe Intel.
    Christos Nikolaou, eshte nje prej krereve te Universitetit te Kretes i cili ka kryer doktoraten (PhD) ne Universitetin e Harvardit nen udheheqjen e David Clark i cili ka qene fitues i cmimit Turing ne 2007. Me sa duket autorja e shkrimit ka ngaterruar kete fakt duke atribuar qe profesore nga ky universitet kane marre cmimin Turing.
    Shkurt eshte inkurajuese qe kjo studente shqiptare eshte shquar, ashtu si dhe mjaft te tjere ne universitete e Greqise, duke rritur shkallen e integrimit te emigranteve te brezit te dyte. Por nuk eshte e nevojeshme te shprehemi me informacione te pasakta

  6. krysho ludovik says:

    Ik ne Amerike te besh hajer.

  7. Alban Hamzai says:

    Drejtuar injoranteve poturake te tipit Alban e kompani ! Juve poturake ju vjen inat qe kjo vajze e mrekullueshme me emrin Erjona studion ne Krete . Si poturake e bij poturakesh qe jeni urreni cdo gje greke e si rrjedhim cdo gje europiane .Ky eshte kushtrimi I te pareve tuaj qe ju therret .Per ju me mire nje llum ne vendet me prapashtesen “Stan” por e shkolluar ne Greqi jo .Por duhet ta dini se Greqia ka nga universitetet me te mira (mos shko me tutje,por lexo komentin e komentuesit Safo) , Greqia ka ne SHBA me shume profesore universiteti se sa ka Turqia studente ,studentet dhe profesoret greke jane vlera shkencore kudo ne bote . Sa per racizem ne Greqi ate e shpifin komunisto-islamiket shqiptare . Nje gje duhet te dini :sikur ato krime qe kane bere e po bejne shqiptaret ne Greqi (e kudo ne Evrope qe kane mbushur burgjet) , ti kishin bere te huajt ne Shqiperi ju poturake keta te huaj do ti kishit pjekur ne hell me gjithe familjet e tyre e jo te livadhisni lirisht sic ju lene ne Greqi. Por ju jeni njerez qe kafshoni doren qe ju ndihmon dhe puthni e lepini kemben qe ju godet . Sa per studenten Erjona I urojme suksese te metejshme ,te kete mendje europiane kudo qe te jete dhe vetem atehere do te vleresoje edhe popullin grek per ate qe ka arritur e do te arrije . Ju lutem botoni komentin tim!

  8. Para Laci says:

    Kuptimi I shkrimit ka te beje me shume se kjo vajze eshte nje studente e shkelqyer ne nje sector/dege qe eshte e dominuar krejtesisht nga meshkujt (sic eshte banking psh) sesa cfare niveli ka ky universitet.

    Universiteti ka leverdine e vet me keta studente sepse keta studente I rrisin prestigjin dhe i perdor si model per brezat e ardhshem.

    Sa per rracizmin gjinor, ai eshte prezent kudo. Edhe ketu ne Angli femrat ankohen per rracizmin gjinor.

    Bejne te njejtat pune dhe paguhen me pak.

  9. kanina says:

    Injoranca, kapadaillëku, mosmirënjohja dhe urrejtja për bamirësin, e shqipove, nuk i kanë lënë dhe nuk do t’i lënë kurrë të bëhen njerëz… Greqia i pranoi, i ngalli e u mbushi barkun me makarona (vajtën të vdekur urie), i shkolloi e i bëri njerëz, u dha brekë të veshin, por… jo vetëm asnjë fjalë mirënjohjeje, por u dalin puçra sa herë dëgjojnë Greqi… Racë shpellare që urren gjithë botën…! Për t’u bindur për ato që them, lexoni me vëmëndje artikullin (si ëstë bastarduar) dhe komentet e injorantëve analfabetë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje