Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian

Me pritjet spektakolare ndaj Sasuolos në fundin e ndeshjes, Etrit Berisha, jo vetëm që i dha fitoren Atalantës, por siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian.

Gardiani kuqezi është zgjedhur në 11-shen më të mirë duke thyer edhe portierët më të famshëm të kampionatit si Shezni, Handanoviç, Donaruma apo Reina.

Sipas mediave italiane, ai ishte më shumë vendimtar edhe sesa Strakosha, i cili bëri pritje të mira ndaj Milanit, por nuk kishte aq shumë punë sa Berisha.

Në formacionin 3-4-3, përpara Berishës qëndrojnë Shkrinjar, Astori dhe Benatia, ndërsa mesfusha përbëhet nga Alberto, Veretut, Barela dhe Verdi. Në sulm qëndrojnë Dibala, Kajehon dhe Imobile.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *