FORMULARI/ Veliaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për të gjithë ata të rinj të cilët duan që të njihen nga afër me punën që ky institucion bën çdo ditë në shërbim të komunitetit. 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj fton të rinjtë dhe të rejat që të kalojnë një ditë pune pranë të gjitha drejtorive për të parë konkretisht përkushtimin e stafit të Bashkisë, pasionin dhe energjinë pozitive me të cilën konceptohen dhe implementohen projektet për Tiranën.

“Do të dish sa faqe firmos Kryetari në një ditë? Je kurioz si organizohen aktivitetet kulturore nëpër Tiranë? Si jepet një leje ndërtimi? Sa dokumente duhen për të shtruar një rrugë apo rregulluar një shkollë? Si organizohet trafiku? Si komunikohet me median dhe publikun? 

Je i pavendosur për rrugën që do të zgjedhësh për të ardhmen tënde sepse se di çfarë pune do të bësh konkretisht në administratë?

Stafi i Bashkisë së Tiranës të fton të kalosh një ditë pune pranë të gjitha drejtorive, duke dhënë mundësinë e njohjes nga afër të angazhimeve dhe aktiviteteve të përditshme. Bëhu pjesë e Bashkisë së Tiranës për një ditë duke plotësuar të dhënat e mëposhtme”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është nisma e parë që ndërmerr Erion Veliaj duke e hapur institucionin që ai ndërmerr për publikun e gjerë, duke u prezantuar nismat dhe punën që Bashkia e Tiranës realizon nën drejtimin e tij. 

Për të aplikuar mund të klikoni KETU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X