FOTOT/ Njihuni me kanionin me ngjyrë, një mrekulli natyrore

Në gadishullin Sinai, në Egjipt, në afërsi të qytetit Nuweiba, gjendet Kanioni me ngjyrë, një grykë e ngushtë, që është pagëzuar me këtë emër për shkak të spektrit të gjerë të ngjyrave të shkëmbinjve.

Kanioni është formuar nga erozioni i tokës që kishte ndodhur para miliona vjetësh – kur kjo zonë gjendej nën nivelin e oqeanit. Ai është i gjatë rreth 800 metra – ndërsa lartësia e shkëmbinjve arrin deri në 40 metra.

Shkembinjtë që rrethojnë këtë kanion dominohen nga ngjyrat e ndryshme, prej asaj ngjyrë hiri, deri të ngjyra e kuqe apo e verdhë. Këto ngjyra ndërkaq, janë rezultat i pranisë së magnezit dhe oksideve të hekurit në shkëmbinj.

Ky kanion, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik, është i gjerë më shumë se një metër, ndërsa në disa pjesë të mund të ndesheni me gurët e shëmbur, mbi të cilat duhet të ngjiteni, për të kaluar tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X