Ia ka vlejt mundimi o kryetar. Ky Goni yt ia kaloi edhe Gon Llakës

13 Shtator 2017, 18:43Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Sot fjalimi i deputetit të ri të PD Agron Shehaj u bë virale. Në atë parlament gjatë eksperiencës sime si gazetare më ka qëlluar të shoh pak nga të gjitha. Mjaft të kujtoj se hyrja në gazetari përkon me KPD-në e famshme.

Sigurisht që ajo mbulohej nga gazetare profesioniste por sot e kësaj dite kujtoj audiencën e pazakontë që bëri ajo mbledhje socialistësh me batutat dhe etiketat e Fatos Nanos.

Parlamenti ka prodhuar gjithmonë replika, sherre ndonjëherë shumë afër skandalit. Jemi tmerruar nga ato që na kanë dëgjuar veshët e parë sytë, jemi habitur, sqaruar, zhgënjyer, edhe përlotur madje.

Unë nuk e fsheh që dua më shumë majtas por jam përlotur kur Sali Berisha ka lexuar dorëheqjen e tij pas humbjes në 2013. Edhe për këtë e kam një shpjegim por dua ta mbaj për vete hëpërhë. Ajo që ka ndodhur në këto orë me parlamentin nuk i ngjan asnjë parlamenti.

As atij të Tedor Kekos, Azemit, as atij të Nanos liberal e të papërgjegjshëm, as të Berishës që ka forcën e paqes dhe të luftës bashkë. As të Ilir Metës që ka vetinë e mbijetesës. As të Edi Ramës që brenda arrogancës së tij ka një mal me ide e dashuri për Shqipërinë brenda.

Ky është një parlament i pangjashëm. Pas fjalimeve të yjeve të Bashës parlamenti është qesharak. Madje mendoj që Goni i Bashës, ja mori në kthesë edhe Gon Llakës!

Madje po pres të na zbavisë siç premtoi edhe për 4 vitet e ardhshme. (Tiranapost.al)

28 komente në “Ia ka vlejt mundimi o kryetar. Ky Goni yt ia kaloi edhe Gon Llakës”

  1. vaso says:

    Pse,c’fare tha ai qe qeshe kaq shume?

    1. Grigor says:

      Eshte sekret. Nuk eshte per ne.

    2. Liriu says:

      Degjoje edhe nje here videon e fjalimit, por degjoje me veshe jo me bythen e Lulit

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Mira
    A e kapi nona pulen??
    Apo sju ka ardhe ndonje mik i rendesishm dhe nona beri groshe.

  3. Vlora1912 says:

    Po mir moj Kazane Gazetare, e Gjirizit mediatik, ku Goni te beri per te qeshur ty????

    Monika, qe talli menderen me te gjith ne nuk te beri fare pershtypje..??
    Monika qe deklaronte/denonconte vjedhje votash, kur Lesh e Lija eshte blersja kryesore e votave…

    Monika qe deklaronte luft ndaj oligarkeve, duke qen familje oligarke me parat e vjedhura shqiptarve me bllok ne dore…monika me toka nga palasa ne gjirin e lalsit..

    Monika, me partine familjare te burrit president, nuk te ben as per te qeshur as per te qare ty…palo plachke.

    Po Mediu i gerdecit nuk te ben per te qeshur, kur flet per luft kunder korrupsionit dhe vetingun??
    Nuk me surrat ti moj e paditur, te besh ironi me nje qytetar qe leket i ma ven me punen e vet…

    .Nuk mundesh dot ti nga macukulli, apo cfardo shpelle tjeter qofsh, te besh ironi nje vlonjati…se as dajo Gazideges nuk arriti dot te bente ironi…

    E kupton ti Kazan, se sa qeshim ne me shkrimet bajate dhe pa esence te tuat???
    Jo nuk e kupton…se ndryshe nuk do shkruaje keshtu per seancen e pare te parlamenti….ku kishte shum gjera per te Uuuluritur..

    Nuk mundesh dot Kazan te kuptosh, se je ne fund te gjrizit Mediatik, dhe nuk del dot siper.

    1. Mihali says:

      Ajo nuk ka dhen pare per te mar vota . Ajo ka dhen disa celular “apple ” vetem disa 1000 cop.

  4. Vlora1912 says:

    Po mir moj Kazane Gazetare, e Gjirizit mediatik, ku Goni te beri per te qeshur ty????

    Monika, qe talli menderen me te gjith ne nuk te beri fare pershtypje..??
    Monika qe deklaronte/denonconte vjedhje votash, kur Lesh e Lija eshte blersja kryesore e votave…

    Monika qe deklaronte luft ndaj oligarkeve, duke qen familje oligarke me parat e vjedhura shqiptarve me bllok ne dore…monika me toka nga palasa ne gjirin e lalsit..

    Monika, me partine familjare te burrit president, nuk te ben as per te qeshur as per te qare ty…palo plachke.

    Po Mediu i gerdecit nuk te ben per te qeshur, kur flet per luft kunder korrupsionit dhe vetingun??
    Nuk ke surrat ti moj e paditur, te besh ironi me nje qytetari nga Vlora, qe leket i ka ven me ppunen e vet…

    .Nuk mundesh dot ti nga macukulli, apo cfardo shpelle tjeter qofsh, te besh ironi nje vlonjati…se as dajo Gazideges nuk arriti dot te bente ironi…

    E kupton ti Kazan, se sa qeshim ne me shkrimet bajate dhe pa esence te tuat???
    Jo nuk e kupton…se ndryshe nuk do shkruaje keshtu per seancen e pare te parlamenti….ku kishte shum gjera per te Uuuluritur..

    Nuk mundesh dot Kazan te kuptosh, se je ne fund te gjrizit Mediatik, dhe nuk del dot siper.

  5. Ini says:

    Mu duk ok, i sinqerte. Ajo qe tha per llog bankare eshte e vertete… E kemi peshqesh nga politikanet hajdute.

  6. Nasi says:

    Pantonima e plastika e tij ishte kulmi i humorit

  7. Zhozituta says:

    Ai nuk tha idiotësisht asgjë, Vaso!

  8. bregu says:

    Kjo esht debile komplet…..

  9. ermal says:

    O Mira ke ndonje inat personal me Agronin. Para disa vjetesh i kishe mire maredheniet me te.

    1. ina says:

      Normale kjo kokrra e bundres iu lepi sa ju lepi e tani qe si doli gje ,do i lepihet dikujt tjeter.

  10. Ali Pasha says:

    Hahaha e kane konsumuar shume te shkreten, ka zene dhe kjo me u lajthitun…

  11. Xhango says:

    Qafe kur u dorehoq se:
    Ka bere baterdine me 6 mujoshin e juridikut?
    Qave se na dekraroj vend islamik?
    Qave se huben leket shqiptaret ne 97?
    Qave se bente thirrje te nisen verioret kunder jugorve?
    Qave se beri doktorra me diplloma fallco?
    Qave se shqiparet i vrisnin ne kufi,si ne greqi dhe itali?
    Qave se vajzat e vetimoreve u lane ne duart e krimenelve?
    Qave se ata qe ishin futur ne burg si” bytheqira” na u bene te burgosur politik?
    Qave se nuk duhej pranuar marrveshia e rambujes?
    Qave se u vrane 4 veta ne mes te bulevardit dhe ato po i mbronte nje kurve grua?
    Qave se nenat shqiptare kane secila nganje djale ne varreza?
    Qave se nena shqiptare nga doktorresha,inxinere,profesore u kthyen ne pastruse?
    PERSE QAVAVE OJ TE QAFTE SHPIRTI?

  12. ku ishe? Asgjekundi says:

    Une nuk e di se si ja botojne shkrimet kesaj… thote qe eshte gazetare, por ne asnje shkrim nuk kam pare ndonje shenje gazetarie..ik moj ndonje pune shtepie me mire…

  13. vaso says:

    ZHOZITUTA. E c’fare te thoshte si per here te pare.Megjithate tha te verteta.

  14. Toni says:

    Shpesh dukesh si ndonje larask ne fluturim…por pa bisht……po sipas atyre qe lexova me siper…
    te tere ata aty, me gjithe ato cfare kane bere..i nxore te lare èèè ,dhe te paska habitur ky i riu ty…….a thuaj ….mire ti qe shkruan gjepura …..po ne qe i lexojme pse konsumohemi????

  15. Ylli says:

    Cudi o Miruku qe te pret majtas.Majtas pret dhe Anila Basha ,e jo ti qe je elegante.Te paska bere pershtypje Goni i PD.???Dje erdhe ne Shqiperi ???Se po te ishit ketu qe nga pardje ,do te bente pershtypje elokuenca e Sadri Abazit (PS) ,apo inteligjenca e Arben Ndokes (PS) .Ndoshta je ekzaltuar nga fjalori i pasur i Armando Prenges (PS) ose nga rrjedhshmeria e shqipes Tom Doshit (PS).Ose te ka lene gjurme te thella nderthyrja e fizikes me shpirteroren tek Paulin Strekaj ( PS).Si femer e brishte te paska lene pershtypje delikatesa vrastare e Mark Frrokut gjate fjalimeve ne parlament.
    Te gjithe keta “mendje iluministe” aty kane qene Miruku.Prandaj pret majtas zonjushe se gjithe kjo zgjuarsi majtiste ,diku do dilte.Produkt i ketyre mendjeve te ndricuara eshte ????Mira Kazhani.

  16. Ilir says:

    Sapo e pashe nga Fiks-fare, megjithese me pjese te redaktuara qe te arrihej “komikja” e diskutimit te Agronit, dhe nuk degjova dicka qe te ngjasonte apo te dukej sikur diskutim i shakaxhiut Gon Llaka. Perse Mira, me kete shkrim, i ben fresk Edi Rames dhe te tjereve para tij, sepse fenomenet negative te prekura nga Goni i Vlores jane me burim jo vetem te qeverisjes Rama por edhe te Berishes e tj. pra te Sistemit i cili prishi imazhet e bukura qe ti kishe per Tiranen e gjetke.
    Mira, me mire ne krah te Gonit dhe hallexhinjve qe vuajne qeverisjet shkaktare te halleve te tyre, apo me mire te rradhitesh ne krahe te qeverive ?
    – Besoj se do te zgjedhesh krahun ku bejne pjese edhe prinderit e tu.
    Mira, le te jete shkrimi i fundit i juaji, i shkruar ne dobi te shkaktareve te vuajtjeve te shumices se qytetareve te Republikes se Shqiperise !

  17. Altin says:

    Pahse kroniken a plote te Deputet qe permendet ketu, dhe nuk pashe aasgje per te qeshur. Eshte tragjike qe çdo gje qe tha ai eshte tragjikisht e vertete per Shqiperine, politikanet shqiptare, por mesaduket ai paska harruar gazetarine e (KAZANIT) qe thoshte dikur Kryeministri! Sigurisht qe mund te ishte zgjedhur dhe ndonje deputet tjeter ne vend te tij, po çlidhje ka denoncimi i tij real me humorin dhe profesionalizmin e Agron Llakes?!
    Po te me degjosh ne keshille ” Mos u bej vegel e asnje partie, se nuk i dihet ku i fusin veglat pushtetaret tane”!

  18. Geordie says:

    Pasi degjova interpelancen e ketij deputeti te PD (PD nuk e kam per zemer), duhet te pranoj se ishte fjalimi me normal qe kam ndegjuar ndonjehere qe nje i PD te mbaje. asnje llam-llame koti, asnje sharje, prekja e temes qe ai ndjen ishte brenda llogjikes normale. Prandaj habitem se si tallen disa me te, apo edhe deputete paskan qeshur. Mendoj qe keshtu duhet te funksionoje opozita, me ide opozitare e jo me grindje e sharje rrugesh sic jemi mesuar tani e sa vjet. Ndoshta kjo i ka bere per te qeshur ata deputete se nuk prisnin nje gje te tille. Po qe keshtu e ka hallall mandatin ky deputet.

  19. Genci1 says:

    Po ti thua qe ke 20 vjet gazetare dhe vazhdon te na besh per te qeshur me shkrimet e tua o Mira :))))
    deputeti ne fjale nuk tha asgje qe nuk shkon apo qe te ishte per te qeshur, ai permendi papunesine, ai permendi femije qe ikin jashte per azil, ai permendi shtimin e njerezve qe aplikojne llotarine amerikane dhe qe mezi presin te ikin ne USA (perfshi dhe une ketu, dhe te siguroj qe kam te ardhura te mjaftueshme mujore dhe absolutisht do e quaja nje mrekulli nje shans te tille).
    Deputeti ne fjale kishte disi mungese elokuence dhe shkathtesie ne reagim ndaj te qeshurave te “injoranteve qe mendojne se dine gjithçka- si puna jote. Personalisht nuk kam asnje lloj vleresimi per opoziten por me fal opozita kete duhet te thote se cfare nuk shkon sipas asaj.

  20. fllad says:

    Ja ka thene Vlora 1912 te gjitha kesaj laraskes

  21. Quo Vadis! says:

    Nga PD kemi degjuar “xhevahire” nga me te shndritshmet qe nga parlamenti i 31 Marsit. Por ky diskutim mua nuk m’u duk aspak qesharak. Mund te kish perdorur nje terminologji me zyrtare mbase dhe kjo i ka bere te qeshe pasardhesit e Byrose Politike atje lart, por problemi qe shprehu nuk ishte aspak per te qeshur, bile eshte per te vene kujen. Edhe gjuha me te cilen foli ishte e qete, pa mllef dhe te shara, pa urrejtje dhe inat. Bile ishte nje diskutim normal duke llogaritur se c’na kane pare syte ne ate parlament.
    Nuk e kuptoj pse qenka bere virale videoja e diskutimit. Apo sepse keta i kane montuar disa skena komike per ta bere qesharake.

  22. Socialist says:

    Te qeshurat ne korr, perkunder fjales se nje deputeti te ri ne parlament, ishin nje shprehje e turpshme e injorances, vetkenaqesise, perjashtimit dhe e mungeses se thelle te kultures, nga ana e te gjithe atyre injoranteve qe jane ne parlament.

  23. Martin says:

    Hahaha…Mira Kazani? Mbiemer i shkelqyer qe perkon me perkufizimin e k/ministrit aktual per median.

  24. Dori says:

    Po do ketë dashur ta zeje dashnor,nuk ia ka dalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje