Ilir Daja: Dinamo është favorite, por ne kemi eksperiencë europiane

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ishte i qartë në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjes kundër Dinamos së Kievit në “NSC Olimpiyskiy”.

Vipsport.al e sjell të plotë atë, me pyetje e përgjigjet e gazetarëve të pranishëm, sidomos të atyre ukrainas.

 Si e prisni takimin me Dinamon?

-Kjo është pjesëmarrja jonë e parë në kompeticion i në këtë nivel. Sigurisht, Dinamo është favorite në këtë takim. Ekipet e tjera që janë në grupin tonë jashtë gjithashtu më të fuqishme se ne. Megjithatë, ne do të përpiqemi që të fitojmë disa ndeshje, pasi ne kemi eksperiencë europiane.

A i kujtoni ndeshjet e futbollit e Skënderbeut kundër Dinamos, që janë zhvilluar gjatë seancave stërvitore? A mund ta krahasoni Dinamon me të tanishmen?

-Unë nuk e kam stërvitur Skënderbeun kur është ndeshur me Dinamon. Kapiteni ynë mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Por, unë mendoj se ndeshjet stërvitore nuk mund të krahasohen me ndeshjen të këtij niveli në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Cilët nga lojtarët tuaj do të mungojnë nesër për shkak të dëmtimeve apo pezullimeve?

-Ndoshta ne do ta mungojnë disa lojarë që u larguan nga ekipi ynë në prag të sezonit, përfshirë Latifin. Ne kemi një lojtar të skualifikuar – Nimagën, i cili mori karton të kuq në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu, neve mund të na mungojnë edhe dikush tjetër, por unë nuk dëshiroj të zbuloj të gjitha letrat e lojës.

Gjatë këtij sezoni ekipi juaj ka zhvilluar tashmë 10 ndeshje, 8 prej tyre në kualifikueset e Ligës së Europës. A mund ta konsideroni një faktor pozitiv për ekipin tuaj?

– Unë mendoj se ne jemi në një tonus të mirë loje falë ndeshjeve në Ligën e Europës dhe në Kupën e Shqipërisë. Ne do të dëshironim të kishim pak pushim, por gjithsesi jemi në formë të mirë.

Ekipi juaj ka shkaktuar tashmë shumë surpriza, duke mundur edhe Dinamon e Zagrebit. Çfarë rezultati prisni nesër? Çfarë detyre keni marrë?

-Ndeshjet fazës së grupeve të Ligës së Europës janë shumë më të komplikuara sesa ndeshjet e kampionatit vendas. Të gjitha ekipet pjesëmarrë në turne janë serioze. Do të jetë e vështirë, por ne do të bëjmë çdo përpjekje për të bërë një lojë të vlefshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X