Kunati shpjegon pse është i pakënaqur me 11.6 milionë euro për pallatin në Vlorë

Pas vendimit të qeverisë, që Kunati të marrë 11.6 milionë euro për pallatin tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Kunati ka vendosur ta çojë çështjen në Strasburg.

Arsyeja është se Rama ka prishur marrëveshjen e 18 majit, dhe se çmimi ka qenë paketë bashkë me marrëveshjen.

Në arsyetimin e tij për Avokatin e Shtetit, Kunati shkruan:

“I nderuar zoti Avokat.

Po detyrohem të të sqaroj rrethanat private, përse po i drejtohem Strasburgut për dëmshpërblimin.

Gjatë marrëveshjes Basha- Rama, u ra dakord për disa çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me bashkëqeverisjen pas zgjedhjeve dhe zgjidhjen e çështjeve financiare të fushatës.

Kjo e dyta u zgjidh, duke hequr pagesat për reklama, duke mbuluar PS reklamat me pagesë nën dorë, në disa TV, dhe duke shmangur pagesat për blerje votash.

Të dy palët ranë dakord të çojnë në 11.6 milion euro çmimin e pallatit në Vlorë dhe ato të lëvroheshin menjeherë pas zgjedhjeve.

Ajo që ndodhi, ju e patë vetë.

Rama na preu në besë, fitoi i vetëm dhe nuk na përfshiu në qeveri.

Kjo ka sjellë pasojat e saj.

Pasoja e parë është financiare.

Çmimi për pallatin duhet të ndryshojë, pasi ne e kishim paketë bashkë me pjesmarrjen në pushtet.

Kështu si u katandisëm, ne nuk na intereson më ai çmim, ndaj duhet ta apelojmë.

Nëse do ishim në pushtet dhe do kishim burime të tjera financiare, çmimi do ishte i arsyeshëm dhe nuk do ta çonim çështjen në Starsburg.

Prandaj duhet të më mirëkuptosh dhe ta hartosh kërkesën duke u nisur nga këto rrethana.

Me respekt, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X