Kupa Shqipërisë/ Partizani fiton me goleadë, shënon Çani, Kukësi humbet me Egnatian

Pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë në kampionat kundër skuadrës së Lacit, Partizani ka arritur të gjejë suksesin e parë për këtë vit.

Tek kuqtë kanë arritur që të triumfojnë me rezultatin e thellë 6-2 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër skuadrës së Naftëtrit në transfertë.

Një fitore që ngre disi lart moralin  e 15-herë kampionëve në prag të super sfidës së të hënës kundër ekipit të Kukësit.

Në këtë takim debutoi për herë të parë me fanellën e kuqe dhe blerja e bujshme e kësaj merkatoje, Edgar Çani i cili realizoi dhe golin e tij të parë.

Bomberi i të kuqve u aktivizua në pjesën e dytë duke bërë një paraqitje të mirë.

Autorët e tjerë të golave ishin Djidjiëa që shënoi një dopietë,, Malota, Herrera, dhe Batha  që shënoi nga pika e bardhë e  11 metërshit.

Ndërkohë, Kukësi ka humbur kundër ekipit të Egnatias në takimin e parë.

Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Tirana arriti që të fitojë ndaj Besës në Kavajë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Bardheblutë arritën që të përmbysnin avantazhin e vendasve të cilët kaluan të parët në avantazh pas një gabimi të portierit Ilion Lika.

Rezultatet e Grupit B

Naftëtari – Partizani 2-6

Dinamo – Flamurtari 0-2

Turbina – Korabi 3-2

Apolonia – Lushnja 1-1

Tomori – Bylis 0-1 (E Ndërprerë)

Shkumbini – Pogradeci 0-2

Elbasani – Luftëtari 0-3

Sopoti – Laçi 0-12

Rezultatet e Grupi A

Egnatia–Kukësi 1-0

Tërbuni–Teuta 1-0

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa –Tirana 1-2

Iliria–Kamza 0-2

Shënkolli–Besëlidhja 0-2
Burreli–Erzeni 2-1
Mamurrasi-Skënderbeu 0-8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *