Kuvendi pritet të zgjedhë kryetarët, ja detajet mbi ndarjen e drejtimit të komisioneve parlamentare

13 Shtator 2017, 14:27Politika TEMA

Gramoz Ruçi ka thirrur sot, në orën 18:00, menjëherë pas ceremonisë së betimit të qeverisë së re, mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të vendosur për ndarjen e komisioneve parlamentare.

Mazhoranca do të ketë 5 komisione në Kuvend, ligjet, politikën e jashtme, ekonominë dhe financat, sigurinë kombëtare dhe komisionin për veprimtaritë prodhuese. Për të vendosur për kryetarët e komisioneve për 4 vitet e ardhshme dhe përbërjen e tyre, socialistët pritet të vendosin sot.

Burime thonë për Top Channel se pritet që kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të diskutojnë sot për të dalë me propozime konkrete, të cilat më pas do t’i prezantohen kryesisë dhe grupit parlamentar socialist për tu votuar.

Por, dy partitë e opozitës tashmë i kanë bërë zgjedhjet e tyre, ndërsa do të drejtojnë këtë mandat 3 komisione parlamentare, integrimin, shëndetësinë dhe median. Petrit Vasili është emri i propozuar nga LSI për të drejtuar Komisionin e Shëndetësisë, ndërsa mësohet se kryetarja Monika Kryemadhi do të jetë anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme.

PD i ka bërë publikë propozimet e saj: Bardh Spahia tek shëndetësia, Albana Vokshi tek media dhe Genc Pollo për Komisionin e Integrimit. PD ka gati edhe përbërjen e komisioneve dhe nënkryetarëve të tyre. Fill pas dorëzimit të propozimeve nga të treja partitë kryesore, kryetari Ruçi pritet të thërrasë edhe seancën e radhës në Parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje