LISTA/ Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

Instituti Europian Pashko, pjesë e Iniciativës Europiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan sot studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Sipas Kryeredaktorit të gazetës Mapo, Arion Sulo, ky bashkëpunim vijon në vitin e 4-ët dhe është u ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve. Sipas tij, edhe në Shqipëri ky komunitet dhe dinamikat e tij, përfaqësojnë as më pak e as më shumë, por trendet e ekonomisë vendase dhe performancën e saj kundrejt kushteve aktuale.

Drejtori Ekzekutiv i IEP-së, Besart Kadia, tha se ky studim bëhet me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.

Sipas tij, Metodologjia e ndjekur është huazuar nga teknikat bashkëkohore nga Capgemini, KnightFrank, Wealth-X. Natyrisht, këto praktika ndërkombëtare janë përshtatur realitetit shqiptar, me qëllim që të kenë kuptim dhe të mund të jenë të aplikueshme dhe të lexueshme nga shumica.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e barazpeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.

Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë;

1-Samir Mane

2-Shefqet Kastrati

3-Vasil Naçi

4-Behar Çukaj

5-Tom Doshi

6-Rrok Gjoka

7-Grigor Joti

8-Idajet Ismailaj

9-Vilma Nushi

10-Pëllumb Salillari

Kadia theksoi se “natyrisht që, biznese që nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim, kanë grumbulluar më pak pikë dhe rrjedhimisht kanë shënuar shumë më pak në renditjen e përgjithshme. Pa dyshim që analiza, për vetë sistemin e deklarimeve dhe defektet e mundshme në mbledhjen dhe pasqyrimin e të dhënave, mund të ketë një shkallë të caktuar mospërputhjeje me realitetin, shkak ky që mund të pasqyrohet në mungesën e disa emrave”.

Por, sipas tij, zgjerimi i bazës së marrë në analizë, përshtatja metodologjike dhe klasifikimi, kanë shërbyer dhe shërbejnë për të pasur një situatë sa më të përafërt me realitetin, gjithnjë tashmë të bazuar në të dhënat zyrtare.

Studimi sjell dhe një renditje të përgjithshme të ‘top-30’ sipas tabelës së mëposhtme, ku baza e përllogaritjes është ponderimi 50/50 Kapital Neto dhe Fitim i Realizuar.

Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregëtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve.

Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar.

Ndërkohë që në top-10 futet vetëm 1 sipërmarrëse femër me predominancë të theksuar të sipërmarrësve meshkuj.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “LISTA/ Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri”

  1. Daja says:

    Keni harruar Ilir Meten, Argita Berishen, Shkelzen Berishen, Edi Ramen, Lul Bashen dhe me dhjetra ne mos qindra ish ministra dhe drejtore te rendesishem qe kane bere namin keto 25 vjet.
    I mbani mend ca fytyra qe kane ikur nga politika dhe jetojne pa punuar? Kane vjedhur sa per te jetuar mire me breza me rradhe. Andis Harasanin, Spartak Poçin, Bledin Gonxhen, Dhimitraq Raftin etj etj?
    Permenda disa nga te zgjuarit qe pasi vodhen miliona euro u zhduken nga qarkullimi, se ka plot te tjere qe jane akoma ne politike si Cac Angjeli, Ridvan Bode e kompani.

  2. Pellazgos says:

    D.m.th Zoti eshte me te pasurit,se nuk kam degjuar nga ndoje shtet apo institute te merret dhe te vleresoj p.sh ne rastin tone, kush jane dhjete me te varferit.
    Keta hipokrite politikane dhe Fete si bashkepunetore te tyre jane kanceri i njerezimit,sidomos Feja qe sjell vetem urrejtje ne emer te “Zotit”.

  3. Meti says:

    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa po Meten ku e late.?

  4. Dorina says:

    Mos i hengshin! I befshin ilace

    1. Erti says:

      po pse moj Dorina?
      pse kaq revolucionare marksiste-leniniste ti?
      me siguri qe probleme konceptimi te realitetit

  5. Sharmuta says:

    Po 10 me te varferit kush jane???

  6. Feti says:

    po top-10 politikanet e pasur kur do te renditen?

  7. Enno says:

    duam s’duam, ne kete fare vendi ka edhe biznese… te pakten keta deklarojne dicka… se shumica nuk deklarojne…

  8. Luli i vocer says:

    O ” Daja ” me pelqeu shume komenti yt , vetem se ke haruar Tos Nanon , perpara tij keta biznesmen qe jane ne liste jane miza . Mos degjoni dhe shikoni se cthone institutet dhe ca zyra europiane qe meren me thash e theme , por cthone bankat zvicerane dhe kompanite offshore , atje eshte thesari dhe paraje episte , atje jane djersa dhe dinjiteti i shitur i shqiptarit , atje jane marveshjet nen tavoline dhe ne dem te shtetit shqiptar me shtetet fqinje ne dem te kombit te kthyera ne monedhe , dhe shume e shume te tjera qe mund te shkruash me ore te tera dhe faqe te tera . Keshtu qe heren tjeter kur te beni konkursin me shqiptaret me te pasur , mos haroni ne asnje menyre Tosin , kryehajdutin dhe batakciun me te madh te tjeret ne liste jane pa vlere para Fatosit …………..

  9. mohikani says:

    I AM SUPOSED TO BE THE LAST
    fukarah ne burgun e vetmis…
    does it mean ZOTI NUK FLET SHIP?
    i will very apriciate to be your misafir
    sorry for the accent it comes from so far

  10. Pronari says:

    Me te pasurit fillojne me bariun Sali Zeni Gita. Shoqata bamirse vampire e Lirise Edhe Berluskoni edhe Trampi I ka zili keta engjel te zbritur nga malet qe na I bene kodrat me pjellore se fushat. Ka edhe ca te tjere do shkruajme tjeter here.

  11. Shqiptar i Ndershëm says:

    U shit dhe po shitet pasuria shqiptare me vleren 1 euro,
    U dha dhe po jepet me koncesion pasuria shqiptare me vleren 1 euro,
    U krijua (rreth 0,1%) kasta ekonomike politike juridike me pasuri te tundshme e te patundshme Miliona euro,
    U formua (rreth 10%) ushtria e servileve dhe vasaleve te partive politike, me qellim zaptimin e administrates publike,
    U katandis (rreth 90%) e popullit shqiptar, pa pasuri, pa pune, te detyruar per qendrim mbijetese ose ikje ne emigrim.

  12. qellove si kalama o mane says:

    Paska bere Besart Kadia renditjen. Po ky sikur ka pak konflikt interesi me Samir Manen, sepse eshte ai qe e mban me para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *