Lojtari më i paguar në botë është në mbipeshë

Carlos Tevez në telashe të reja. Sulmuesi argjentinas është në mbipeshë dhe trajneri i ri i Shanghai Shenhua, Wu Jingui, ka deklaruar se nuk do ta marrë në ekip derisa ai rigjejë formën.

Tevez është futbollisti më i paguar në botë, me 40 milionë euro në sezon.

Ai nuk po kalon aspak një moment të mirë në Kinë, teksa ka shënuar vetëm dy gola në 11 ndeshje të luajtura.

Wu ka thënë se Tevez, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi, nuk është gati për të luajtur në ndeshje në Superligën kineze.

Tevez u vërshëllye nga tifozët në ndeshjen e fundit që luajti me Shangai, teksa mesa duket karriera e tij po shkon drejt fundit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *