Mësuesja “heroinë” rrëfen misionin e saj: Shtëpi më shtëpi për regjistrimin e fëmijëve të ngujuar

Sapo ka lënë shtëpinë e një familje të ngujuar në Postribë. Pjesëtarët e saj nuk i duan kamerat dhe kërkojnë të lihen në hallin e tyre, që siç tregojnë, prej vitesh i shoqeron ditën dhe natën, pa patur përkrahjen e askujt.

Mësuesja Liljana Luani, e cila prej vitesh i është përkushtuar dhënies mësim në familjet me probleme gjakmarrje, këtë radhë mbi supe ka marrë një tjetër sfidë.

E mbështetur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ajo po nxjerr të dhënat nga 6 qarqe mbi numrin e saktë të familjeve të ngujuara dhe sa fëmijë janë të privuar nga ndjekja e shkollës.

Liljana Luani: “Statistikat e plota që deri më sot kanë munguar. Kam përfunduar me qarkun e Kukësit. Në qarkun e Lezhës nuk kishte asnjë fëmijë të ngujuar. Familje kishte goxha të ngujuara por ishte bërë rregull që fëmijët të mos ngujohen. Në Tropojë kam gjetur 3- 4 fëmijë që shkonin në shkollë jo rregullisht dhe niveli i tyre arsimor linte shumë për të dëshiruar. Tani kam qarkun e Shkodrës. Në fund do t’ia dorëzoj statistikat ministrisë së Arsimit.

Unë do shkoj ku ka fëmijë me problematikë gjakmarrjen. Të bëj studimin e nivelit arsimor dhe psiko social të tyre në 6 qarqe të vendit dhe statistikat do i dorëzohen ministrisë së Arsimit. Do shikohet realiteti.

Mësuese Liljana kërkon që institucionet të mos e fshehin këtë realitet, pasi në këtë formë thotë ajo nuk kontribuojnë në zgjidhje.

E mirë është që statistikat të thuhen të sakta, sepse nuk i shërbejnë askujt, duke e mbuluar apo zmadhuar fenomenin. Realiteti ndikon në zbutjen e këtij fenomeni, tha mësuesja.

Në dijeninë e saj, Liljana Luani thekson se nuk ka asnjë mësues që shkon në shtëpitë e këtyre familjeve për të dhënë mësim, duke treguar se projekti i disa viteve më parë ka dështuar.

Unë kam 11 vite që punoj vullnetarisht me fëmijët dhe familjet në gjakmarrje. Atje ku kam shkuar nuk kam parë ndonjë mësues,” u shpreh Liljana.

Fundi i shtatorit do të shënojë nxjerrjen e të dhënave të plota mbi fenomenin në fjalë, i cili prej 27 vitesh nuk është zgjidhur as nga shoqatat e pajtimit e as nga dora e shtetit.

Në drejtorinë arsimore të Shkodres thonë se nuk ka këtë vit asnjë fëmijë të ngujuar që nuk ndjek arsimin e detyrueshëm, por Luani e mohon një fakt të tillë, duke shtuar se ka madje fëmijë që nuk dalin as jashtë mjediseve të shtëpisë.

“Fëmijë të ngujuar totalisht ka por nuk janë shumë. Unë sot isha në një shtëpi ku fëmijët nuk dilnin as tek dera e oborrit.”saktësoi ajo.

Janë tre kategori fëmijësh
-Ata që nuk shkojnë fare në shkollë, por që nuk janë në shkollë
-Fëmijë që nuk shkojnë rregullisht në shkollë, dhe niveli i tyre arsimor është problem i madh
-Fëmijët e palës kundërshtare.

“Me këto fëmijë duhet të punojmë shumë sepse ato rriten nën psikologjinë e urrejtjes, hakmarrjes dhe dhimbjes për familjarët e vrarë dhe shumë kollaj mund të bëhen kontigjentë krimi sepse duan të marrin hak” thotë mësuesja./OraNews 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X