Miqësorja, Partizani B shaktërron në derbi Tiranën

Skuadra e dytë Partizani B, ka rregjistruar një sukses të thellë me shifrat 6 – 0 në miqësoren luajtur sot ndaj Tiranës B, takim i cili është zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”.

Partizani B këtë sezon garon në Kategorinë e Dytë ku është pjesë e Grupit të Veriut.

Prej më shumë se 1 muaj, skuadra e drejtuar nga Trajneri Genci Mahmutaj po zhvillon intensivisht përgatitjet të shoqëruara edhe me disa ndeshje miqësore.

Objektivi primar i sezonit të Partizanit B, do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë.

Autorët e golave për të kuqtë ishin Bajramaj që shënoi një dopietë, Kumanova, A.Hoxha, Merko, dhe Malaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X