PD, shenja afrimi me LSI-në: I lë Komisionin e Shëndetësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka bërë hapin e parë për t’u afruar me LSI-në.

PD i ka hapur rrugë LSI-së për drejtimin e Komisionit të Shëndetësisë, pasi më herët kishin propozuar si kryetar Bardh Spahinë.

Ky Komision tashmë do të drejtohet nga Petrit Vasili.

Partia Demokratike ka ndërkohë marrë dy komisione, atë të Integrimit i cili do të drejtohet nga Genc Pollo dhe atë të Veprimtarive Prodhuese.

Më herët kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pranoi se me PD po zhvillohen bisedime për rakordimin e qëndrimeve, por edhe një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *