Plas në PD, Berisha "shpërthen" kundër Lulzim Bashës

13 Shtator 2017, 15:15Politika TEMA

Sali Berisha ka sulmuar ashpër kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Çlirim Pekën, ai i quan këshilltarët e Bashës, dizastër.

Berisha shpreh rezerva edhe për listën “Basha”, duke e konsideruar atë si të pa pranueshme dhe se ai nuk do të mund të bënte kurrë diçka të tillë.

“Keshilltaret e Lulzim Bashes jane dizastro.

Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha.

Disa perjashtime jane te papranueshme.

Une s’do e beja kurre ate liste.

Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe ate liste, ai eshte Cim Peka.

Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt”, ka deklaruar Berisha në një pjesë të intervistës që është publikuar.

5 komente në “Plas në PD, Berisha “shpërthen” kundër Lulzim Bashës”

  1. niko says:

    Nuk mora gje vesh ,si mund ta shkruani me qarte ne shqip ,ju lutem

    1. toni says:

      Merita e mbijeteses politike te dhelpres plake Sali Berisha ka qene dhe eshte sakrifikimi i pameshirshem qe ben “aleateve” kur i bie bytha ngushte.

  2. PD-isti says:

    Berisha, e di si do të haj ty Lulëzim Basha, me gjithë leca. Ti mund ti besosh pafundësisht aftësive të tua, ke parë dhe takuar lloj lloj të pabesësh, por të pabesë si Basha, sa të jesh gjallë nuk ke për të parë. Vetëm kur ta hash tani në pleqëri do i thërrasësh mëndjes se ç’farë ke bërë me përkrahjen që i ke dhënë. Thjesht ke hapur gropën me duart e tua. Ai është model i të pafytyrit. Atë turp që i bëri ai PD së bashku me Gjanën dhe Alibeajn në 22 Korrik nuk ka kandar ta ngrejë. Kur ai flet sot për votë e lirë, pas asaj që bëri me zgjedhjet në PD, i bënë një dëm PD që edhe të vdekurit nga varri të ngriheshin nuk do ta riparonin dot. Bënë deputet një hajvan fenomenal si Myslym Murrizi, i cili arrin deri atje sa të tallet dhe flas me ironi për ambasadorin amerikan. Të sillet një deputet kështu dhe të mos e dijë se një qëndrim i tillë është varri i PD, kjo tregon se Basha për pesë lekë që do i ketë dhënë Murrizi as do të dijë kë fut në parlament. Po sikur ambasadori të mendoj se ky hajvan është i shtytur nga Berisha dhe Basha për të thënë ato që tha, si i vete hallit? Atë që keni bërë ju këtë radhë kundër PD, Basha me veprimet dhe ti me mosveprimet zoti Berisha është pak të thuash se e keni groposur përfundimisht PD.

  3. Fshatari says:

    O PD-isti mos e vrit radaken.Suksese ne jete

  4. shqip says:

    E gjeç nga mos e pandeh . Natyra njeh specie te ndryshme qe ushqehen brenda llojit . Dy Jane mundesite . Ose Lyli ka nje kopie origjinale nga serveri i km me 11 janar . Ose Saliu ka dokumente qe provojne mega vjedhjen 220000000 $ nga rruga e kombit . Por po te kohen parasysh aferat me greket per detin , plus vjedhjen e votave ne 2009 , 2011 , te dy Kane arsye per te mos e kaluar vijen e kuqe . Ne kete rast , ” vdekja e njerit , eshte pashmangerishte edhe e tjetrit “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje