Rrëfehet vrasësi i Arkanit, tregon detajet gjatë dhe pas ekzekutimit

13 Shtator 2017, 09:23Rajoni TEMA
Rrëfehet vrasësi i Arkanit, tregon detajet gjatë dhe pas

Dragan Nikolic Gagi, i cili po vuan burgimin prej 30 vitesh në burgun e Pozharevcit, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir tregon ngjarjet mbi vrasjen e kriminelëve Zeljko Raznjatovic Arkan, Milenko Mandic dhe Dragan Garic në hotelin Interkontinental në Beograd.

Ai tregon se si “marrëdhëniet e komplikuara të biznesit” kanë sjellë deri aty që kanë filluar që ta ndjekin Arkanin dhe të kërkojnë vendodhjen e përshtatshëm për vrasjen e tij.

Motivi personal, i cili e ka udhëhequr Gagi-n, ishte se e konsideronte përgjegjës Zeljko Raznjatovic-in për vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic, transmeton gazetametro.net.

Ditën e vrasjes, më 15 janar 2000, në hotel ishte Branko Jevtovic Jorga, i cili sipas fjalëve të Gagi-it, kishte lajmëruar Dobrosav Gavric-in që urgjent duhet të shkojë në hotel, sepse është “rasti i volitshëm”.

Pikërisht ai kishte lajmëruar Dragan Nikolic-in se në hotel ndodhi “çështja spektakolare, treshja e pastër”.

I dënuari i tretë, Milan Djuricic Miki, ishte para hotelit dhe roli i tij ishte që ta ndihmojë Gavric-in të arratiset.

Miki atë ditë kishte lajmëruar Gagi-in se Bavric është i plagosur rëndë dhe po vjen para ndërtesës së tij.

“Mendo ç’të bëjë, gjërat u komplikuan. Marr shishen e “Jonny Walker”, hyj në banjë, marr një peshqir të pastër.

I them gruas dhe vëllait se do të kthehem shpejt.

Zbres para ndërtesës dhe pres.

Vjen “Calibra” e kuqe të cilën e drejtonte Miki.

I them të parkohet rreth 50 metra larg hyrjes sime”, zbulon Gagi çfarë ka ndodhur dhjetë minuta pas vrasjes në “Interkontinental”.

“Nuk munda ta pyes Gavric-in se çfarë ndodhi.

Ishte i plagosur rënde dhe me dhembje të mëdha.

Ai më tha: “Ja, ne e kryem tonën”, unë i them: “Pije këtë uiski, pije gjithë gjysmë litrin, dhe nëse vjen policia, ti do të thuash se ishe shumë i dehur dhe nuk ishe në gjendje ta bësh atë.

Do t’iu thuash se ke qenë në hotel, por për të blerë dhuratë të dashurës, sepse kishit kaluar mirë në pritje të Vitit të Ri serbe”, tregon Gagi.

“Gavric më thotë: “Nuk guxoj, vëlla, do të më shqyeje ky uiski, gjithçka brenda e kam të shqyer.

Gjithçka më dhemb dhe më djeg”.

“E mori peshqirin dhe e vendosi në plagë, e ndihmoi që bartet prej Calibra-s në Golf i cili na shërbente për përcjellje.

I them Miki-t të shkojë deri në Savë dhe ta hedhe revolen.

Ai më thotë që së pari do ta lë Calibra-n në garazh në Bllokun 61”, kujton ai.

Pasi Gavric nuk dëshironte të shkonte në spital në Beograd, por vetëm në Lloznicë, ku kishte një mjek i cili e kishte operuar kur ishte plagosur në Kosovë, vendosi të thërrese policin Dejan Pitulic Pitula.

Ai ishte në sigurimin e Zoran Uskokovic Skole, i cili në atë kohë ishte në Gjermani.

“E thërras Skole-n, i cili është në Gjermani, dhe i them se gjërat u komplikuan dhe se do ta thërras Dejanin, sepse ai ka revole dhe letërnjoftim zyrtar, në rast se dikush na ndalon.

Dejani erdh me Golf të zi. E futëm Gavricin në veturë dhe ai vazhdoi për Lloznicë”.

Kur arritën në Lloznicë, Gagi kishte thirrur shefin e atëhershëm të policisë në Lloznicë Vojislav Jekic, të cilin e kishte njohur nga më parë.

Ishin takuar dhe ishin marrë vesh, përfundon një pjesë e historisë së vrasjes së Arkanit, që po botohet në Kurir me vazhdime.

3 komente në “Rrëfehet vrasësi i Arkanit, tregon detajet gjatë dhe pas ekzekutimit”

  1. The Punisher says:

    Hahaha…sa do te doja te besoja qe ate shishen e uiskit ta kishte pire artikullshkruesi, perpara se te shkruante apo perkthente kete pacavure…..por fatkeqesisht duhet te pranojme faktin qe “gazetaret” tane jane komplet analfabet. Jo vetem kaq, se ne fakt analfabetet jane njerez shume te zgjuar, keta jane nga soji analfabet idiot dhe nje perqindje te konsiderueshme debilizmi.

    1. Fshatari says:

      Eshte e para here qe me ndodh te lexoj dhe te kuptoj asgje.
      Ky shkrim duket si kodi Enigma dhe ketu duhen oficeret e zbulimit Anglez M5

  2. Emigranti-UK says:

    Kujdes se do hakmerret Sali Millosheviqi se e ka patur mike te ngusht Arkanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje