Rusia ka shtuar sulmet kibernetike ndaj SHBA

13 Shtator 2017, 20:49Hi-Tech TEMA

Sipas zyrtarit më të lartë amerikan të zbulimit, Rusia ka shtuar ritmin e veprimeve të saj kundër Shteteve të Bashkuara në hapësirën kibernetike.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats tha të mërkurën se “Rusia ka marrë qartazi një qëndrim akoma më agresiv në internet, duke shtuar operacionet e spiunazhit kibernetik dhe duke publikuar të dhënat e vjedhura nga këto operacione”.

Zoti Coats nuk dha hollësi mbi përmasat apo objetivat e operacioneve kibernetike të Rusisë, por paralajmëroi se një numër armiqish po përpiqen gjithnjë e më shumë të ndikojnë mbi opinionin publik.

“Kundërshtarët e përdorin internetin si një ‘dhomë rezonance’, në të cilën informacionet, idetë ose besimet rriten ose përforcohen përmes përsëritjes”, tha zoti Coats në një takim në Uashington. “Përpjekjet e tyre përpiqen të minojnë besimin tonë në institucionet ose të avancojnë dhunën në emër të identitetit”, tha ai.

Zyrtari i lartë i zbulimit tha gjithashtu se hakerët gjithnjë e më shumë po vënë në objektiv industrisë amerikane të mbrojtjes.

Në një raport të publikuar në janar, agjencitë kryesore amerikane të zbulimit arrinin në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një “fushatë ndikimi” pa precedent në përpjekje për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në favor të kandidatit të atëhershëm Donald Trump.

Si President, zoti Trump i ka vënë në dyshim këto vlerësime, duke lënë të kuptohet herë pas here se mbetet e paqartë nëse Rusia luajti një rol të tillë.

1 komente në “Rusia ka shtuar sulmet kibernetike ndaj SHBA”

  1. fevzo allati says:

    Gjynah amerika. Sa e urte dhe te gjithe e ngacmojne.
    Ajo nuk ngacmon nje mize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje