Saimiri bën emision për Joleza Kokën, pas peticionit të saj kundër tij dhe TV Klan për një skandal gjinor me balerinat (dhe pastaj flasin për të drejtat e femrave)

Emisioni Stop në TV Klan ka publikuar dje një “investigim”, sipas të cilit, Joleza Koka është paguar për dy vjet nga Ministria e Mirëqënies Sociale, pa shkuar asnjë ditë.

Këtë përfundim e kishte arritur duke pyetur rojet e godinës, pra pa pasur asnjë provë tjetër.

Përfundimi është qesharak, pasi me aq punëtorë se ka Ministria, rojet mund edhe të mos e njihnin fare atë.

Saimir Kodra, drejtuesi i Stop, mes ironisë tha se do kopsiste letrat në Prokurori që ish-kryetarja e FRESSH-it mos t’ia kalonte paq.

“Joleza, po pres të kopsis edhe nja dy letra të tjera dhe do të kesh një padi në prokurori për marrje dy vjet para kot. Kjo është vjedhje ashiqare.

Domethënë, gjithë ky prizmi yt social dhe socialist, do të zhbëhet, sepse ke marrë lekë pa pikë turpi. Pa pikë turpi ke marrë lekë pa qenë një ditë të vetme, mi gocë parimore dhe atdhedashëse”, tha Saimiri në emision.

Por përse u publikua ky “investigim”?

Vetëm pak ditë më parë, Joleza Koka, publikoi në faqen e saj në Facebook, një video të një emisioni të STOP-it, ku drejtuesit iu flisnin balerinave duke i ofenduar:

“Çfarë do thotë, ti e di që kafshët nuk flasin. Kjo është ajo që na ndryshon ne njerëzit nga… E lëre tani. Po ti moj hormovite flet ti”, dëgjohet Saimiri t’u drejtohet balerinave. (Video më poshtë në fund të shkrimit).

Joleza bëri thirrje dhe për një peticion për këtë çështje, dhe AMA reagoi dhe e fshiu videon e emisionit nga faqja e Youtube-it të TV Klan.

Por, nuk mori asnjë masë tjetër ndaj TV Klan dhe Saimir Kodrës.

Për këtë arsye, Joleza e ka postuar videon në faqen e saj në FB.

Dhe menjëherë pas kësaj, është publikuar “investigimi” i TV Klan.

Përdorimi në këtë mënyrë i TV Klan, është i shëmtuar dhe i ndyrë.

Por, nuk e kanë për herë të parë!

7 komente në “Saimiri bën emision për Joleza Kokën, pas peticionit të saj kundër tij dhe TV Klan për një skandal gjinor me balerinat (dhe pastaj flasin për të drejtat e femrave)”

  1. Faro Bythka says:

    Pse nuk e dini ju qe keto emisionet investigative jane vetem per gjobvenie?

  2. Saimiri dhe shume te tjere e kane “mbushur kupen”! Emisioni i tyre duhet te mbyllet! Me kujtohet Saimiri i pare me Doktorin! Doktori mbeti Doktor por Sailiri u sherben parave qe merr! Eshte vene komplet ne sherbim te Mafias!

  3. Labi says:

    Saimiri ishte dhe kandiati per deputet i PS-se.

  4. Paqesori says:

    Llapaqen komik !
    Nuk e kuptoj indiferencen idiote te Z. Frangaj ! Sikur i ka lidhur duart Saja ….

  5. xhevit says:

    Kurve ai qe e ka kete tv, super kurva saimiret dhe canet qe punojne aty….fatkeqesi per ato femra, te cilat jane te detyruara per aresye ekonomike te shkojne te punojne ne ate mender TV….

  6. Liri says:

    Brutale, tipike e jona.

  7. Sefer Daja says:

    Sinqerisht me vjen shume keq per degradimin e Saimirit.I ka hy vetja ne qejf e per raste te tilla, tiransit thone:”Kur te hy vetja ne qejfe bohesh si ato bushtrat qe shkojne e pshurrosen edhe ne dere te xhamise”.Saimir! Mblidh mendjen o bir. E ke tepru e po bohesh i neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *