Turqia blen sisteme anti-ajrore ruse “S-400”. Një shah-mat i Putinit?

13 Shtator 2017, 21:29Bota TEMA

Në fillim erdhi ngrirja e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë, pas krizës që nisi kur një avion rus Su-24 u rrëzua në zonën kufitare me Sirinë, duke çuar në muaj të tërë shikimesh vëngër dhe sanksionesh ekonomike. Pas dështimit të përpjekjes për një grusht shteti në Bosfor, riafrimi që ndodhi në gusht 2016, i mbijetoi edhe atentatit dhe vrasjes së ambasadorit Andrey Karlovit. Së fundi konfirmimi, nga të dy palët: një kontratë e firmosur, që angazhon Erdoganin për blerjen e sistemeve kundërajrore ruse S-400, në një lëvizje që premton të lërë të shtangur anëtarët e NATO-s.

Eshtë një ndryshim drastik ai që marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës kanë pësuar në dy vitet e fundit, në një afrim gradual që ka flijuar në altarin e volisë, disa nga bindjet e Presidentit turk (dhe eksportet e domateve drejt Rusisë), ndërkohë që nuk mungonin tensionet me aleatët e Aleancës së Atlantikut të Veriut: që nga Gjermania, e akuzuar se mbron gulenistët që në Turqi akuzohen si arkitektë të grushtit të shtetit, deri tek SHBA, me të cilën ka shumë çështje të pazgjidhura, nga akuzat kundër një ish ministri të financave shumë pranë Erdoganit, deri tek pikëpamjet diametralisht të kundërta mbi rolin që duhet të kenë militantët kurdë në Sirinë veriore.

“Do i marrim ne vendimet që ndikojnë në pavarësinë tonë. Ne jemi përgjegjës kur bëhet fjalë për marrjen e masave të sigurisë për të mbrojtur vendin tonë”, tha Presidenti Erdogan gjatë një vizite në Kazakistan, duke parashikuar “firmosjen e një marrëveshjeje për S-400” dhe duke shtuar: “Për aq sa unë, është bërë edhe një depozitim”. Një deklaratë e raportuar tashmë në mëngjes nga gazetat turke dhe e cila u konfirmua më vonë në fjalët e Vladimir Kozhin, këshilltar i Putinit për bashkëpunimin ushtarak. “Kontrata është gati për zbatim”, sqaroi ai.

“Nëse do të hasnim vështirësi në blerjen e sistemeve të mbrojtjes, nuk do të ishim të sigurt,” tha presidenti turk, në një deklaratë që kujton se si në ditët e fundit, si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë hapa prapa për furnizimin me armë të Ankarasë.

Në Uashington, ku Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan ka diskutuar kohët e fundit në terma shumë kritike marrëdhëniet me Erdoganin, u miratua një rezolutë që pengon shitjen për ata që merren me mbrojtjen e presidentit, pas përleshjeve që ndodhën përpara ambasadës turke, në ditën e parë të takimit të tij me Donald Trump. Dhe disa orë më parë erdhi lajmi se Berlini ka ndalur përkohësisht eksportin e armëve, në dritën e konflikteve gjithnjë e më të forta me NATO-n dhe shqetësimeve të aleatëve perëndimorë, “në lidhje me rritjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

“Është i natyrshëm reagimi i disa vendeve perëndimore që janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj Turqisë,” shtoi Kozhin duke komentuar mbi marrëveshjen e arritur mbi sistemet ruse. Dhe nga anëtarët e NATO-s, të shqetësuar fillimisht sepse S-400 mund të kenë mospërputhje me sistemet e aleatëve të tjerë, dhe më pas nga implikimet e kësaj marrëveshjeje, reagimet nuk do të zgjasin shumë. / Il Giornale – Bota.al

4 komente në “Turqia blen sisteme anti-ajrore ruse “S-400”. Një shah-mat i Putinit?”

  1. Kuq e zi says:

    Shah mat nuk eshte i putinit por i erdoganit ndaj perendimit
    Ai e di mire nga i erdhi puci po ashtu se kush i refuzoi uljen e avionit gjate pucit
    Te refuzosh nje president te zgjedhur me vote te lire dmth se mbeshtet regjimin qe do pasonte

    1. adi says:

      turko-islamik
      asnje mysylman nuk mbijeton dot ne kete bote pa i dhene leje ose ndihmen nje i krishtere.
      edhe erdogani nuk ben perjashtim nga ky rregull.
      eshte per tu theksuar se amerikanet kane nxjere urdher aresti per nje minister te erdoganit.
      qe eshte hera e pare qe ndodh qe kur NATO eshte themeluar qe amerikanet nxjerin nje urdher aresti per nje minister te nje vendi te natos. kjo ka ndodhur vetem me regjime qe ne pak kohe amerika ose i ka sulmuar vete ose i ka cuar ne lufte ne menyra te tjera. sic beri me sadamin me talebanet me ca tipa ne ameriken latine me kadafin e me ca te tjere.
      gjermania ndaloi furnizimin me arme te turqise gje qe amerika ka kohe qe e ka bere.
      turqia deboi gjermanet dhe amerikanet nga baza e incirlikut dhe ja permtoi ate rusise.
      turqia qe deri me sot mbrojtjen kunder ajrore ja ka bere NATO dhe specifikisht spanja ndihet me buthen zbuluar.
      amerika dhe perendimi po furnizojne me arme kurdet dhe shteti i tyre ne siri dhe me vone ne turqi duket i pashmangshem sepse edhe ruset jane dakort , nuk i kane sulmuar asnjehere kurdet bile ishin ata te paret qe i furnizuan me arme.
      gazetat afer erdoganit po e thone gjithmone e me shpesh se turqia eshte ne lufte me ameriken dhe me perendimin.
      pra eshte e qarte qe fati i turqise eshte vendosur , eshte ne dore te ortodokeve ruse!!!!!
      asnjeher me pare nuk ka ndodhur qe ruset ti gjunjezojne turqit pa shkrepur asnje arme si kete rradhe.
      pra perdite e me shume po behet e qarte edhe per me budallain se turqia ka mbaruar se egzistuari, eshte ceshtje kohe deri sa mongolet do te kthehen andej nga erdhen.
      lufta e rradhes nuk do jete ne koren e veriut , lufta e radhes do jete ne turqi ku kurdet do te kene shtetin e tyre greket do marin pjesen e tyre ,armenet gjithashtu.
      diskutimi qe me sa duket ka ngelur pezull eshte se kush do mari konstandinopojen do rimarin greket apo do ngelet si vatikani por nen ndikimin rus???
      prandaj turko-islamik te jesh i sigurt qe dhe fati juaj nuk do jete me i mire. duhet te dridheni ky eshte fillimi i fundit per ju dhe kthim ne te verteten e krishtere per ballkanin!!!!

  2. jkoreshi says:

    Putini e kujtoi Zoterine ti hidhte nje grusht uje te ftohte syve qe ti fashitej dehja e guvernatorit te kalifatit islamik dhe te shikonte se do humbiste Turqine duke u endur si I verber ne mocalin Sirian.
    Per dhjete katunde me turq dhe nje ndikim te pa perfillshem ne Siri, Erdogani po humbiste nje hapesire pa fund ne Rusi dhe ne …stanet e federates Ruse, ku per 25 vjet resht Turqia ka levruar qindra miljarda dollare ne tregeti, investime dhe ndikim.

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Ky eshte lajm i vjeter. Na cate trapin me keta jevgjit dhe mongolet e azise. Le te mbyten n mutin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje