Vazhdoni, “shajeni Shqipërinë” tek të huajt

13 Shtator 2017, 19:19Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka rimarrë edhe njëherë, gjatë debatit parlamentar për programin e qeverisë, tezën e tij të njohur se atdheu nuk u dashka sharë tek të huajt. Që kur bëri marrëveshjen e 18 majit me Bashën, që kur ndërroi pllakë dhe filloi të flasë për kombin, flamurin, Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, ish intelektuali i dikurshëm kozmopolit, po i lutet opozitës për një gjë: Që mos hedhi baltë për vendin tek ata që nuk janë shqiptarë.

Pak a shumë këtë lejtmotiv rimori edhe në fjalimin e fundit në parlament. Ai nxorri gjoksin dhe iu lut kundërshtarëve: Ja ku më keni mua, më godisni sa të doni, më kërkoni hesap sa të doni, më sfidoni sa të doni, por mos dëmtoni vendin përtej kufijve.

“As ju kupton kush, as ju vlerëson kush nga ata që ju dëgjojnë në gjuhë të huaj, kur fisni për Shqipërinë sikur është një lebrose që kërcënon Europën”, u tha ai opozitarëve duke theksuar se çmimin e kësaj beteje “e paguan Shqipëria dhe emri shqiptar kudo nëpër botë”.

Në fakt, ideja se vendi yt nuk përgojohet kur je me të jashtmit, nuk ka lindur me kreun e rilindjes. Me gjithë kritikat e mëdha që kishte kundrejt Zogut, Faik Konica aplikonte të njëjtin standart kur duhej ta kritikonte atë në SHBA. Edhe më pas komunistët, e ngritën në nivelin e sakrilegjit “shitjen” e atdheut tek armiku i huaj.

Por, të gjitha këto qëndrime, burojnë nga kompleksi i vendit të vogël dhe inferior, që duhet shitur ndryshe nga ç’është tek të tjerët. Ato e kanë gjenezën tek një mentalitet i vjetër dhe tashmë i tejkaluar që e konsideron identitetin kombëtar si shtresëzimin kryesor të identitetit të njeriut. Vetëm pas tij vijnë bindjet që ai ka, parimet që ai mbron dhe vlerat me të cilat është ndërtuar.

Sipas kësaj logjike, një amerikan i mirë nuk do të ishte ai që flet për krimet e tmerrshme raciale në vendin e tij; një kolumbian perfekt nuk do të qe ai që përmendte trafikun dhe masakrat e Eskobarit; një francez i devotshëm do të quhej ai që i kishte harruar krimet ndaj ish kolonive dhe deportimin e hebrenjve; një turk shembullor ai që nuk e njihte para shtypit europian, genocidin barbar ndaj armenëve.

Për të arritur në ditët e sotme, Noam Chomsky dhe Oliver Stone, që kanë shpalosur në sy të gjithë botës krimet e vendit të tyre, do duhej të ishin tradhëtarë të Amerikës, Umberto Eco një anti-italian dhe Jean Paul Sartre, që i bënte thirrje algjerianëve t’i vrisnin pushtuesit francezë, një intelektual që duhej djegur në turrën e druve.

Në fakt nuk është kështu.

Në botën globale ku jetojmë, me shpejtësinë e mjeteve të komunikimit dhe me inormacionet e aksesueshme në çdo kënd të rruzullit, secili që do të tentonte të sillej ndryshe, do të ishte thjesht qesharak.

Imagjinoni për një çast sikur një opozitar shqiptar të vendoste të komportohej ashtu sikurse i kërkon Rama. Mendoni sikur ai pasi kishte denconcuar në kuvendin e Shqipërisë korrupsionin galopant, lidhjet e qeverisë me krimin, vendin e mbytur nga hashashi, të shkonte në Bruksel apo të jepte intervistë përpara një media europiane dhe t’i mohonte përballë bashkëbisedueseve të huaj të gjitha ato për të cilat ata ishin informuar më parë. Situata do të ishte groteske. Po aq sa edhe standarti që kërkon kryeministri për ta goditur atë me forcë brenda vendit, por për të mos e “shitur” përballë të huajve.

Natyrisht, që sado të ketë avancuar në delirin e tij të pushtetit, sado të jetë rënduar tek ai sëmundja e pashërueshme e liderëve tanë, që pas një kohe i bën t’a identifikojnë veten me atdheun, tek Edi Rama nuk mund të ketë vdekur krejtësisht rebeli i dikurshëm që vinte në lojë simbolet e kombit të vet.

Ai është i ndërgjegjshëm që thirrja që bën është një budallallëk populist me brirë, që u drejtohet pjesëve më të pandriçuara të shoqërisë. Ai e di, se ajo është një manovër perfide për t’i vënë kritikët e vet përpara linçimit të “turmave patriotike”.

Prandaj atij nuk i duhet pranuar një ftesë tek e cila nuk beson as vetë. Ata që kanë shenjuar me gisht gjëmat e qeverisjes dhe problemet e vendit duhet të vazhdojnë ta bëjnë. Duke e injoruar Ramën dhe duke besuar se Shqipëria bëhet më e mirë, sa më fort që ngrihet zëri, si këtu edhe jashtë, për mëkatet tona të përbashkëta.(Lapsi.al)

29 komente në “Vazhdoni, “shajeni Shqipërinë” tek të huajt”

  1. Diamond says:

    Vazhdon te jesh nje pusht nipi Hysniut.

    1. Kapedani says:

      Ngelesh nje sunit i peshtire o andi MEHDI Bushati. Kompleks inferioriteti ke ti qe ke ngel sa nje morr bythe. Ai nuk thote mos e shani por mos shpifni o plehre.Psh te thuash qe qeveria shperndan drogen psh. Ngelesh thjesht nje bitheqire i bllokut.

    2. Envi says:

      Ky ska lidhje me Hysniun. Hysniu ishte rrenje e madhe, ky eshte goje e hidhur pa nivel

    3. korçari says:

      Z.Bushati je nje nga me te poshtrit persa i perket kritikes ndaj Shqiperise ,pasi qesja po te ngushtohet dhe ti per lek nxin çdo gje aq sa nuk po e kupton se se bashku me Lubonjen ,Zhejin e ndonje tjeter jeni bere figurat me te URRYERA per shqiptaret.Ptu Fare e keqe qe qelbesh ere te qelbur sapo hap gojen .Poshte ANTISHQIPARET.

  2. Alqi says:

    Për liliputin Bushati, ndoshta bën punë kjo “gozhdë” e një prej politikanëve gjigandë , si :
    • Kur unë jam jashtë vendit, gjithmonë e bëj si rregull për të mos kritikuar apo sulmuar qeverisjen e vendit tim. Unë do ta fitojë kohën e humbur, kur te kthehem në shtëpi.
    -Winston Churchill

  3. blloku says:

    POti e ke shar o dallkauk kujt i thua , palaço.

  4. lexuesi i irrituar says:

    Me bukeshkale se ti zor se gjendet. Urrejta jote per Ramen justifikon dhe perdhosjen e vendit !!! Nuk mund ta injorohet Rama , kur ka besimin e shumices se votueseve per te drejtuar vendin , sepse keshtu ti injoron popullin tend . Dhe heret a vone populli ta shperblen…

  5. shigjeta says:

    Ti ja ke nxjere syte Shqiperise legen , me komentet dhe analizat famekeqe per Shqiperine dhe kryeministrin e saj te ligjshem . Horove se c`shkruaje ne kohn e zgjedhjeve ?? harove se c`komentoje ?? se c`raklamim negativ dhe nuk shkruan sot ku cdo gje ka mare fund , por shkruaje nerativisht kur syte dhe veshet e gjithe oficerve europiane dhe jo vetem i kishin nga shqiperia dhe nga procesi zgjedhor . Paske kujtim te shkurter , llapaqen .

  6. Lili says:

    Ato qe baltosin Shqiperine jane pikerisht ato qe propozojne edhe votojne Gramoz Rucin per kryetar. edhe pse te lajmeruar se nuk do pritet mire kjo zgedhje. Ne as nuk kemi cka t’ju themi te ´huajevé se vete ata na pyesin si eshte e mundur kjo kur ju keni dale nga nje nga diktaturate ma te egra…. cka t’ju themi pos se kjo tregon vetem sa larg evropes jeni…
    Nuk keni nevoje per ne ,vete po e ´baltosnî vendinsa s’ben qofte me rrenat e juaj,qofte me sjelljet e juaja..vertet nuk keni nevoje se vetem puna juaj e pafytyresia juaj na turperon se ne shqiptareve po edhe miqte tone jo shqiptare qe kane perkrah shqiperine deri tash..

  7. toni says:

    Gazetar idiot, te shash atdheun eshte njesoj sikur te shashe familjen tende.

  8. BE says:

    Jo o karagjoz , nuk mund te jete ky arsyetimi, sepse ne radhe te pare problemet e ketij vendi zgjidhen brenda shtepise dhe jo duke qare te komshiu qe dikush nga komshinjte te ferkoje barkun se perndryshe familja quhet e mbaruar kur ka putana te tilla qe ulerasin rrugeve pa arsye .

  9. Populli says:

    Bushat, me shume perfiditet ke shkare si gjarper ne argumentet e tua siç ke fytyren:
    Edi Rama nuk ia ka bere kete kerkese nje shkencetari, apo nje poeti, apo nje kriminologu, por pjestarit te shtetit, domethene Kryetarit te Opozites. Se ti e di mire Zoti Gjarper, qe Opozita eshte pjestare e shtetit. Eshte njesoj qe ta shaje shtetin, psh. Ministri Gjiknuri sot, apo Ministri Bode dje. Po as Ministri Bode nuk e ka bere dhe mire ka bere, as Ministri Gjiknuri nuk e ben dhe mire ben. Sepse te dy jane ne raporte me Shtetin. Perfiditetin e ke vete dhe ti vuan nga perfiditeti, po nuk e kupton. Kjo eshte fatkeqesia jote dhe e Gazetes TEMA qe boton perfiditete te tilla.

  10. loni says:

    LLafet e shtepise nuk jane per ne pazar o idiot Bushati. Problemet e familjes nuk mund te ti zgjidhe komshiu por do ti zgjidhesh vete.

    1. Berti says:

      Mor bir kurve ti a è kupton qe interesat e atdheut nuk shiten dhe blihen si bejne kta miqte e tu te PD qe votuan kunder hapjes se negociatave per pranimin ne BE. Ik mor legen gazetar. Hap fjalorin dhe gje fjalen objektiv dhe pastaj hajde na bej moral. Legen.

  11. uskania says:

    Të shash Shqipërinë anë e kënd globit me shpifje dhe trillime politike për pushtet është krim. Kjo duhet të jetë e qartë edhe për ty o KAZAN! Mos e nxirr thirrjen e Ramës nga konteksti.

  12. komisari lab says:

    O idiot i dreqit ,atdheu shahet vetem po te ishte ne pushtet Sali QENI ,tani qe esh Edvini ,nuk mundet ta pranojme nje gje te tille o prevers,po te vjen dita mor maskara ,do i paguash shpifjet e tua reaksionare.

  13. luli says:

    Bravo Bushati,le te shajne keta legenat pa karakter te Ripjelljes qe shesin bythen per nje vend pune.

  14. Arrza says:

    Ti qenke k..qe o klysh i Kapove. Mediokriteti i shkrimeve te tua eshte mbreselenes. Ne cilet nga rastet qe permende si Chomsky, Eco, apo Stone, gjete ndonje politikan? Te gjithe keta personazhe qe “shajne” vendet e tyre ne fakt, s’kane lidhje me politiken e vendeve te tyre, por jane njerez me zanate te ndryshme, qe nder te tjera qellim kane provokimin e famen. Pa na thuaj cilet nga politikanet Europian, pervec politikaneve langaraq shqiptar dhe ju “hanalistet” medioker, shajne vendin e tyre? Asnje!

    Ti more djale e vetmja arsye qe sot je personazh publik duke qene se ke nje inteligjence kaq mediokre e nje guxim tipik prej debili, eshte pershkak te gjyshit tend Hysni Kapos. Kete po e shohim dita dites.

  15. Turi says:

    O ca kari osht ky me. As nuk do e kisha lexu pacavuren nese do kisha lexu emrin e autorit.
    Po pse me, lobimi aktiv i opozites zyrtare kundra Shqiperise ne BE eshte njesoj me theniet e nje Amerikani, Italiani, Kolumbiani… te mire?
    Po a e ke lexu letren mer kar? Niveli anglishtes as per gjimnaz. Tema qe letra (rrekej te) trajtonte ishte justifikimi i humbjes se zgjedhjeve nga parate e pista te droges. Sigurisht qe ca fakte ishin lene jashte. Si psh qe gjysma e qeverise i perkiste opozites, asnje procedim/hetim zyrtar qe te vertetoje keto akuza, as edhe fakti qe organi i akuzes tamam tamam eshte zgjedhur nga opozita e sotme.
    Po ti nuk ke si ti dish se sdi anglisht, bile edhe italishten me mik e mbarove dhe si shume deshtake te filoqylit vendose me u bo anal ist. Injorancen e mbulon me nje mjeker njejavore edhe me ca fjale jo shqip. Ai miku jot tjeter i studiove i shto vetes edhe nga nje shall ndonjehere.

  16. Anonim says:

    Me vjen keq po argumenti nuk vlen. Te gjithe shembujt qe citon jane raste te personave private (akademike apo aktiviste) dhe jo te perfaqesuesve te nje shteti. Ke degjuar ndonje rast te ndonje senatori amerikan qe e shan vendin e tij me te huajt? Opozita ne cdo rast perfaqeson shtetin, prandaj eshte turp dhe skandal kur ben gafa te tilla. Nese te duket vetja Chomsky shqiptar je mese i lire ta kritikosh kete vend, por gjithmone nese nuk paguhesh nga taksapaguesit si perfaqesues i shtetit.

  17. shqip says:

    Ashtu do bejme . Do te shajme sa here qe do te degjojme emrin , ty dhe bastardeve te kombit . Po edhe kombet kane proçes fiziologjik . Qe eshte edhe jashteqitja . Ka sisteme qe vetepastrohen duke i denuar bastardet . Ka dhe te tjere sisteme qe i lene te dekompozohen . Rasti i Bushatit eshte ky i dyti . Eshte ne fazen e degradimit , prandaj edhe nuk i rigjeneron me truri .

  18. Toni says:

    Bushi(Bushati)…..kesaj i thone : Thuama se s’ta them dot. Po i ke bere vete keto edhe te duket sikur i bejn te tjeret????Apo kujton se njerezit harrojn???

  19. Nik says:

    O i mjeri Bushat! Ti permend Konicen e Madh por duket nuk e njeh fare! Ne Amerike Konica idhte ambasador i Shqiperise dhe i sherbente Shetit Shqipta. Absolutisht nuk e ka kritikuat qeverrine apo Shtetin Shqiptar ne shtypin Amerikan apo Evropian gjate 12 vjeteve qe ishe ambasador atje. Por ai ka qene i lire ta kritikonte ne radhe te pare Zogun dhe te tjere ne shtypin qe delte ne Shqiperi. Dhe kjo ishte mareveshja qe Zogu ja toleroi Konices sepse ai, Zogu, dhe Shteti Shqiptar kishin nevoje per kontributin e Konices ne Amerike.

  20. lili says:

    Me telefonojne disa shoke shpesh qe me njohin si ‘shqiptare ‘ tash e sa mot : a di se ministri yt keshtu e keshtu, a e di se qeveria jote ka pranuar nje gje katastrofale per ju, a e di se jeni to shit ardhemirin tuaj.. A e di se nuk e kemi imagjinuar se do pranojne aq lehte kushtet slaveruese etj etj
    Jo nuk e di po e imagjinoj si sillen si njereze pa kuriz se i kam pare vete e i kam degjuar vete me veshet e mi t’u servilos si me ska….

    Kjo baltos ma shume shqiperine se sa nje sharje qe ne ne ithenim e siper leshojme

  21. Besniku says:

    Si ngahere ia fut kot fare o Andi! Nuk eshte njelloj si te shajshe, baltosesh e shpifesh me te nxjerunit ne pah te te metave, e ti kritikosh ato. Rama e jo vetem ai por cdo njeri i ndershem e i drejte me ose pa pushtet pikerisht ate po kerkon. Pra mos hidh balte mbi vendin tend sepse eshte njelloj sikur ke share Veren (nenen) e Mehdiun (babane).

  22. Shefi says:

    Ne fakt termi “mos e shani vendin tek te huajt” nuk dmth mos kritioni te metat e qeverise, por mos i atriboni vendit te keqia qe nuk i ka, vetem per te bere opozite

  23. agim labi says:

    ky eshte qenef e shkruar qenefit.I ja ngjar gjyshit,mbetur Duke lehur si zagaret.Po ti Rames nuk i Chen as sa k…. e tij.Ik o injorant gjej ndonje Pune si pastrues halesh se per anhalist dhe gazetar nuk behesh kurr.

  24. Fshatari says:

    O Bushat Bizhdollani a po i lexon komentet e njerezve ?
    Ramen e ka votuar populli dhe te thuash se populli eshte blere me parate e droges kjo eshte ofeze per njerezit e zakonshem qe u lind e drejta te te q..ne ne b…th Ty edhe Bashen…forcerisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje