VIDEO/ Haradinaj ofendon rëndë gazetarët: Shumica prej jush nuk dinë të lexojnë, shkoni në shkollë…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofenduar gazetarët gjatë një konference për media që ka mbajtur pas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës.

I pyetur nga gazetarët se Ambasada Amerikane, sipas raportimeve në media, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, teksa i ka quajtur gazetarët të pashkollë.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’– ka thënë Haradinaj, duke iu drejtuar një gazetareje në konferencën për media.

6 komente në “VIDEO/ Haradinaj ofendon rëndë gazetarët: Shumica prej jush nuk dinë të lexojnë, shkoni në shkollë…”

  1. doni says:

    e ta mendosh qe e thote Haradinaj….me i trash e pa tru nuk gjen dot…..pfff

  2. Glauk says:

    Ramushi nuk ka ofenduar askende, Aje vetem ka then nje te vertet te hidhur qe ka kapluar kosoven nga analfabetizmi i gazetarve me diploma universitare, te universiteteve mejhane qe prodhojn vetem njerze analfabet me diploma pa dije. Universitetet,. ccb, bbc” aab, mici pici?! universum karisum mutisum etj.

    Nga kjo qe ka then Haradinaj, jan ofenduar dhe ofendohen vetem ata te cilve ju dhem kjo dhe ata jan shumica e gazetarve analfabeta qe kan prodhuar universitetet mejhane te kosoves se pas luftes.

    Medijat ne pergjithsi ne kosove jan mizerable injorance totale, Po ti shikoshe disa debate dhe emisione edukativo kulturore qe udheheqin disa gazetare ne tv,te e kosoves te vjen me vjell nga injoranca e moderatorve te cilet nuk din ti lidhin e artilulojn dy fjalin,.. dhe si mburoje dhe mbulim te injorances se tyre totale apsolute e kan te qeshuren banale qkulistike.

    Tragjedia me e madhe e pas luftes ne kosove edhe niveli zero zero zero i arsimit te larte. Arsimi universitare ne kosove eshte i nivelit me te ulet se aje i ciklit fillor ne gjermani.

    Dikur universiteti i prishtines ka prodhuar kuadro me te vertet pare ekselance nga ky universitet kan dale te gjitha kuadrote e kosoves,Maqedonis, Malit te zi, dhe Lugines Presheves , Kuadra shum cilsore te cilat e ndryshun poziten e shqiptarve ne ish-jugosllavi. Nga universiteti i prishtines dikur kan dale edhe shkenctare me renome boterore, Nuk ka vende te evropes dhe amerikes ku nuk ka kuadro te nivelit me te larte te dala nga universitetit i prishtines i para viteve te 90,dhjeta.,,

    Megjithse universIteti i prishtines ende qendron mire ne krahasim me ato mejhanet private edhe ky nuk krahasohet me nivelin qe kishte dikur,.

  3. sadna babul ka bidai says:

    aty eshte gjithe lezeti qe i paafti te mos kuptoj gjerat intelektuale te studiues prandaj dhe fjalet shkruhen ashtu sic kane deshire komentuesi sepse fjalet jane baze e nje vlefshmerie pjekurie dje jo te paafte respekte

  4. Baliu says:

    “Mesuesi i popullit” lopari i Glloxhanit gjoja po tregon se kujt i mungon shkolla, lavdi marrise. E sa i perket ish universitetit publik te Prishtines, ai sot eshte universitet privat i shpellarit te Broboniqit, ngelaqit te shkolles fillore dhe njeherit kryekurvendarit Kadri Teveqeli. Pa “bekimin” e tije askush nuk mund te punesohet ne UP, dhe UP tash sherben vetem si burim financimi, burim votash, dhe si instrument propagande per Banden e Zanzibarit qe ndodhet ne krye te listes se te akuzuarve te Gjykates Speciale.

  5. leone says:

    Nuk e njoh Ramush Haradinajn.Di vetem qe kaq qene komandant i UCK-se dhe qe eshte akuzuar me force nga Serbia per krime lufte etj etj dhe ne kete aspekt ,duke ditur krimet e serbeve ne kosove dhe kunder shqiptareve si komb une e kam mbeshtetur Ramushin.Por,duke pare me pas qendrimet e tij politike,gjithmone nga larg,nuk e di por me eshte krijuar nje pershtypje qe eshte karierist i madh dhe se pervec se eshte patriot,per te tjerat nuk ma mbush mendjen se eshte i afte dhe i pershtatshem sidomos per kryeminister…Fyerja e gazetareve,sic lexoj ne kete shkrim,ma perforcon kete mendim jo te mire per te.Qofsha i gabuar!

  6. kanina says:

    Ata që e krijuan Kosovën, ata që e qeverisin de facto Kosovën, u duhen “politikanë” analfabetë, nopranë e “me koqet në bigë” (në bigën e padronit)…(?!), të tipit Thaçi-Haradinaj…-prodhime made in USA…! Pyesni kosovarët e thjeshtë, kur jetonin më mirë…, dje, apo sot që ushqehen vetëm me përralla “patriotike”…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X