Dëmshpërblim 11.6 mln euro për vjehrrin e Bashës? Rama komenton spekulimet: Ja e vërteta

14 Shtator 2017, 14:58Politika TEMA

Një ndër çështjet më të komentuara ende nga publiku vijon të jetë marrëveshja e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Basha.

Kështu, pas një statusi që Rama publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ku ai bashkë me stafin e Kryeministrisë dhuruan gjak, lumë komentesh nisën në adresë të tij.

Mes shumë të tillave spikat komenti i një qytetari i cili i ka kujtuar Ramës marrëveshjen me Bashën, që sipas këtij të fundit tashmë ka ‘vdekur’.

Duke marrë shkas nga lajmi që u publikua në media se qeveria kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Bashës, që u prish për shkak të zbatimit të projektit të Lungomares së Vlorës, qytetari, shkruan me ironi se marrëveshja kishte pas këtë fakt. Pavarësisht faktit që qeveria dëmshpërbleu me këtë shumë pronarët e pallatit që u shemb në 2013-ën, ata i janë drejtuar Strasburgut për të kërkuar një vlerësim tjetër.

“Bravo kryeminister??Po pakti i 17 majit me Bashen permbante pagesen e 11,600,000 eurove, “gjoja vjehrrit”????”, i shkruan qytetari, Ramës.

Në të njëjtën linjë ia ka kthyer përgjigjen edhe kryeministri qytetarit, duke i sugjeruar që mos të zhytet në kazanin mediatik. “Mos u zhyt ne kazanin mediatik se mund te marresh vesh edhe qe toka eshte e sheshte si tepsi?”, citohet në komentin e Ramës.

5 komente në “Dëmshpërblim 11.6 mln euro për vjehrrin e Bashës? Rama komenton spekulimet: Ja e vërteta”

  1. Qeni qe Leh says:

    T’ka hy xhaketa ne uje Rame

  2. Cuni i Tirones says:

    Ja ku fleka lepuri qe qenka prishur “marreveshja” .
    Rama i paska marre per vete nje pjese te lekeve te premtuara Bashes.

  3. Bato says:

    Hpe fjalorin, Edi! Shqipja esht e pasur. ajo ka edhe fjale te tjera veç tepsisë!

  4. Stefan says:

    a e votuat? mbaroi historia, ky eshte nje plehre si gjith te tjeret, ka surrat fol edhe per kazanin kur ne kazan ka 20 vjet qe eshte futur vete.

  5. Genci1 says:

    Wow na le pa fjale Edo, u lodhe shume per te gjetur kete pergjigje gjeniale… E ke myt, e ke sqaruar ceshtjen e 11 milioneve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje