Dy roje i vendosin zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave ku punonin, prangosen nga policia

14 Shtator 2017, 16:30Kronika TEMA

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi i kanë vënë zjarrin një godine në kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :

– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.

– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies

1 komente në “Dy roje i vendosin zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave ku punonin, prangosen nga policia”

  1. Lili says:

    Ah ah
    Asi ´fshihet’ e ´pastrohen’ dosjet para Vettingut..
    Nuk ka dokumentacion,nuk ka emer qe firmosi,nuk ka me fajtore…
    Pritni zjarre tash neper dokumentacione..ne cdo zyréproblematiké per gjyqetare,noteret etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje