Piktori i “Rockefeller”, njihuni me mjeshtrin e veçantë që ka lindur bashkë me ngjyrat dhe telajon

“Kam filluar te pikturoj që kur jam ngritur në këmbë, ndoshta edhe më herët”, përgjigjet Xhevdet Xhafa kur e pyesin se kur ka lindur pasioni i tij për pikturën.

Piktura e artistit nga Kosova zë një vend të rëndësishëm në galerinë “Rockfeller” në Nju Jork, ne Sidnei e më gjerë, por ai vetëm sot, kur i ka kaluar të 70-at, vjen për herë të parë në një ekspozitë për publikun shqiptar, duke sjellë gjithë jetën e tij në GKA në ciklin “Autobiografi”, ku sjell gjurmët e forta që ka lënë lufta në Kosovë dhe përpjekja për pavarësi.

“Gjithnjë ka qenë populli shqiptar i mjerë, pa kurrfarë të drejte. Sot Europa i do më shumë jugosllavët se ne. I duan edhe shqiptarët shumë ma pak sepse ne nuk jemi sllavë. Ka lënë shumë pasoja edhe gjatë edhe pas luftës. 20% kanë mbetur në Kosovë. Tanë kanë ik në Shqipëri, në botën e jashtme. Qëllimi ka qenë me e pakësuar numrin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi”, shprehet Xhevdet Xhafa, piktor.

Këpucë të lëna pas në një periudhë lufte, tela me gjemba, kukulla fëmijësh në një fushë beteje. Gjithçka është frymëzim nga historia pasqyruar në telajo përmes ngjyrave të forta.

“Nuk jam rob i ngjyrës. Mundohem që me mprehtësinë e mendjes me u shpreh me gjithçka”, thotë piktori.

“Autobiografia” e Xhafës shpaloset si një libër deri në datën 14 tetor në GKA. 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *