"Politikanët u kanë pirë gjakun popullit", Vasili komenton batutën e Ramës: Humor i trashë apo humor i zi? Pohim i sinqertë por...

14 Shtator 2017, 17:58Politika TEMA

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar batutën e kryeministrit Edi Rama ku teksa iu kërkoi ministrave të zgjedhur që të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë tha se kjo është edhe për të balancuar “idenë që politikanët pijnë gjak”.

Sipas Vasilit, ajo që Rama ka thënë duke bërë shaka është një ndër pohimet më të sinqerta që ka bërë ndonjëherë shefi i qeverisë duke saktësuar se kjo vlen vetëm për të tijët dhe jo për politikanët e tjerë.

STATUSI I PLOTË

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?

Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.

Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje