Sheshi “Skënderbej” thyen kufijtë e Shqipërisë, pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Suksesi i Sheshit “Skënderbej” i thyer tashmë kufijtë e Tiranës dhe të Shqipërisë duke u përzgjedhur si një nga projektet më të mirë të cilët do të diskutohen në forumin më të madh të arkitektëve dhe të urbanistëve, sikurse është Bienalja e Çikagos.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka zbardhur detaje nga ky forum ku pritet të marrë pjesë edhe një grup ekspertësh nga Bashkia e Tiranës.

“Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër  që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Ne në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam i ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora”, theksoi Veliaj.

 Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pavarësisht se ishte një vendim i guximshëm, u arrit që një nga nyjet më të ndotura të Tiranës të shndërrohej në hapësirën më të madhe pedonale të gjithë rajonit tonë.

“Arkitektët do të flasin për anën teknike, unë do flas për pjesën e menaxhimit të qytetit, por edhe për vendimmarrjen politike. Ai është një vendim i guximshëm që u mor nga Edi Rama në atë kohë dhe nga unë më pas për ta çuar deri në fund projektin, se si të kthehet nyja më e ndotur e trafikut në pedonale.

Kjo kudo në botë. T’i prishësh dikujt mënyrën tradicionale të të bërit të gjërave shkakton gjithmonë një reagim dhe besoj që kemi marrë një vendim të guximshëm për ta kthyer nyjën më të madhe të trafikut në hapësirë pedonale, që sot edhe me shtesat që ka projekti, e bën hapësirën pedonale më të madhe të rajonit tonë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

 Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Sheshi “Skënderbej” thyen kufijtë e Shqipërisë, pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017”

  1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    O Zot,cfare tjeter cmendurie do te degjojme……………..!!!?? allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *