“Shpërthimi” i Berishës ndaj Bashës, flet ish-ministri demokrat: Ishte i pakënaqur, por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën në këtë parti, një ditë pasi ish-kryetari historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ka shprehur rezervat e tij.

Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj u shpreh se, Berisha ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës brenda partisë.

Mustafaj nuk e quan shpërthim ndaj situatës, reagimin e ish-kreut të PD-së ndaj listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, por thotë se ai ka shprehur pakënaqësitë e tij.

“Berisha ishte i pakënaqur me listat, me rezultatet në zgjedhje, me mënyrën sesi janë menaxhuar gjërat, dhe qëndrimin në Parlament, e se fundmi me votimin e Ruçit në Kuvend.

Kanë qenë disa momente ku Berisha ka dhënë sinjale se ishte i pakënaqur me atë se çka po ndodh, dhe ishte e pritshme që të bënte një analizë. Pra Berisha bën një analizë të përgjithshme, nuk merret me problemet e partisë. Duhet të them se Berisha nuk thotë publikisht të pavërteta”, u shpreh Mustafaj.

Më tej, ai tha se baza e Partisë Demokratike është thellësisht e pakënaqur nga Basha, i cili sipas tyre nuk po reflekton lidhur me situatën brenda në parti, por edhe për rezultatet që ajo ka marrë.

Mustafaj u shpreh se opozita aktuale është në gjendje të dobët dhe e ka të vështirë të luajë rolin e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Shpërthimi” i Berishës ndaj Bashës, flet ish-ministri demokrat: Ishte i pakënaqur, por…”

  1. Lili says:

    Ah ,ky bile e paska analizuar pak thelbin ..ama na bene me qesh kur do me na bindur se Berisha nuk thot publikisht te paverteta…
    A besnik zeza, ende do me na shit eprorin tend si njeri me vyrty, sikur nuk ishte i kenaqur me bashen deri dje?
    A je ne mend edhe tij, te gjithe e dine se largimi i Topallices eshte veprim i Berishes, se ajo ishte pengese per dikend tjeter qe enderon me u ba kryetare e PDse,e Berisha mendon ma larg se ti…
    Prit sulmet e koordinuar tash te Familjes,qe te kuptosh ke do Berisha ne krye te PDse..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *