Viza? Komisioneri i BE-së ka një lajm të mirë: Reduktim kontrolleve në Schengen

Komisioneri i BE për Emigracionin, Dimitris Avramopulos jep lajmin e mirë se kontrollet në kufijtë e zonës Schengen do reduktohen.

Ai deklaroi sot nga Brukseli se emergjenca e refugjatëve po zvogëlohet, ndërsa theksoi se kontrollet e rrepta kufitare brenda zonave ku u lejohet qytetarëve që të lëvizin duhet të zvogëlohen.

Megjithëse komisioneri i BE deklaroi se kontrollet ishin të justifikuara për shkak të valës së emigrantëve ilegalë.

Unë besoj se është momenti që të kthejmë në funksion normal Shengen”, tha ai.

Avramopulos beson se kufijtë e jashtëm të BE janë më të forta tani.

Ai tha se marrëveshja e emigrantëve e bllokut me Turqinë po funksionon.

“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi punuar në mënyrë krize, tani është momenti për të dalë nga kriza”, u tha ai gazetarëve.

Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *