Alban Hoxha kërkon falje dhe dorëzon shiritin e kapitenit: Jam gati të rikthehem për të mirën e Partizanit

15 Shtator 2017, 16:48Sport TEMA

Alban Hoxha pas pezullimit nga ana e klubit ka reaguar për herë të parë duke dhënë një shembull për të gjithë.

Në një prononcim për fazën zyrtare të klubit të Partizanit, Alban Hoxha, i ka kërkuar falje lojtarëve, klubit dhe stafit teknik për thyerjen e rregullores.

Por, përveç kësaj ai ka vendosur që të dorëzojë dhe shiritin e kapitenit.

Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë.

I kërkoj falje klubit ,stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”, u shpreh Alban Hoxha.

1 komente në “Alban Hoxha kërkon falje dhe dorëzon shiritin e kapitenit: Jam gati të rikthehem për të mirën e Partizanit”

  1. Iris Luanasi says:

    Po Erjon Bracebytha dakord eshte apo eshte ne ekstaze ende pas topave te Demit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje