Elbasan/ Pasuria nga aktivitetet kriminale, dy në pranga, sekuestrohen 150 milionë lekë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Elbasanit në vijim të Plan-Operacionit “VJESHTË 2017”, ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si dhe u bë sekuestro preventive me vlerë 15.000.000 Lekë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në kuadër të intensifikimit të punës për zbatimin e Plan – Operacionit “VJESHTË 2017”, u bë ndalimi i shtetasve:

B.Koçiaj, 63 vjeç , banues në Elbasan

A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit : I.K dhe O.D

Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 287, pika 1, gërmat (a), (c), (d) dhe 2,3 të Kodit Penal.

Gjithashtu sot më datë 15.09.2017 u bë sekuestro preventive në vlerë të përafërt 15.000.000 lekë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *