Kërcënimet e Koresë së Veriut me raketa, reagon dhe Tirana zyrtare: Shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon në termat më të ashpër lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të kryer sot nga Republika Popullore Demokratike e Koresë.

Përmes një deklarate për mediat, ministria e Jashtme thekson:

Kjo shkelje e hapur, e përsëritur, e të drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregon se regjimi koreanoverior është i vendosur të vazhdojë të sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke përshkallëzuar më tej tensionin në rajon dhe kërcënuar në mënyrë serioze sigurinë globale.

Qeveria shqiptare i bën thirrje RDPK të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Kërcënimet e Koresë së Veriut me raketa, reagon dhe Tirana zyrtare: Shkelje e të drejtës ndërkombëtare”

  1. birni says:

    Aahhaahahahah. Uleriti Luani ne maje te malit, foli edhe Shqieria ne bythe te kalit.

  2. Daja says:

    Te ndalojne menjeheeee perndryshe ushtria shqiptare do veproje me te gjitha mjetet qe disponon, dhe pastaj mjere Korea e Veriut. Pra me kazma lopata dhe deri ne thase plastike plerash nese do jete e nevojshme.

  3. Andreas says:

    Bravo Bushat, ja bere 8 me 2 liderit suprem!

  4. hiqni dore, nga protokollet, ,ga ambasadat, nga patriotizmat, nga qejfet, nga lavderimet . hiquni siç jeni; te semure, ne …..reaminacion

  5. karakas says:

    po reagoi dhe tirana [zyrtare] korea duhet te terhiqet menjehere nga keto akte luftarake

  6. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Tani qe foli bushati, nuk ja mban kimit. Do ndaloje.
    Se kuptoje se si nje3dipllomat flet3kot me ere

  7. Shoku shpati says:

    Mire vlora dhe berati
    Po tepelena cpati?

  8. A.R. says:

    Qesharak & patetik!

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *