Paligjshmëria e partive politike dhe rasti Lulzim Basha

15 Shtator 2017, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edhe pse debati që ka hapur loja “luftash”, e Sali Berishës për Lulzim Bashën, po rikthen vëmendjen tek funksionimi i Partisë Demokratike në opozitë, askush nuk debaton mbi disa zhvillime brenda Partisë Demokratike, së paku nga viti 2013, që janë shkelje flagrante e rregullave të përbashkëta të funksionimit të partisë.

Tre prej tyre, që janë dhe më të fortat, pranohen me qetësi dhe nga vetë Berisha e Basha, por jo vetëm që ata i konsiderojnë normale, por dhe publiku nuk ua “merr për të madhe”.

E para, është gara mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës.

Në kohën që ndodhi gara, statuti i Partisë Demokratike e përcaktonte qartë se kryetari i PD, zgjidhej nga forumet e partisë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Nuk ndodhi asnjë ndryshim, asnjë korrigjim, asnjë ndërhyrje në statut para garës, që ta lejonte këtë gjë. Thjesht e tha Berisha, i cili ndërkohë “ishte dorëhequr”, dhe u bë.

E pranoi biles dhe Sokol Olldashi si fakt të kryer “dëshirën” e Berishës që pasardhësi të zgjidhej nga baza, edhe pse statuti nuk e lejonte.

Përveç gjithë parregullsive flagrante të garës, që nga frikësimi i mbështetësve të Olldashit nga Berisha, deri tek fletët e votimit me numër rendor, gara ishte në thelb e paligjshme dhe mbeti e tillë edhe ligjërisht. Thjesht Lulzim Basha u shpall kryetar, me një mekanizëm të paligjshëm. Më pas e ndryshuan statutin dhe e bënë që zgjidhet nga baza. Është i vetmi ligj me fuqi paravepruese të cilin e quajnë të gjithë normalitet.

E dyta, ka qenë mënyra se si Lulzim Basha vendosi të bëjë listën e kandidatëve për deputetë më 2017. Ai shkeli statutin, nuk i kaloi ato në Kryesinë e PD, nuk i diskutoi në Këshill Kombëtar, shmangu opinionin e drejtuesve të lartë të PD, çka janë të gjitha detyrime statuore. Nuk e ndryshoi statutin t’i hiqte këto detyrime, nuk bëri ndonjë gjest juridik që ta motivonte këtë. Thjeshtë e bëri dhe askush nuk e ndali.

Më pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha e pranuan se ishte shkelje ligjore, por premtuan se “herën tjetër” do ta bëjnë ndryshe, do ta zgjedhin nga baza. Dhe ky premtimi për legjitimitet herën tjetër, merret dhe si legjitimitet i këtij akti.

Është njësoj sikur një përdhunues t’i premtojë gjykatës se herë tjetër do ta bëjë me dëshirë me femrën që ka përdhunuar dhe ajo ta falenderojë.

E treta, ishte gara e re brenda Partisë Demokratike. Edhe këtu, njësoj si në vitin 2013, ai shmangu procedurën se si dalin kandidatët që ishte parashikuar në statut, nuk lejoi përfaqësim të drejtë të kandidatëve në debatin publik, nuk afishoi listat e votuesve dhe dhjetra shkelje të tjera flagrante të statutit. Nuk ndodhi asgjë dhe thjeshtë u pranua, duke u premtuar që herën tjetër do jetë ndryshe.

Fakti që të gjithë diskutojnë për gjithçka, vetëm jo për shkeljet flagrante ligjore që e bëjnë të mbijetojë Lulzim Bashën në politikë, tregon se shoqëria shqiptare është mbingopur me paligjshmërinë e PD dhe e merr fakt të kryer, që në atë parti nuk ka rregulla. Të kishin ndodhur këto në ndonjë parti tjetër, do duhej vite të tërë të mbyllej debati.

Për PD flasin të gjithë, si për diçka, ku paligjshmëria është rregull dhe nuk debatojnë.

Për këtë lind nevoja të reformohet thellësisht ligji për partitë politike, dhe të bëhet e mundshme paditja e kryetarit për çdo shkelje ligji në gjykatë, për të anuluar proceset

Nëse do kishim një ligj të mirë për partitë politike, dhe një guxim minimal të një anëtari të PD për ta çuar në gjykatë zgjedhjen e Bashës më 2013 dhe 2017, si dhe zgjedhjen e kandidatëve më 2017, gjithçka do ishte anuluar.

Legjitimiteti i partive politike nuk mund t’i lihet voluntarizmit të kryetarëve, pasi këtu zë fill çdo defekt i rëndë i demokracisë në Shqipëri. Vetëm kur kryetarët e partive të ndjehen të rrezikuar nga ligji i partisë së tyre, duke e shpallur statutin të shenjtë dhe të vetmin dokument mbi të cilin drejtohet partia, vetëm atëhere partitë do mund të kthehen nga banda të kryetarit, në prona të anëtarëve. Shembulli i Lulzim Bashës është i qartë. Ai, ashtu siç është i lirë nga burgu, se ka shmangur gjykatën për akuzën për korrupsion dhe “21 janarin”, po ashtu është kryetar partie, pasi partia ka shmangur gjykatën për të verifikuar legjitimitetin juridik të tij. Atë politikë po ja lëmë Berishës.

14 komente në “Paligjshmëria e partive politike dhe rasti Lulzim Basha”

  1. Miri says:

    Shume mire e ke mero te them te drejten as po ha buke dhe as me ze gjumi per kte qe po ndodh ne PD nuk eshte vetem nje problem i PD por eshte problem per mbare europen.po kujt po i plas se cfare bejne kta vrases dhe kriminel te poshter se ndryshe sdi si ti quaje. Boll mero se je bere boz me kta te PD cdo darke.

  2. Viroi says:

    Shoqeri parajuridike ku Partia eshte mbi te gjitha.

  3. Jugu says:

    Mero na merzite o burr. Bej o nje shkrim te hajrit me teme te dites qe vertet te perfaqesoj hallet e qytetareve. Thua se njerezit I kan gjerat ne rregull me plot pune, shkolle, ushqim, dhe po u plas cfar ben PD apo PS. Njerezit duan rregull, punesim qe eshte per toke, duan punedhenesit te respektojne punetoret te mos I trajtojne si kafsh duke punuar 30 dite te muajit per 300 mije leke te vjetra, duan gjykatat te funksionojne sipas ligjit dhe ti trajtojne dosjet njesoj per te gjithe, etc.

    Kete shkrim qe ke bere sot e kishte bere dje Elvi Fundo, apo ti ja shkruajte dhe ai sa vuri emrin.

    Je kthyer ne avokat I rendomte I Rames dhe Metes. Po ashtu se c’te ka hypur te besh edhe avokatin e Azem Hajdarit apot kshu do Rama e Meta tani, te zbusin gjerat dhe boll te qendrojne ne pushtet. Pa kush po pyet qe Azemi ishte trafikant dhe kriminel, kush po pyet per Gerdecin dhe drejtesin per ata njerez, kush po pyet per floririn e Ilirit dhe tenederat e vjedhura.

    Turp!

  4. Jimi says:

    Nuk te kuptova Mero! Ti fole per zbatimin e normave statutore te nje partie, apo fole per hierarkine dhe funksionimin e nje klani mafioz?

    1. vertetesia albanistaneze says:

      ti qoke me koqe akoma qe lexoke Meron kazanin.

      po paska akoma idjota qe lexojnew pleheren e Meros…

  5. Populli says:

    E paligjeshme eshte PD-ja komplet qe ne krijim, prandaj paligjshmerite kane qene jane e do te jene boshti i saj. Pse eshte e tille, e paligjeshme, ajo eshte mbajtur ne kembe vetem me paligjshmeri, me despotizem, me krim. Pse?
    Sepse nuk ishte parti por nje grupim amorf, nuk u krijua mbi bazen e tradites, por me porosi, nuk ishte demokratike por despotike, pikerisht per arsyen e vetme se nuk vete lindi nga e kaluara e djathte, por u firmos ne korridoret e PPSH te krijohej.
    Ketu qendron paligjshmeria. Kjo eshte nje paligjshmeri historike, jo juridike. Eshte e paligjeshme sepse nuk ka faren e te djathtes brenda por cfardolloj fare tjeter pervec te djathtes.
    Keshtuqe paligjshmeria do ta shoqeroje, kurre nuk do kete opozite brenda saj. Nese brenda saj krijohet opozite ajo vritet, asgjesohet per shkak te kesaj paligjshmerie. Paligjshmerine e saj e shpeton vetem rikrijimi i Partise se Djathte Shqiptare qe do te bazohet ne themelet e djathta progresiset historike e patriotike shqiptare.

  6. Bardhi Tolabi says:

    O Mero xhani!
    Po,beji nje analize ketij fakti:
    Lulin,kur e pyesin,se kush eshte kryetar i PD-se-thote jam une.
    Kur e pyesin,mos komandon Berisha ate dhe PD-ne-pergjigjet,une komandoj,por e them se konsultohem shpesh me Berishen…
    Edhe Saliu thote po te njejten,kryetar i PD-se eshte Luli,une nuk nderhyj dhe jam nje antar i thjeshte i PD-se e jam aty te jap ndihmen time…
    Po ta marrim te mireqene kete,atehere shtrohet pyetja:
    A ka rendesi me te madhe lista e kandidateve per deputete,se cdo problem tjeter ne kuadrin e masave te PD-se,per t’u pergatitur per fitoren e zgjedhjeve?
    Si eshte e mundur te mos jene konsultuar ne kete rast?
    Si eshte e mundur te mos jene konsultuar me njeri tjetrin,per heqjen e emrave te njohur dhe me kontribute ne PD-si Topalli,Patozi,Imami,Bregu etj te ketij kalibri?
    Saliu vente ne cader cdo dite ne orar te caktuar,mbante nga nje fjalim rrumpalle dhe ikte.Mire dhe kjo,po asnje fjale nuk kembenin se si do e benite fusahaten PD-ja,qe sot na del i habitur Saliu se kishte keshilltare mizerabel?
    Rreth kesaj temes te “bashkepunimit”,Lulush-Salush,ka shume per te analizuar,por kam dhe nje pyetje tjeter me ata te larguarit nga lista:
    Nuk e dine ata se,Lulushi as ne tualet nuk shkon pa marre lejen e Berishes dhe jo me te guxonte largimin e tyre pa lejen e tij?
    Cfare i tremb ata,te zenene goje kete ceshtje e te godasin njesoj si Lulushin por dhe Salushin,por kete te fundit e lene “menjane”?
    Pra ketu ka nje problem te madh dhe une mendoj se ne dore te Saliut ka dokumenta kompromentuese,te cilat i mbajne sus,keta dhe te tjere si keta e nuk guxojne te zene emrin e tij se i ze cerma…
    Ja kete kerkese kam une prej teje.

    1. uskania says:

      Shumë e saktë!

  7. Peço says:

    Më së fundi shikon një shkrim, i cili shkon direkt në thelb të problemit. Ashtu si çdo keqbërës shkon para drejtësisë për krimin që ka bërë, edhe një politikan, i cili hapur shkel rregullat bazë të bashkëjetesës në organizatë duhet çuar para drejtësisë për shkeljet ligjore që ka bërë. Të vjedhësh aq hapur dhe në mënyrë skandaloze votat, siç bëri Lulëzim Basha në 22 Korrik në zgjedhjet për kryetar, duke përdorur njerëz pa dinjitet si Emin Gjana dhe Enkelejd Alibeaj në ekzekutimin e shëmtisë elektorale të mbajtur dhe të mos shkosh para drejtësisë, kjo vetëm tek ne mund të bëjë vaki. Dhe hajde besoj po deshe Lulëzim Bashës drejtimin e vëndit….

  8. Porti says:

    Zoti Mero, sic e thua edhe vete partite jane banda te kryetareve, meqe nuk e ke kurajon ta besh vete , po flasim pak per banden e EDI RAMES:
    2009 humbet zgjedhjet , gjen armik te brendshem Kastriot islamin , hartuesin e formules zgjedhore dhe e ekzekuton per ti ikur pergjegjesise personale dhe doreheqjes statuore ne ps me precedent te Fatos Nanos.
    2009-2011 zvarrit socialistet neper rruge duke i rrahur e vrare Sali Berisha, per te gjetur kauzen e humbjes .
    2011 humbet serish per shkak te pamundesise se tij per te hequr dore nga i gjithe pushteti dhe kandidon per here te katert edhe pse i konsumuar si kryebashkiak.
    Inskenon farsen Lakrori ne zgjedhjet e partise duke i vene vetes perballe nje kandidat qesharak dhe duke mos lejuar asnje platforme te kundershtareve politike.
    2013 vret politikisht cdo kundershtar brenda partise duke i hequr te drejten ne forme jostatuore per te kandiduar.
    2009-2013-2017 ben perzgjedhjet e listave per deputete i vetem pa u konsultuar me askend por me kriter te vetem servilizmin dhe nivelin ordiner.
    2013- ben qeverine pa asnje konsultim me partine ku edhe vete ministrat dhe drejtuesat e mesojne ne forme suprize .
    2013-2017 deshton ne qeverisje dhe per kete ben fajtor aksionerin 30perqindsh LSI.
    2017 fiton shumicen qeverisese i veshur me brakushe dhe me nje timon ne dore pa haber programi e plani qeverises.
    Riformon qeverine me gjysmen e deshtuar te qeverisjes se kaluar … dhe askush nuk reagon.
    Prandaj Z. Baze kur nuk ke kurajon as ti te flasesh, pse ta pretendosh nga nje popull i lodhur e aq me teper nga nje kundershtar politik si z. Basha qe nuk besoj se gjen shembull me te mire per tu bere nga karavello i thjeshte kryeminister i gjithpushtetshem.

  9. Posejdon.al says:

    Mero, nuk jam shume i sigurte, por me duket se ligji egziston prej kohesh, perderisa kur aplikohet per njohjen ligjore te nje partie te re, depozitohet prane gjykates se bashku me listen e nismetareve te themelimit te partise perkatese dhe kerkeses per njohje te firmosur prej tyre, edhe “statuti” i partise se re, me parimet baze te themelimit dhe funksionimit te saj, si edhe me programin baze politik, ekonomik, social dhe kombetar te saj, ne menyre qe gjykata te verifikoje perputhshmerine e ndertimit, funksionimit dhe programit perkates me kushtetuiten e vendit.
    Por, si shume ligje tona, edhe nese egziston, nuk eshte ligj aktiv, nuk eshte ligj ne zbatim.
    C’ne me lazem, kush e prish dhe krruan halete me kryetaret e partive.
    Sigurisht, ligji egzistues per partite politike duhet te plotsohet, permiresohet dhe perditesohet qe ti pershtatet zhvillimeve te vendit dhe eksperiencave te perftuara gjate tranzicionit, duke i vene theksit jo vetem parimeve demokratike te ndertimit dhe funksionimit te partive, por sidomos zbatimit te tyre ne jeten e partise ne merite te mbrojtjes se te drejtave te antareve dhe individeve te partise nga organet drejtuese dhe kryetaret e perjetshem, qe e deformojne fytyren dhe funksionin e partise sipas intereseva dhe trafiqeve te influencave.
    Nuk mund te kete demokraci ne nje vend dhe as shtet ligjor nese partite jane mekanizma dhune, shkeljesh dhe mohim te parimeve dhe te drejtave demokratike te antareve.
    Nuk ka demokraci ne nje vend ku nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme brenda partive qe perbejne sistemin politik te atij vendi.
    Shqiperia eshte nje ilustrim perfekt i kesaj teze, nje pasqyre se si edhe nje parti si PD-ja, parti e shpresave dhe sloganeve te medha per liri, progres, drejtesi dhe demokraci brenda saj dhe per vendin, duke u degjeneruar ne nje parti autokratike te njeshit dhe falangave te tij personale,, duke shkelur normat demokratike te funksionimit, te zgjedhjeve dhe parimet baze te statutit, deformoi shtetin dhe vete demokracine e vendit.
    Dhuna, arbitrariteti, mungesa e zgjedhjeve te lira dhe autokracia brenda PD-se, jane ne bazen e dhunes, autokracise, arbitraritetit dhe mungeses se zgjedhjeve te lira te shtetit qe formoi dhe performoi Sali Berisha nen siglen e PD-se, gje qe e coi vendin disa here ne katastrofa kombetare, ne grushte shteti dhe ne nje sistem kriminal te togave tezeza qe mbronte krimin politik dhe ekonomik te oborrit te ketij Sali Berishe.
    Nje tufeze partizash satelite te saj, nen shembullin dhe modelin e PD-se, bene te njejten gje me zbatimin e statuteteve, programeve dhe demokracive te brendeshme te tyre, duke i kthyer keto partiza, ne ca dekorata turpi ne gjoksin mafioz te klikes se Sali Berishes, ne kembim te karrikes se kryetareve ne parlament dhe te aferave personale korruptive te tyre.
    Duhet gjetur nje menyre qe, jo vetem nje grup oponent brenda partise, por qofte edhe nje individ i vetem, (kujtoni Ben Blushin), mbeshtetur ne statutin e miratuar dhe te depozituar ligjerisht prane drejtesise qe ka miratuar partine perkatese, te kete te drejte dhe akses ligjor, qe te sfidoje arbitraritetin e kryetarit dhe grupit te tij dhe te kerkoje ligjerisht mbrojtjen e demokracise brenda partise, mosnjohjen dhe anullimin e zgjedhjeve apo vendimeve jo statuore te mafies ne krye te partise dhe zbatimin e procedurave statuore per riberjen e tyre.

    Sigurisht, me traditen e krijuar ne jeten e brendeshme te partive shqiptare dhe me mentalitetin e rreshtimit me kryetarin dhe me te fortin, autokratet e partive nuk do ta kene te veshtire te ribejne statutin dhe komisionin statuor sipas midese dhe interesave te tyre dhe pas kesaj, ne menyre “demokratike” te lajne hesapet me kundershtaret e tyre brenda partise, por prape, nuk do ta kene aq te lehte sic e kane tani, nuk do te mund te jene aq arbitrare sa cmund te jene tani.
    Vetem te mendosh se parlamenti shqiptar, ne fakt eshte nje organ i emeruar nga tre vete: Rama, Basha, Meta dhe, edhe sikur keta te supozohet se jane te kulluarit e perendise, pa frike mund te thuash se ky parlament nuk eshte demokratik dhe nuk perfaqeson teresine e elektoratit qe ka votuar ose edhe ate elektorat qe nuk ka votuar, xhanem, qe nuk ka votuar pikerisht sepse listat e deputeteve te ngjallin mosbesim dhe krupe, si servilet gojembyllur te kryetareve, sepse listat e deputeteve nuk perfaqsojne interesat e elektoratit gri qe nuk ka votuar.
    Dhe kjo situate, eshte pasoje e drejtperdrejte e deformimit, ne mos e eliminimit, te demokracise se brendeshme ne tre partite kryesore, PS, PD, LSI, ku me shume e ku me pak, por sidomos ne PD.
    Kjo gjendje duhet te marre fund, sa me pare, aq me mire!
    Editoriali eshte me aktual se kurre!

  10. kleptofagos says:

    Cdo shoqeri, kompani, organizate, etj. eshte person juridik dhe funksionon ne baze te ligjeve dhe statutit perkates. Per cdo mosmarreveshje dhe konflikt me ligjin dhe statutin, kushdo mund ti drejtohet gjykates e cila eshte e detyruar te marre nje vendim. Problemi ketu nuk jane ligjet dhe statutet, por mosfunksionimi i te gjitha hallkave te shtetit dhe sidomos hipokrizia dhe lojrat e ndyra te shoqeruara vetem me debate mediatike qe aktore te ndryshem, sidomos politike, bejne me njeri tjetrin, pa ndermarre hapa te thjeshte dhe ligjore qe te cojne domosdoshmerisht ne zgjidhje te mosmarreveshjeve. Me fjale te tjera, askush nuk eshte i interesuar te zgjidhe problemet, sepse ato i kane krijuar vete keto probleme dhe nuk do kishte asnje kuptim (per ata) qe te penalizonin veten e tyre. Po ashtu, eshte naivitet qe te presesh po nga shkaktaret e ketyre anomalive (drejtuesit aktuale te partive dhe institucioneve), qe te ristrukturojne kuadrin juridik ne favor te shtetit ligjor dhe ne demin e tyre.

  11. Banditi me valixhe druri says:

    Zoti Mero! Keto qe ti shkruan jane ne nderin tend dhe ne kulturen tende demokratike.Por,dhe ti e di me mire se ne kete,atje nuk funksionon asgje,sepse vete liderleshi i tyre histerik eshte zgjedhur me forcen e pistoletave (lexo Izet Haxhia etj) dhe qe nga sekonda e pare e mbreterimit te tij ne parti dhe shtet ka funksionuar me kete parim,gje qe eshte pare ne keto 27 vjet.Te gjithe dhe gjithcka i eshte neneshtruar vullnetit dhe urdherit te tij.Ne te kundert, kane shkuar ne burg,jane zhdukur e vrare dhe asgjesuar,ne varesi te rrezikshmerise e rendesise se tyre.Se dyti,ata qe jane mbeshtjellur rreth strofkes se tyre anti-demokratike nuk jane me te mire se lulush-berishovici.Thjesht,ata jane fanari ndricues i tyre dhe te tjeret perpiqen me cdo menyre e mjet tu ngjajne atyre dy “trimave” ose tua kalojne ne kthese,sidomos lulushit,se padrinos nuk ja arrin dot njeri.Dhe ne shumicen derrmuese keshtu mendon dhe elektorati i tyre.Kush u be me PD-ne ne fillimet e ndryshimit te sistemit? Perjashto nje numer te kufizuar njerezish qe aspironin vertet per demokraci ,te cilet ne nje menyre apo ne nje tjeret gradualisht u larguan prej aty, ish te persekutuarve politike e familjeve te tyre dhe partive tradicionale te djathta-Balli kombetar,legaliteti etj u ferrushen per tu bashkuar me ta rrugecer rrugesh,vagabonda ,burgaxhinj,njerez me vese te ndryshme si vjedhes etj per te cilet u be deti kos,shkelnin ligjin me te dy kembet dhe kishin si rrufepritese Saliun dhe PD-ne.Ketyre iu shtuan dhe nje pjese jo e vogel e te ashtuquajturve “komuniste” qe ishin futur ne parti per t’a mjelur ate e jo per ideale.Prandaj dhe sot ne ate parti ka me bollek “komuniste”,ish sigurimsa, agjente te serbise si Mul Noka,qe vete ka deklaruar se ka dhene “interviste “atje dhe i vijne rrotull e kapardiset si deputet…,njerez te tjere ,dosjet e te cileve i ka ne kasaforte padrinua dhe i perdor kur i duhen etj etj.Pra ne kete konglomerat njerezish te tille,(te mos harrojme dhe Kacin e zi qe do u thyente kafkat dikur…) dhe te kete ndonje qe gabimisht eshte futur aty per te z batuar demokracine,rregullar,statutin etj etjnuk ka c’ben do mbytet ne ate ambient,sepse aty jane pothuajse te gjithe njelloj.Lufta midis tyre si psh.midis Berishes e Azemit…azemi nuk ishte me i mire se Berisha,te mos hapim thesin tani…,apo Olldashi,megjithese nuk ishte si ata te dy,por ne shume gjera u ngjante…vjedhjet e zgjedhjeve dhe gjithe maskaralleqet qe bente Berisha e company i dinte,merrte pjese dhe mbyllte syte se i bente dhe vete…derisa i qeroi si njerin dhe tjetrin.Kush behet i padeshirueshem per doktorr leshin,del nga dera (psh Majlinda,?Patozi etj)gjoja me firmen e Lyl hollandezo-tropojanit dhe “padijenine” e “nonose”…pra,ai stan,sido qe ta kete statutin do gjeje menyren per t’a shkelur,sepse eshte burimi i ujit-ish liderleshi histiorik,ai qe e jep vijen dhe i ben shurren gjithckaje dhe keshtu uji i trazuar me shurren e tij zbret poshte dhe e pijne te pafiltruar anetaret demokratike…Si mund te spjegohert qe ner ate parti-ne i thencin parti,qysh ne fillimet e saj,nuk del nje njeri i vetem-te kete kurajon dhe t’i kundervihet nje mendimi apo veprimi dhe te beje kritike e te fajesoje padrinon per dicka?kaq i pakoregjueshem dhe i pagabueshem eshte Ai?Te gjitha gjerat keto 27 vjet i ka bere mire? Pra,ne ate klub e verteta eshte se nga ai u shkon shurra te gjitheve dhe eshte e rrezikeshme te permendesh emrin e tij per keq,sic ndodh ne organizatat mafioze,te cilave ajo parti u ngjan.Mbizoteron kodi i heshtjes,ne te kundert…te pret asgjesimi.Cdo beje gjykata me statutin e nje organizate te tille?!

  12. Mentari says:

    Mero nuk mbrohet imorali Jolldashi dhe luftohet Lulzim Basha sepse duke bere kete krim vendosim ne krye te shtetit apo qeverise shqiptare njerezit imorale qe mbrenda tyre kane vese.Hajdute ,korrupsion,drogiste,femniste,pedofile,trafikante tradhetare etj.Keto vese kane si baba apo DNA Imoralitetin.Po ppse duhet sulmuar padrejtesisht Berisha dhe Basha dhe duhen lavderuar Imoralet? vazhdoni dhe beni shtet me Imoralet sepse rezultati eshte mbrapambetja dhe kaosi qe gjendet sot ne shqiperi.I tille ishte Enver Hoxha,Fatos Nano por dhe Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje