“Parajsa e Zezë” sjell aktorin hollivudian: Kam prejardhje shqiptare...

15 Shtator 2017, 20:25Kulturë TEMA

Një esktremiste fetare, burri i së cilës ka kryer një atentat, përpiqet të çojë drejt së njëjtës rrugë të birin e saj të vetëm, por plani i saj ndesh një grup agjentësh specialë të cilët e pengojnë në realizimin e qëllimit.

Është ky subjekti i filmit “Parajsa e Zezë”, një film qe ka sjellë në Shqipëri aktorin dhe koordinatorin e njohur të Hollivudit, Randall Paul, i cili duket se rrënjët e hershme i ka në Shqipëri.

“A e di çfarë? Është për të qeshur. Gjyshi im ishte bullgar dhe vëllai i tij u martua me një shqiptare. Pra, unë kam një xhaxha shqiptar, Bertin. Kur jeton jashtë Shqipërisë as nuk e ke idenë se si është ajo. Kur vjen dhe e viziton ndryshon e tërë perspektiva. Ushqimi është fantastik. Njerëzit janë shume të bukur dhe të sjellshëm”, thotë Paul.

I joshur nga regjisori Sokol Martin Pepkolaj, me të cilin janë njohur në setin e xhirimeve në një prodhim italian, Paul vendosi të niste këto ditë në Tiranë xhirimet e trailerit.

“Ne kemi miq të përbashkët në industrinë e kinematografisë. Një ditë po flisnim rreth skenarit të këtij filmi. Mua më pëlqeu dhe kështu u bëmë bashkë në këtë ide. E rëndësishme në pikën ku jemi është të rishohim skenarin. Ne po xhirojmë trailerin në Shqipëri dhe pastaj në një paketë duhet të fusim produksionin e t’ua prezantojmë investitorëve që të na mbështesin. Profesionistët bëhen bashkë për të lënë më shumë përshtypje. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani për tani”, shprehet Paul.

“Filmi bën fjalë për një histori të vërtetë, për terrorizmin që fshihet pas fesë, për një fenomen shumë të rrezikshëm, që dhe pse e gjithë bota ia ka frikën askush nuk e lufton”, thotë nga ana tjetër regjisori shqiptar Pepkolaj.(TCH)

8 komente në ““Parajsa e Zezë” sjell aktorin hollivudian: Kam prejardhje shqiptare…”

  1. fieraku4u says:

    WHO THE FUCK IS THIS…??

  2. . says:

    …. ha,ha,ha … si gjithmone NE shqiptaret mburravece dhe plot gafa …
    xhaxhai im mori shqiptare pra une kam gjak shqiptar … ha,ha,ha …. ur nena tij eshte Bullgare dhe babai amerikan.

    Ku eshte lajmi ketu ?

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    sakttesoni se pas ciles fe fshihet TERRORIZMI,mgjs nuk do edhe shume tru te kuptoi dikush se flitet per fene islame, tashme njohur boterisht si fe kriminelesh,gjithe kriminelet jane muslims…………….

    1. dyli says:

      janull urte bythkire halesh

  4. Me preardhje nga Cecenia says:

    aktori “hollivudian”
    “Gyshi im ishte bullgar. Vellai i tij u martua me një shqiptare. Pra un jam shqiptar…”
    Jepini turkoshakeve të hane brofka me presh per ti ngritur “krenarinë”!

    Un jam me preardhje nga cecenet, nga ku janë te gjith turkoshaket e albanistanit!

  5. erzen says:

    Sa ” marmelatë” ngrënësa paska ktu, mezi ç’presin të hanë. Ju bëftë mirë.

  6. Martin says:

    Me sa duket Rundall Paul ka treguar nje lidhje me shqiptaret qe nuk eshte lidhje gjaku dhe nuk e ben shqiptar. Gjithesesi, duhet vleresuar fryma pozitive me te cilen flet. Sa per temen e filmit ajo eshte ideja e tij qe do vleresohet apo jo nga kritiket e publiku kur te dale.

  7. Falco says:

    Ky s’ ka asnji gram gjak shqiptari. Persa i perket trailerit me terrorista, te shkoje e ta xhiroje ne bullgari se ka taman ambient te tille e jo ne Shqipni.Nji shqiptar i vertete nuk kekon ta perdhosi reputacionin e shqiptareve …mjere ne qe shohim ne menyre pasive cdo iniciative pa e analizu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje