“Peza n’fest”, zbardhet kalendari i festimeve, muzikë deri pas mesnate

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Peza do të jetë nesër destinacioni më i mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë ndryshe dhe argëtuese. Lojëra të ndryshme, aktivitete artistike e muzikë e zgjedhur deri pas mesnate, dhe mbi të gjitha, ushqime cilësore të zonës. Kjo është ajo çka do të ofrojë Peza që nesër feston 75 vjetorin e Konferencës që do të organizonte të gjitha forcat në luftë kundër pushtuesve fashistë. Ndaj në kuadër të 75 vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nisin me takimin përkujtimor të kësaj ngjarje historike dhe për të vijuar më pas me një sërë aktivitetesh ku do ta gjejnë veten të gjitha moshat.  

Gjatë paradites do të ketë shfaqje cirku dhe do të tregohen përralla për fëmijë në natyrë, ndërsa do të organizohen lojëra të ndryshme si dhe do të çelet një ekspozitë fotografish të cilat evokojnë luftën patriotike të popullit shqiptar ndaj pushtuesit nazi-fashist.

 Festimet do të kulmojnë në orën 20:00 të mbrëmjes ku dhe do të mbahet koncerti i madh festiv me pjesëmarrjen e Internacional Clandestine Orchestra, Mannarino si dhe të Olen Cesarit, që me tingujt e mrekullueshëm të violinës do të elektrizojë pjesëmarrësit. Të ftuar janë dhe Peter Pan Quartet dhe DJ Minimim që do të mbajnë zgjuar deri në mëngjes të gjithë ata që do të marrin pjesë në “PEZA N’FEST”.

Ndërkohë që ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë marrë të gjitha masat që çdo gjë në Pezë të jetë gati.

Programi i aktiviteteve për ditën e nesërme

Ora 09: 00 – Ceremonia përkujtimore te monumenti i Konferencës

Ora 11:00 – Nisin aktivitetet për fëmijë

Ora 11:30 – Hapet parku i lojërave për fëmijë dhe të rritur (Lojërat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës)

Ora 19:30 – Nis koncerti i mbrëmjes

20:00 – Peter Pan Quartet

21:30 – Olen Cesari

22:00 – Olen / Manarino

22:30 – Olen Cesari

23:00 – Dj Minimim

Koncerti vazhdon me muzike deri ne oret e para te mëngjesit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/1-10.jpg","attachment_id":"764912"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/2-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/2-6.jpg","attachment_id":"764911"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/4-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/4-4.jpg","attachment_id":"764910"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/thumbnail_Pezaa-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/thumbnail_Pezaa.jpg","attachment_id":"764913"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *