Pse po degradojnë standartet europiane, në vlerësimin e punës shkencore?

15 Shtator 2017, 20:24Sociale TEMA
Pse po degradojnë standartet europiane, në vlerësimin e

Kohët e fundit kemi qënë dëshmitarë të diskutimeve të shumta në të gjithë llojet e mediave lidhur me problemin e riorganizimit apo reformën e Akademisë së Shkencave. Ne panoramen e prezantimit te ideve e pikepamjeve, qe medoemos duhet te merren ne konsiderate dhe te diskutohet rreth tyre, jane shfaqur edhe jo pak raste kur diskutimi I një cështjeje të tillë kaq të rëndësishme e delicate për të tashmen e të ardhmen e vendit, ka zbritur ne nje nivel te papranueshem per shkak te mungeses se ideve a platformave dhe devijimit te tij ne denigrime personale.

Diskutimi ka filluar me Akademinë e Shkencave, por në thelb diskutimi duhet të përfshij të gjithë sistemin arsimor e shkencor të vëndit. Prej vitesh bëjmë përpjekje të mëdha e serioze për të arritur standartet Europiane në shumë fusha të ekonomisë e prodhimit e të tërë jetës në përgjithesi. Pa dyshim ka arritje, ndonëse kemi shumë për të bëre, por të gëzon fakti që jemi duke u përpjekur edhe seriozisht për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Vetëm në sistemin e arsimit ngelemi me pozita mjaft të shëndosha në vendin e fundit dhe e ruajmë këte vend me shumë fanatizëm. Një sondazh I thjeshtë lidhur me cilësinë e punimeve të diplomave në vend e nëpër vendet fqinjë do të demonstrojë shumë shpejt konkluzionin e arritur më sipër.

Disa vite me parë, zyra e World Bank deklaronte se në Shqipëri pergatiten mediokër me diplomë të shkollës së lartë. Ekzistenca e me se 50 institucioneve të arsimit të lartë ishte një argument shumë i fortë në favor të deklaratës së World Bank. Tashmë, qeveria ndërmorri masat urgjente të mbyllë me se gjysmën e këtyre institucioneve fantazmë, nismë kjo për t’u pershendetur. U ndërmor reforma e arsimit të lartë, që detyrimisht dhe objektivisht do të ketë shumë kritika e vleresime, pasi cdo problem në vendin tonë gjykohet me syze politike e jo teknike. U krijuan shume institucione të reja që do të marrin si detyrë të organizojnë e drejtojnë punën kërkimore shkencore të universiteteve e institucioneve shkencore të vendit, por pak shohim në realitet, për mos të thënë se asgjë nuk ka ndryshuar.

Diskutimi i hapur lidhur me strukturën, detyrat e anëtarët e akademisë është I nevojshëm e shume I rëndësishëm, ndaj duhet të diskutohet me qytetari e profesionizëm. Një ndër problemet më të veshtirë, por që duhet trajtuar e përkufizuar paraprakisht e me shumë kujdes, lidhet me kriteret që duhet të përmbushin kandidatët e këtij institucioni shumë të rëndësishëm. Pikërisht në këtë fazë e per këto kritere asistojme ne nje ballafaqim te ashper, ku vec mendimeve serioze, zene vend edhe qendrimet dhe artikulimet me theks politik apo me nuance te dallueshme qarte te interesave perosnale. Mendojmë se për të zgjidhur këtë problem kompleks duhen përdorur standartet e normat europiane. Nuk ka nevojë që ne të formulojme kritere të komplikuara, që do të favorizojnë njerën apo tjetren palë, në funksion të partise politike në fuqi apo klaneve ekzistuese. Zgjidhja e ketij problem është ndoshta shumë më e thjeshtë.

Në vitin 2005, profesor J.E. Hirsch në universitetin e Kalifornisë të San Diego, SHBA, botoi në analet e Akademisë Kombetare të Shkencave të SHBA, artikullin me titull “Një indeks për të matur në mënyre sasiore rezultatet e punës shkencore të individeve”. Ky indeks quhet indeksi h; njihet edhe me emrin indeksi Hirsch. Ky artikull, hapi nje proces të gjatë e të dobishëm diskutimi në të gjithe botën kërkimore shkencore. Pas mjaft diskutimesh objektive, u vendos që në tërë botën vlerësimi individual I punonjësve shkencorë do të behej me anë të indeksit h.

 

Mënyra e llogaritjes së indeksit h, është mjaft e thjeshtë: merren ne konsiderate numri i publikimeve h me numër citimesh jo më të vogel se h. Nqs një individ e ka indeksin h = 8, do të thotë që individi ka 8 publikime me numer citimesh të paktën 8 seicili. Përdorimi dhe llogaritja e indeksit h është një temë e diskutuar gjërësisht nga shumë kerkues shkencore e akademike në të gjithë boten. Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi se në vlerën e indeksit h ndikojnë fuqishëm faktori i impaktit të revistës shkencore ku është botuar artikulli dhe numri i botimeve shkencore që i referohen punimit në fjalë. Krahas këtij indeksi përdoret edhe indeksi i10 që tregon numrin e publikimeve të një individi që jane cituar të paktën 10 herë. Ky indeks është më i thjeshtë, por përdoret vetëm nga Google Scholar.

 

Si llogaritet dhe kush i bën këto llogaritje? Llogaritja e indeksit h mund të bëhet edhe në mënyrë manuale duke përdorur të dhëna nga database si Scopus (https://en.wikipedia.org/wiki/Scopus) dhe Web of Knowledge (https://en.wikipedia.org/wiki/Web_of_Science). Duke filluar nga viti 2011, Google Scholar llogarit automatikisht vlerën e indeksit h dhe indeks i10 për të gjithë kerkuesit që kane profil në Google Scholar dhe në Web of Science.

 

Web of Science është mjedisi shkencor më i rëndësishem në bote përsa i perket publikimeve shkencore dhe cdo punonjës shkencor, kudo qoftë, ka interes jetik të jetë pjese e këtij mjedisi. Që një reviste të pranohet në Web of Science duhet të kaloje nëpër një proces seleksionimi bazuar në faktorin e impaktit, influencën, korrektësine shkencore, reçenzimin “e verbër” (recenzuesit nuk njohin autorët e punimit) si dhe shpërndarjen gjeografike. E përsërisim edhe një here, fakti se në cilën reviste botohet artikulli është shumë i rëndësishem për reputacionin e autorit. Revista apo përmbledhje punimesh që nuk ndodhen në Web of Science, praktikisht nuk kanë ndonjë farë vlere për autorin.

 

Tashmë indeksi h është bërë njësi matëse e përboteshme me gjithë kritikat objektive ose jo që mund t’i jenë bërë këtij indeksi dhe rolit të tij si njësi matëse e punës shkencore të kërkuesve individuale. Në shumë universitete të botes kur publikohen vënde të lira pune, jepet si orientim edhe vlera e indeksit h që duhet të ketë kandidati.

 

Si qëndron ky problem në vendet fqinje të Ballkanit?

Nga një survejim i bërë në Mal të Zi, është konstatuar se në poste ministeriale e drejtuese te vendit zgjidhen persona me indeks h te larte dhe aresyet nuk kane nevoje per sqarim. Si shembell, ministri i shkences ne Mal te Zi, Dr. Sanja Damjanović është Fellow Member i CERN (Organizata Europiane per Kerkime Nukleare) dhe ka mbrojtur doktoraten ne 2002 me vleresimin “Magna cum laude”.

 

Drejtori I përgjithshëm për shkencën e kërkimin shkencor në këtë ministri është Darko Petrusic, PhD. Darko ka një liste të gjate të publikimeve si dhe te eksperiencave të punës në shumë vënde. Eshtë një figurë mjaft e njohur në fushën akademike në botë.

 

Ministri I mbrojtjes së Malit të Zi nga viti 2012 deri kur Mali I Zi hyri ne NATO, ka qënë MIlica Pejanovic, profesor në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike të universitetit të Malit te Zi. Profesor Pejanovic ka nje listë të gjatë botimesh dhe indeksin h =9.

 

Zëvëndës kryetari i akademisë së shkencave të Malit të Zi, Ljubisa Stankovic, profesor ne fakultetin e Inxhinierise Elektrike, është një nga studjuesit më të cituar në botën akademike të vendit. Lista e publikimeve të tij është jashtëzakonisht e gjatë, por përmbledhurazi mund të themi se zotëron indeksi h = 45 dhe indeksi i10= 125.

 

A mund të themi se Mali I Zi e ka punën në vijë lidhur e kontributin e akademikëve e profesorëve në kerkim shkencor e drejtimin e shkences e teknikes ne vend? Pa dashur të gjykojmë vendin fqinj, mund të paktën të themi se ne jemi shumë larg në të tashmen e me një perspektive shumë të zymtë për t’ju afruar sado pak në të ardhmen.

 

Të kthehemi përsëri në vëndin tonë me problemet tona. Pranimi i indeksit h si kriter vlerësimi të kontributit shkencor të punonjesve të shkencës e teknikës në vendin tonë është një domosdoshmëri e kushtëzuar nga drejtimi pa kthim drejt Europës që ka marre vendi ynë. Pranimi i këtij kriteri nuk është i lehtë. Kundërshtarët më të vendosur të tij janë armata e punonjësve të shkencës që edhe pse shumë prej tyre mbaruan studimet jashtë shtetit, nuk vazhduan punën kërkimore shkencore me ritmet e Europës, prej nga erdhën. Shumë prej tyre e konsideruan diplomën e marrë jashtë si një parfum që do të ruante aromën për dekada e me të cilin mund të krenoheshin pa fund gjatë gjithë jetës. Komuniteti akademike në tërë botën ka një parim të thjeshtë: kur mbaron studimet ka rëndësi universiteti ku janë kryer studimet, pas pesë vjetësh, ka rëndësi cfare ke prodhuar. Ndonëse studimet e kryera në një universitet të mirë janë sigurisht një avantazh i madh, ato ngelen relike që me kalimin e kohës humbasin cdo vlerë. Eshtë e pakuptimte e disi mjerane të mburresh me një të kaluar të largët ndërsa bilanci i punës bëhet sot. Nëse dikush ka një bilanc të pasur sot, nuk ka vecse vlerë historike universiteti ku janë kryer studimet. Një person qe ka mbaruar në nje universitet modest të Greqise e ka punuar shumë, ka me shume kontribut shkencor se një që ka mbaruar në një universitet të Londrës por ka fjetur gjate gjithë kohës duke shpresuar që fama e Londrës do t’a ndjekë tërë jetën.

 

Për të pasur një ide më të qartë për gjëndjen e kërkimit shkencor të profesoreve të universiteteve publike e private të vendit, kemi bërë një studim duke përdorur Google Scholar. Kemi kërkuar në Google duke përdorur si kriter kerkimi “google scholar h index for emri mbiemri”, duke përdorur të dhënat për individë të ndryshëm. Ftojmë lexuesit të shuajnë kureshtjen e të marrin të dhëna të plota për cdokënd.

 

Rezultatet e këtij eksperiment nuk jane shume optimistë. Vetëm një numer shume i vogel studjuesish ne vend kane nje vlere te pranueshme te indeksit h. Nëse një individ ka publikime dhe citime, rezultatet dalin në Google në formën: “Emri Mbiemri – Google Scholar Citations” që jep linkun ku cfaqen të dhënat. Në rastin kur Google nuk jep linkun me rezultatet kuptohet që individi në fjalë nuk është present as në Google Scholar e as në Web of Science. Ju kujtojme që Google Scholar llogarit automatikisht vlerat e indekseve përkates për cdo individ me publikime e citime. Analizuam rreth 50 profesorë nga pothuaj të gjithë universitetet e vendit, publike e private, si dhe anetarët e akademisë e rezultatet i paraqesim si më poshtë. Eventualisht mund të kemi anashkaluar ndoshta disa persona që plotesojne kushtet, por kjo nga volume i madh i të dhënave që analizuam dhe është totalisht e paqellimeshme. Kërkojmë ndjesë për ndonje rast që pa dashje e kemi anashkaluar.

 

Emri                Mbiemri         indeksi h       indeksi i10    Numri i citimeve      Institucioni

 

Kostandinos    Giakoumis             4                          0                      30             Univ. New York

Nertila              Gjini                      5                            3                      81             Univ. New York

Ervin                Ramollari               7                            7                   273             Univ. New York

Betim               Cico                      4                            1                      86                 Univ. Epoka

Petraq              Papajorgji              10                          10                 512             Univ. New York

 

Një analizë të ngjashme u krye për profesorët e universitetit të Prishtines e atij të South East European University e rezultatet janë si me poshtë e nuk kane nevojë për komente:

 

Emri                Mbiemri         indeksi h       indeksi i10    Numri i citimeve      Institucioni

 

Lule                 Ahmedi                 7                             3                      114           Univ. Prishtines

Blerim              Rexha                   4                             2                      105           Univ. Prishtines

Kadri                Sulejmani              3                             3                      46           Univ. Prishtines

Bujar                Raufi                     5                             0                      83                  S.E.E.Univ

Florie               Ismaili                    5                             1                      63                  S.E.E.Univ

Kemajl Kurteshi                5                             3                      203           Univ. Prishtines

Kasum             Letaj                     2                             0                      25              Univ. Prishtines

Tahir                Arbneshi              7                             5                      618             Univ. Prishtines

Behxhet           Mustafa              11                             11                    398             Univ. Prishtines

Ramadan         Zejnullahu             2                             2                      24               Univ. Prishtines

Skender           Ahmetaj                4                             1                      39               Univ. Prishtines

 

Një problem tjetër serioz është edhe dallimi midis punës shkencore e publicistikës, që për fat të keq nuk është i qartë në një numër mjaft të madh rastesh. Që një punim të ketë karakter shkencor duhet të ketë debat me autore të tjere, duhet detyrimisht të ketë citime të rezultateve të arritura nga të tjerë e autori duhet të paraqesë fare qartë se cfarë është kontributi i tij personal e cfarë janë rezultatet e të tjerëve që duhen cituar në punim. Në këtë studim analizuam një sërë botimesh të autorëve me emër në vend dhe konstatuam këto fenomene:

 

1.     Mungesa totale e referencave dhe citimeve. Me keqardhje vemë re se ky është një fenomen tipik shqiptar. Shumë autore botojne libra me qindra faqe e me tema shume serioze dhe nuk kane asnjë titull në reference. Sipas rregullave të botimeve, kjo do te thote se cdo gje qe eshte shkruar, e cdo konkluzion i paraqitur ne botim eshte prone intelektuale e autorit.

Për të saktësuar idetë mbi këtë problem, analizuam veprën madhore të Daron Acemoglu dhe James Robinson me titull “Origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varferise: Përse kombet dështojnë” botuar në vitin 2012. Daron Acemoglu eshte Elizabeth and James Killian Professor of Economics ne MIT (Massachusetts Institute of Technology) dhe ka nje liste te gjate cmimesh nderkombetare te dhene nga institucionet me prestigjoze ne bote. Megjithate, statusi i ekonomistit te famshem nuk e pengon, por e detyron te paraqese nje liste prej me se 200 titujsh si reference. Keshtu, është e qartë cfare ka paraqitur autori e cfare kanë bërë të tjerët.

2.     Shumica e botimeve janë në gjuhën shqipe. Duke dashur të anashkalojme diskutimet pseudo-patriotike të këtij problem, theksojme se në të gjithë komunitetin shkencor ndërkombetar, disa janë gjuhët e publikimeve. Zotëron anglishtja, e është në dobi të autorit të botojë anglisht dhe mundësisht në revistat e permbledhjet e Web of Science. Sidomos në fushat e albanologjisë është e domosdoshme të ndihet në komunitetin ndërkombetar kontributi shqiptar. Nuk mendojmë se janë të shumtë studjuesit e huaj me njohje të gjuhes shqipe, ndaj kontribute të vyera shqiptare kalojne pa rënë në sy.

3.     Rëndësia e tematikës së zgjedhur. Edhe ky është një tjetër problem tipik shqiptar. Sidomos në shkencat sociale e ekonomike, mbizotëron makro problemi, trajtimi i problemeve madhore për të cilët nuk kemi takat. Problem tjetër është koha e studentëve te Masterit dhe doktoratures për të kryer studimet. Tek ne normalisht, të gjithë janë në punë e mbi punën bëhen edhe studimet. Eshtë e pamundur të bëhen studime serioze kur pjesen më të madhe të kohes e zen një proces që pothuaj nuk ka lidhje me temën e studimit. Mos aktivizimi i studenteteve të Masterit e të doktoraturës në punë shkencore është një problem shumë serioz e me pasoja të mëdha.

4.     Vlerësimi i botimeve shkencore duhet të kalojë nëpër filtra rigorozë. Nuk është serioze që botimet e bërë tek botuesit privatë të konsiderohen punime shkencore. Nuk dihet se kush i “filtron” këto botime dhe se cfarë kompetencash shkencore kanë “filtruesit” edhe kur ndodh që të recensojnë librat shkencore. Jo të pakte janë rastet kur tekstet mësimore në shkolla janë me pasaktësi historike të vendit tonë, mos të diskutojmë kur botimi bëhet në fusha shkencore si biologjia, kimia etj.

 

Si përfundim, mendojmë se përdorimi i standarteve botërore në fushen e matjes së prodhimtarisë shkencore të punonjësve tanë të shkencës e teknikës është një domosdoshmëri e duhet filluar sa më parë.

 

 

13 komente në “Pse po degradojnë standartet europiane, në vlerësimin e punës shkencore?”

  1. Vedat Shehu says:

    Ne kete informacion qe i kushtohet kritereve te vleresimmit te studjuesve te tematikes shkencore, pervec kriterit sasior te botimeve, nnuk del ne pah fare qe ky kriter matematik nuk i pergjigjet fare zgjidhjes shkencore qe arrihet nga pak te dhena pa cituar morine e artikujve qe si pllake gramafoni citojne njeri tjetrin nen hijen e mendimeve te ndryshkura te nje autoriteti. Shembull eshte moria e artikujve shkencor qe i referohen Shperthimit te madh qe krijon qiellin kozmik qe krijon hapesire nga hjici. Po ashtu, moria e artikujve ne shqip (e me gjere) qe interpretojne Tefktoiken e Pllakave ne zvillimin gjeologjik te Albanideve (e me gjere) me perifraza stereotipe pa e lidhur me realitetin. Skandaloz eshte etimmologjia e disa fjaleve. Nje e tille eshte etimologjia e emerit “Bardhyl” si gjoja “i bardhi yll”, kur “yl” ose “ul” eshte nyje shquese e lashte qe e gjejme edhe te emeri aktual “Janul”. Qe kane kuptimin Bardhi dhe Jani. Nje artikull shkecor qe zgjidh nje problem vlen sa qidra apo mijera artikuj stereotip. Vleresimi shkencor urokratik e kthen shkencen ne dogme.

    1. Fandom says:

      Me behet qejf qe ka ende njerez qe mendojne qarte dhe kthjellet si ju!
      ???

    2. Sadi says:

      I nderuar Papajorgji,

      Jam dakord pjeserisht me Ju, por indeksi H, eshte njeri prej kritereve dytesore te vleresimit, sepse vlereimi i cilesise vetem nepermjet indeksit H, nuk jep realitetin e cilesise se produktit shkencor. Sot mjaft revista e kane paresore citimin e artikujve qe ato kane botuar, vetem e vetem sepse duhet te rrisin Faktorin e Impaktit te revistes se tyre???
      Se dyti, duke u kthyer ne qellim ne vehvete, midis shume kerkueseve funksionon parimi i vaonave, qe do te thote me cito mua te te citoj edhe une ty, gje qe rezulton ne nje qualitet fallco.
      Se treti, tashme eshte e njohur shtimi ne artikuj shkencore te emrave qe nuk kane te bejne me punimin ose qe nuk kane asnje kontribut ne te?

      Si perfundim, kjo metode taqshme eshte e deshtuar, prandaj, pothuaj qe te gjithe institucionet e vleresimit, marrin per baze, piket e impaktit te fituara nga punimi duke ju dhene koeficentin maksimal te vleresimt autorit te pare dhe te fundit (ne rrastin kur ne artikull specifikohet kontrinuti i barabarte, piket ndahen ne menyre te barabarte te pjesmarresve), cilesia e punimit eshte paresore dhe pjese e vleresimit nga specialistet e fushes, dhe pastaj edhe indeksi , i cili tregon perdorueshmerine e produktit.

  2. Safo says:

    Me se fundi nje artikull serioz. Ineksi h jepet i gatshem ne scopus, se bashku me citimet dhe listen e punimeve por jane te pakte ata qe kane akses ne skopus, pervec se nqs universiteti apo qendra kerkimore ku punon dikush ka akses.
    Kurse scholar google eshte ne disponim te kujtdo.
    Po te kerkoni aty do konstatoni se ka ahume studjues shqiptare jashte shqiperise me parametra me te mira se shumica e akademikeve te ASh.
    Cuditerisht ata jane jashte vemendjes, pak gjasa ka qe Majko te tregoje interes ndaj tyre.

  3. Tarrasi says:

    Ky tipi po thote qe shkencetaret ti vlersojme me klikime, njesoj si klikimet e kengetareve tallava ne youtube.

  4. Shakaxhiu says:

    Ç’janë këto teorizime absurde, jashtë realitetit? Po kush të citon në Shqipëri, kur sfidon emrat “e njohur” dhe nivelet e tyre të mjerueshme e ua nxjerr titujt, gradat, artikujt a monografitë si mediokritete? Sidomos në shkencat albanologjike: kush të citon në Shqipëri e Kosovë, kur je jashtë grupit a korporatës që ka monoplin e dhënies së titujve e gradave për të marrë honorare e përfitime të tjera?! Gjithçka është e korruptuar keq. Idealizama dinë të shpehin të gjithë!

  5. jori says:

    Ne Shqiperi nuk ka punime shkencore, por vetem plagjature , ky eshte nje fakt qe te gjithe e dine por nuk i pengon aspak te marrin titujt shkencore.

    1. shefi says:

      Zakonisht komentuesit shpesh nuk kane asnje lidhje me shkencen por ju duket se mund te japin mendime sikur flitet per nje ndeshje futbolli.
      Per tu ardhur ne ndihme ketyre injoranteve te pa fajshem, ju rekomandoj atyre te mos e hapin nje artikull te tille. Psh kur dikush kraheson klikimet e face-book me citimet e artikujve eshte shenja e pare e debilitetit. Kur dikush thote se gjthe doktoratat jane kopje, prape kemi nje treguestjeter debiliteti. Qe te mbrohet nje doktorate, me sa di une autori duhet te kete te pakten dy publikime ne revista nderkombetare, te cilat pranojne punime orgjinale, me refering.
      O NJEREZ, STOP-MOS JEPNI MENDIME NE FUSHA JASHTE NJOHJES SUAJ

    2. Fandom says:

      Ke shume te drejte! Per fatin tone te keq!

  6. Ermali says:

    Lëre fare o “Shef”, s’të kupton dot njeri këtu. Vetëm ti je shkencëtar i vërtetë! Kurse këta duken qysh nga emrat që nuk figurojnë si botues të cilët
    plotësojnë kriteret e indeksit h dhe indeksit i10.

  7. Baliu says:

    Jo, bota shkencore nuk eshte nje ishull i te shenjteve. Edhe aty ka biznes, interesa dhe politike sa te duash. Kjo vlene per te gjithe boten, e jo vetem te ne. Citimet e artikujve e paraqesin deri diku vleren e nje artikulli, por jo patjeter ai artikull eshte i rendesishem. Mjafton qe ai te shkruhet nga nje emer i madh, por edhe emrat e medhenje nuk bejne vazhdimisht ve te arta. Shkenca tek ne eshte me mbrapa, sepse sporti kombetar i shqipetarve eshte poezia. Derisa nje gjerman krenohet se ka qpikur ndonje makine te re, shqiptari krenohet se ka shkruar poezi. Pra duhet te ndryshoj sistemi i vlerave. Qka mbjelle, do te korresh.

  8. No name says:

    Analiza e prezantuar nga Dr. Papajorgji është shumë sipërfaqësore. Së pari, nuk ka lidhje midis titullit dhe përmbajtjes. Së dyti, përpiqet të ngrejë zërin duke nxjerrë në pah problemet por nuk flet për shkaqet që kanë çuar në këtë situatë. Shkaqet nuk janë individuale (si “armata e punonjësve të shkencës” që e kalojnë kohën kot pasi janë kthyer me studime jashtë shtetit) por strukturore. Pjesë e pengesave strukturore janë edhe vetë universitetet, të cilat nuk i japin aspak rëndësi kërkimit shkencor. Klima është shumë mbytëse dhe burimet jashtëzakonisht të kufizuara saqë shancet për të ndjekur ritmet e Europës janë pothuajse zero. Drejtuesit e departamenteve dhe universiteteve shpesh sillen si “padronë” dhe jo si drejtues vizionarë që duan të mbështesin stafin të ecë përpara dhe të ndryshojnë drejtimin e zhvillimit në vend. Këto diskutime janë më të rëndësishme sesa ato të llojit të indekseve që përdoren – informacion që mund të gjendet kollaj nga kushdo.

    E inkurajoj Dr. Papajorgjin të shkruajë një artikull tjetër sesi institucioni, të cilit ai i përket e inkurajon kërkimin shkencor. Sa përqind e buxhetit të universitetit i dedikohet kërkimit shkencor? Cila është përqindja e stafit akademik që ka ndjekur konferenca jashtë Shqipërisë apo ka ndërmarrë projekte kërkimore? Si po e parandalon institucioni “degradimin e standarteve europiane”?

    Një këshillë: Prof., editoje materialin para botimit, në mënyrë që të japësh një model të mirë për lexuesin.

  9. Koli says:

    Se pari shyqyr qe kemi nje shkrim me standard , pasi jemi dehur nga tymosja qorre e dallkaukeve dhe mafiozeve te gradave e kartoneve. Duke e pershendetur profesorin per shkrimin dhe rracionalitetin e treguar, thjesht dicka duhet ti shtoj, qe per mua ka shume rendesi, po puna dhe experienca reale ku mbeti ? Perseri themi hajt te vleresojme persona qe vetem botojne e shkruajne, kopjo lart e poshte e permblidh, nderkohe qe nuk kane asnje dite pune experience reale, si profesore -studiues-profesioniste-manaxher etj. Ketu problemi eshte qe ne gjeneze, sistemi i kalbur i korrupsionit qe na ka perpire ne cdo cep, dikaster si dhe biznese te medha. Kudo sote mbizoteron kriteret : leku, miqesia, klani-partia. Ne si popull kemi hyre ne nje labirinth qe veshtire te dalesh, kudo qe te shkosh qe tek tekniku i OSHE, Internet, Infermierja, Doktorri, nepunesi shteteror, mesuesi, pedagogu , ne punen e perditshme per te cilen i paguan populli me taksat e tija, perseri duhet tju paguaj nje gjobe individuale. Me e renda eshte qe dhe tek kompanite private, punonjesit ne pergjithesi, hapin syte ku te vjedhin dicka, te marin ndonje gje teper rroges, shfrytezojne situatat etj, me forta qe te gjithe ketyre rrjpesve ju themi “te shkathet”. Keta jemi ne, qe perbejme 95% te miletit llum. Pak gjen te ndershem, dhe ata qe jane i akuzojme si jo te shkathet e drejt e drejt i shkreti. Profesor dhe nga ty nuk kemi pare ndonje nivel akademik, cilesi ne mesim dhenie apo organizim, dhe pse je me goxha difference me te tjeret ne Shqiperi. Nese pretendon qe ke qene ne perendim dhe ke kulture te andejshme duhe te kishe qasje tjeter ndaj shume fenomeneve qe i ke patur ne dore vete. Pune te mbare. Koli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje