Rexhep Qosja: Çfarë duhet të bëjë Edi Rama, që mos të përfundojë si Berisha

15 Shtator 2017, 13:57Politika TEMA
Rexhep Qosja: Çfarë duhet të bëjë Edi Rama, që

Rexhep Qosja ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Dita.

Ndër të tjera, ai flet dhe për kryeministrin Rama dhe zgjedhjet e 25 qershorit.

 Partia Socialiste fitoi dhe Edi Rama e krijoi i vetëm qeverinë dhe ka në duar gjithë timonin e pushtetit. Mirëpo kjo fitore e thellë e tij i ka nxitur disa analistë të thonë se Rama ka mundësi të shndërrohet në një autoritar gjatë mandatit të dytë. Ju a mund ta besoni këtë?

– Në Evropë sundojnë sot një varg autokratësh të profileve të ndryshme – despotike, tiranike, cariste. Janë cari i ri rus, Putini, Orbani i Hungarisë,  autokrati i Polonisë, Vuçiçi i Serbisë. Në Shqipëri e në Kosovë ekzistojnë kushte sociologjike dhe psikologjike për shfaqje të autokratëve të profileve të ndryshme. Ish kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, kur ishte kryetar i Shqipërisë apo kryeministër shprehte veçori të mjafta të autokratit, të despotit. Por u kujdes t’i shëmbëllejë edhe i përzgjedhuri i tij për kryetar të PD-së, Lulzim Basha. Gjuha e tij jo vetëm me diksionin, por kur e kur edhe me formulimet, nuk është e liruar prej neostalinizmit apo neofashizmit. E keni dëgjuar kur thotë: “unë si kryetar dhe Partia ime…” Pra, më parë vjen ai mandej pas tij vjen e gjithë Partia Demokratike! E keni dëgjuar këto ditë si shprehej për vetveten: “Unë do të jem kryeministri i ekonomisë dhe i punësimit të shqiptarëve!” E të tjera. E të tjera.

Studiuesit e rendeve politiko-shoqërore dhe juridiko-kushtetare e thonë se tiranët, despotët, diktatorët nuk lindin të tillë, por të tillë i bëjnë kushtet dhe servilët e shumëllojshëm politikë e çerekintelektualët, i bëjnë të tillë “miqtë”, por edhe kundërshtarët e armiqtë. Enver Hoxha nuk kishte lindur diktator, por diktator e bënë kushtet, të këqijat e shumta që prodhuan njerëzit me sjellje e qëndrime të dënueshme, vrasësit, gjakmarrësit, hajnat, plaçkitësit, armiqtë e të tjerë dhe sidomos servilët e panumërt politikë dhe intelektualë.

Mendimtari i njohur gjerman, Maks Veber, beson në politikanin e fuqishëm, por të zgjedhur prej popullit. Për të politika është synim i pjesëmarrjes në fuqinë pushtetore ose i ndikimit në ndarjen e kësaj fuqie qoftë mes shteteve, qoftë mes grupeve të njerëzve në shtetin ku jetojnë.

Edi Rama me fjalë e me sjellje po bën mjaft përpjekje që ta afrojë opozitën, që ta bëjë pjesëmarrëse në vendimmarrje qoftë edhe gjatë përgatitjes së atyre vendimeve. Por, opozita me gjuhën e saj, me urrejtjet e saj, me të pavërtetat e saj që po shqipton për ditë, me shpifjet e saj, me fyerjet e saj si të PD-së ashtu edhe të LSI-së po bën çmos që ta tregojë Edi Ramën çka s’është! Edi Ramës i duhet urtësi politike, që atij nuk i mungon, Edi Ramës i duhet fuqi intelektuale, që atij s’i mungon për të kuptuar gjithë qëllimin e kësaj opozite dhe që të mos sprovohet e që të mos provokohet asnjë çast. Ai duhet ta mundë opozitën siç e mundi në zgjedhjet e 25 qershorit: me përkushtim politik ndaj të gjitha shtresave të popullit, me reformat me të cilat përfaqësohen interesat e të gjitha shtresave, me reformat në përgjithësi, që kanë qenë, janë e do të jenë gjithmonë kushti i përparimit të popullit e të shtetit.

 – E humbura e madhe në këto zgjedhje ishte Partia Demokratike, e cila shënoi humbjen më të thellë që nga viti 1992. Çfarë mendoni se përcaktoi këtë disfatë të saj?

– Duhet që në fillim ta ritheksoj atë që kam shkruar sa herë: Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë. Por, Partia Demokratike i duhet Shqipërisë jo si është sot e ajo sot është parti pa politikë të re, pa vizione politike, shoqërore, kulturore afatshkurtra e sidomos afatgjata, pa gjuhë të re politike, pa gjykime moderne, demokratike, pa organizim të ri, të pajtueshëm me kohën, e pa liruar prej barrëve të rënda të të vjetrave të saj e të të vjetrave në përgjithësi. Ish kryetari i saj, Sali Berisha, është politikan me arrivizëm tepër të rëndë, por ai është politikan inteligjent, i cili di të këmbejë të kundërtat, të padurueshmen dhe të dëshirueshmen. Nxënësi i tij, Lulzim Basha, është nxënësi i tij, i klonuar keq. Mendoj se disfatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit e përcaktoi, e kushtëzoi, në radhë të parë kryetari i saj, kryetari i saj me mosdijen e tij, me mosprirjen e tij politike, me gjuhën e tij në të gjitha pikëpamjet të padurueshme, me gjestet e tij, me antologjinë e madhe të mashtrimeve, të rrenave, të shpifjeve, të akuzave, të kërcënimeve qesharake, me të cilat, si shihej prej fytyrave të tyre, i irritonte edhe bashkëpartiakët e tij. Disfatën vërtet të madhe të Partisë Demokratike në të vërtetë e përcaktoi Çadra – ajo metaforë e marrëzive politike, në të cilën u përmblodhën të gjitha të këqijat që prodhonte kryetari i saj në Çadër dhe jashtë saj. Jo rastësisht, disa prej themeluesve shumë të merituar të PD-së u ngritën me kohë kundër politikës dritëshkurtër që po bënte ai, por kot: ai u rizgjodh siç u rizgjodh! Dhe, po e vazhdon mumifikimin çoroditës të Partisë Demokratike!

– Çfarë shikoni si prioritet të Qeverisë Rama në katër vitet e ardhshme?

– Detyrë mbi të gjitha detyrat, detyrë, pra, parësore të Qeverisë së Edi Ramës konsideroj vazhdimin e reformave, të reformave në të gjitha fushat e jetës politike, shoqërore, arsimore, kulturore e administrative, tashmë të filluar suksesshëm në Shqipëri. Kjo Qeveri po bën shtetin evropian mbi parainstitucionet e parashtetit. Po ka dhe do të ketë kundërqëndrime, rezistenca, si reformat e reformatorët gjithmonë e gjithkund, por nuk duhet të ndalet. Reformatorët gjithmonë janë kërcënuar e kur e kur janë likuiduar prej inkuizitorëve.

Edi Rama, për fat të keq, nuk e ka përballë një opozitë konstruktive që i duhet aq shumë demokracisë dhe natyrisht Shqipërisë. Edi Rama me qeverinë e tij ka përballë një opozitë të pamëshirshme e cila më parë bën përpjekje ta komprometojë atë moralisht e madje ta mënjanojë edhe politikisht. Dhe këtë opozitë që zbaton, kështu, metodë të Inkuizicionit të dikurshëm, e përbëjnë Sali Berisha – Lulëzim Basha nga ana e djathtë dhe Monika Kryemadhi – Petrit Vasili, nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë!

Detyrë veçmas të rëndësishme të Qeverisë Rama konsideroj zbatimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm të drejtësisë, por, edhe në sistemin politik. Dua të shpresoj se me Vetingun do të bëhet luftë e frytshme kundër dy të këqijave në Kosovë edhe më të mëdha se në Shqipëri: luftë e frytshme kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Korrupsioni është një e keqe shumë e madhe, me pasoja të shumëfishta në jetën politike, shoqërore, në shtetin në përgjithësi. E ne nuk duam t’i shohim pasojat e tij.  Te ne lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë e mbuluar me një retorikë mashtruese edhe pse dihet mirë se korrupsioni mund të luftohet në mënyrë efikase në radhë të parë duke u hulumtuar prejardhja e pasurisë së pushtetarëve të pasuruar lehtë e shpejt, siç janë pasuruar një varg oligarkësh politikë në Shqipëri e në Kosovë. Dhe prejardhja e pasurisë duhet të hulumtohet patjetër duke filluar prej kryetarëve të shtetit, funksionarëve të lartë e deri te zyrtarët e të gjitha niveleve.

Nuk mund ta di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por e di përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvatë e po e plaçkitë Kosovën sot. Serbia ishte pushtuese e pamëshirshme që e shfrytëzonte Kosovën, që përpos të tjerash edhe kolonizoi pjesë të madhe të saj me kolonë serbë. Por, individualisht, veç e veç serbët nuk e zhvatën dhe nuk e plaçkitën Kosovën siç e zhvatën dhe e plaçkitën dhe siç po e zhvasin e po e plaçkisin bijtë e saj, oligarkët e saj politikë sot!

Brazili këto ditë e nxori para Gjykatës ish kryetarin Da Silva të akuzuar për korrupsion. Ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ksavier Solana, ka thënë në një rast se korrupsioni është tradhti ndaj popullit, kurse të korruptuarit në pozita politike e shtetërore janë tradhtarë!

Në Shqipëri, kurse në Kosovë më dukshëm se në Shqipëri, një e keqe tjetër e madhe (në disa vende evropiane e thonë më e madhe se korrupsioni) është nepotizmi. Me nepotizëm cenohen meritat e të merituarve, shpërfillen aftësitë e të aftëve, mbushen politika, administrata, shteti, fushat e ndryshme të jetës shoqërore e shtetërore me familjarë e farefis, pavarësisht sa janë të aftë, të paaftë, të merituar a të pamerituar, të ndershëm a të pandershëm.

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për nepotizmin gati se nuk flitet nga institucionet shtëtërore! E si të flitet!? Nepotizmi në këto dy shtete është sistem! E si mund të flitet për nepotizmin këtu kur me nepotizëm “stolisen” edhe postet më të larta partiake e shtetërore?

Kështu, fjala vjen, Kuvendi i Kosovës, qeveritë e Kosovës dhe institucionet e tjera politike e shtetërore të Kosovës janë përplot me vëllezër, motra, bij e bija, nuse e dhëndurë, kunetër e kunata, nipa e mbesa, kushëri e kushërira, miq e farefis të zyrtarëve më të lartë politikë e shtetërorë.

Kështu, fjala vjen, kryetari i Shqipërisë Ilir Meta mund të quhet kryenepotisti shqiptar sot. Pasi u zgjodh kryetar shteti, partinë e tij LSI-në, në krye të së cilës ishte prej themelimit të saj, ia dhuroi të shoqes së tij Monika Kryemadhi. Tani kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, bën politikë për të gjitha partitë e për gjithë shqiptarët, kurse e shoqja e tij bën politikën partiake që bënte ai në fushatën e zgjedhjeve të fundit! Hajde tani t’i pajtojmë këto dy politika kundërshtimore! Hajde tani të themi se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk ndikohen politikisht ndërsjelltas! Hajde tani të vetëpyetemi a është fare e mundshme lufta kundër të keqes së madhe të quajtur nepotizëm në Shqipëri e në Kosovë?!

Detyrë tjetër që dua ta quaj po ashtu parësore të qeverisë Rama konsideroj edhe vëmendjen doemos të shtuar shtetërore ndaj shkencës dhe kulturës. Nuk ka dyshim se qeveria Rama po sjell ndryshime të dukshme në trajtimin e kulturës në gjithë Shqipërinë, kurse kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po e bën Tiranën shembull jo vetëm në Shqipëri, të përdor një fjalë të madhe, të shkëlqimit të përgjithshëm kulturor të Tiranës. Erion Veliaj, me sjelljen e tij politike në përgjithësi, është bërë shembull i zhburokratizimit të funksionarit politik e shtetëror dhe i krijimit të një gjedheje të re udhëheqëse, që jep fryte të mëdha dhe dëshirohet prej qytetarëve.

26 komente në “Rexhep Qosja: Çfarë duhet të bëjë Edi Rama, që mos të përfundojë si Berisha”

  1. Jorgo says:

    INTERVISTA DHE KOMENTE QE I MUNGOJNE SHQIPERIESE NGA GAZETARET TANE HAJDUTE QE MENDJEN E KANE PER SHKRIME HAKMARESE PER CPIFJE SERVILIZMA PER LEKE. ATYRE AS NUK JU INTERESON FARE SHQIPERI. GRINI KOKAT DHE SHIKONI SA POSHTE KENI RENE. FJALET E TIJ JU VLEJNE EDHE JUVE I LUMTE PER FJALET E ARTA QE THOTE NE DREJTIM TE POLITIKES SHQIPTARE DHE POPULLIT TONE ANDEJ E KETEJ.

  2. Taku says:

    Me beri pershtypje qe zoti Qosja nuk e paska permendur Erdoganin.

  3. Mentari says:

    Ky ka ka kohe qe ikur per L..e..sh . pa lere kur permend nje hajdut te shoqerise civile si njeriun e fitoreve? Pa lere kur lavderon dhe ka besim tek premtimet e Edi Rames qe I pshurron ata gjithmone.Asnje fjale nuk tha per premtimet e Rame per 4 vjetet e kaluara por derdellis vetem per Opoziten e zvogeluar apo masakruar nga Mafia e Edi Rame.Por kur deklaron se Rama po I jep doren Opozite? qe deri me tani Rama kerkon ta e zhduki ate pozite qe te sundoje hqiperine duke shkuar neper plazhe Nudite dhe fatin e Shqiperie? ashtu sic e la Fatos Nano ne meshire te fatit (Mafies) Ky idnivit qe quhet Qose ehte nje komunist 24 karatesh te pershtire,servil etj.Jepeni ketij emrin e qytetarit te Nderit se ky eshte qen besnik gjer ne vdekje.

    1. Grigor says:

      Ti Mentar paske probleme te renda. Veshtire se gjendet doktor per ty.
      Ti kujton se je antikomunist, por je nje derr fashisti qe nuk e ke shokun. Komunistet dhe fashistet Jane shume afer me njeri tjetrin. Njesoj si ty, ata shohin vetem armiq. Edhe Enver Hoxha vetem armiq shikonte. O kungull. Eshte viti 2017, dhe Jo viti 1991.
      Kane vdekur komunizmi, socializmi dhe Enver Hoxha bashke me to.
      Ambasada amerikane dhe ambasadori bejne ligjin ne Shqiperi. Vetem Sali Berisha I ka inat amerikanët si komunist qe eshte. Edi Rama u ka lene dore te lire amerikaneve te bejne si te duan.
      Tani, ti Ku e ke problemin mor kaqol prehistorik. Partia Socialiste eshte bythe e breke me amerikanët por per ty eshte prape komuniste. Ndersa PD na qenka Demokratike. Ah ti ke marre fund not djale.

  4. taraboshi says:

    PROFESOR REXHEP QOSJA une jam nje intelektual i thjeshte dhe ju jeni nje kollos prandaj nu marr persiper te replikoj me ju se nuk jam ne lartesine qe kerkohet para jush por me tri gjera nuk jam dakor me ju .E PARA .Ju thoni E Hoxha diktator .Nuk jam dakort , ai (E.H) eshte ne periudhen e sharjes por pas pak vitesh do te vertetohet ajo qe thojne sot 49% e shqiptareve se ai eshte SHQIPTAR I MADH .E DYTA . Ju thoni qe P.D ja i duhet Shqiperise . Jo kjo P. D sepse kjo ka perbrenda shume kriminel me kryekriminelin Berisha ka shume hajdute por i duhet nje P.D tjeter qe ne permbajtje te kete obsjone Kjo P .D qe eshte ka vjedh pasurine kombetare ka ngrit piramidat kashperbe shtetin ne 97 ten ka bere 14 shtatorin ka bere Gerdecin ka vra 4 djem nenash me 21 Janar …… E TRETA .Ju thoni Sali Berisha politikan inteligjent ne themi politikan kriminel .

    1. pjeter says:

      Lexoje edhe nje here tarabosh dhe dote vertetosh nese je nje “intelektual i thjeshte”, ne qofte se perseri nuk e kupton, atehere te pershtatet vet titullimi “karabush”.

  5. Deli says:

    Qose je mendje turku dhe inatciu.

  6. Lexuesi i TemmA says:

    T# lumte goja profesor Qosja qe asnjehere nuk te bjen fjala ne toke.
    Qofsh jete-gjate per te miren e kombit andej e ketej kah flitet shqip.

  7. Dan says:

    Nje mendje e zgjuar qe mendon per kombin e vet. Une Z. Qose do ta vendosja me lart se Kadarene.

  8. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kur ky zoteria i di kaq mire punet e politikes, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, si shpiegohet qe nuk pati as edhe nje sukses politik te vetem kur merrej me politike ne Kosove si i limaksur? Kosovaret me veshtiresi i dhane ndonje vote aty ketu, dhe e shporren ne qoshen e vet nga ku nuk i vjen asfare turp te hiqet sikur eshte ekspert i politikes.

    1. Grigor says:

      Po pra, interesant. Ndersa shqipetaret mbajne me politike nje Katunar denbabaden si Sali Kinezi qe te vriste per Enver Hoxhen.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Me nje fjale ti o Grigor thua qe e ka gabim populli, po shoku Enver Bytho sikur thoshte qe populli e ka gjithnje mire, se cfare do populli ben Partia, apo jo o Grigo? Edhe kjo eshte interesant, he si thua?

  9. Ylli says:

    Rexhep Qosja …..nuk e di a do e publikojne komentim tim ,por po e them dhe me deshire madje ,je kokrra e karit ,je nje peshtirosje neveritese dhe palaco.
    Adhurues i Titos dhe i Enverit dhe mbrojtes fanatik i islamizmit te kombit shqiptar.Mbrojtes i komunizmit nga te kahet e kufirit dhe sulmues dhe denigrues i demokracise ,sa here ne pushtet ndodhet PD .
    Sulmon gjuhen e Lul Bashes ,kur parlamenti eshte bere pis nga njerez si Arben Ndoka ,Erjon Brace ,Armando Prenga ,Taulant Balla ,Mark Frroku ,Sadri Abazi etj etj.
    I paska bere pershtypje tog fjaleshi i Lulit ” une dhe Partia ime ” dhe karagjozit nuk i paska bere pershtypje togfjaleshi i perhershem i Edit ” vetem PS eshte force e afte te udheheqe Shqiperine “.
    Flet per autokracine si rrezik per demokracine dhe mbron Edi Ramen ne gjithcka qe ai ben.
    Por me hipokritja eshte tek shprehja ….e kam thene dhe me perpara ,PD i duhet patjeter Shqiperise ,po kjo PD qe ne 27 vjet nuk.tha as edhe nje fjale te mire.
    Por kulmi.eshte kur flet perErion Veliajn (nje shtojce qesharake e Edi Rames) si model te politikanit te se ardhmes ???
    Nuk e di si jane akademiket ne bote ,por kam nje mendim dhe perceptim si njerez te urte dhe ditur ,si nje pakice iluministe ,qe gjithmone prin shoqerite ne te ardhmet e panjohura por te pashmangeshme ,njerez qe nuk i perkasin asnje krahu ,as edhe nje formacioni politik por vetem se vertetes.
    Ky karagjoz dhe palaco ka 27 vjet qe nxjerr helm per njerin krah dhe lepin topet e krahut tjeter.Akademikut i ka bere pershtypje Lali Eri ????
    A te shplaft mortja o ligesi akademike .Kujtova se pershtypje akademikut i bene Aristoteli apo Platoni ,Spinoza apo Getja ,Nice apo Shopenhauher ,Kanti apo Hegeli ,Shekspiri apo Homeri.
    Ketij palacos i ka bere pershtypje Lali Eri.?????
    Po nuk e publikuat ,nuk me rruhet fare .Gjithesesi Rexhep Qosja ngelet nje qose e historise te shoqerise shqiptare.

  10. NAIMI says:

    O njerez,sa te vegjel qe jeni. Po c’jane ato brockulla qe flisni per majen e malit si Prof. Qosja. Kur nuk kini takat te mateni te pakten mesoni te heshtni a derdimene se vetem te keqia i sillni vetes. Prof. Qosja eshte rilindasi i fundit i ketij kombi qe jo vetem duhet ta nderojme e ta respektojme por dhe ti degjojme fjalet e tij ta arta qe thote. Ju jeni kaq te vegjel para Qoses sa nuk ua pret kandari. Ju quani te papranushem cilindo qe mer guximin e kritikon Saliun. Po me gjeni nje njeri qe nuk e kritikon ate ? vtem ju e doni Sali Kriminelin. Do te shikoni Saliun tani kur te zbatohet Vetingu.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O NAIM, shume prej jush kujtoni se ne kete bote, po nuk ishe kunder Saliut, je me Saliun, A nuk e kupton qe Saliu nuk hyn fare ne kete mesele. Pordhet e Rexhep Qoses i kemi degjuar boll, sa per ta marre vesh qe esht nje fare soj letrari, dhe KAQ. Per te tjerat nuk ia pret qypi hiç, po ti o NAIM trimi si te duash, vazhdo te gajasesh kur flet Xhep Komunisto-Islamisti dhe sa per Rilindasin e fundit, e ke gabim, ka pjelle Rilindja e Edvin Bytho Rames Rilindas te rinj plot si taulant Balla, Erion Bracja, Erion Veliaj, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu etj. etj. Torrollak.

  11. Qifi says:

    Turk i matufepsur

  12. Liri says:

    Sa te thella I ke fjalet o mik. Shendet sa me te gjate te uroj.

  13. Niko Shpiragu says:

    NJe intelektual i madh dhe shqiptar i madh. Njerezit e ditur jane edhe te drejte. Jete te gjate profesor!

  14. Njeri says:

    RESPEKTE, O MENÇURI DHE URTËSI E KOMBIT!!
    ??????????????????

  15. Jeton says:

    Enver Hoxhen e bene diktator maskarenjte?! hajdutet?! Njerezit me te keqija te medha?!
    Ik ore monster e kuqe, funderine. Nuk me hyn ne sy akademizmi yt me kete amnisti qe i ben horrit te horrave: Enver Hoxhes.

  16. alphade says:

    Shenim : Jam dakort plotesisht me vrejtjet e zotit ” Tarabosh” ,nuk i heq as
    presjen , megjithate R. Qosja gjithemone eshte cilesuar si enverist dhe sta-
    linist nga forcat e djathta ! Berishovici e ka etiketuar ” fosil” e c’nuk kane
    thene per akademikun Qose ,megjithate ne rethanat ne te cilat ndodhet
    Profesori ne keto dy dekadat e fundit keto katalogime mund t’i konsiderojme
    si “lapsuse” , te thena ne kntekste te caktuara politike. Rendesi ka qe Profe-
    sori ne analizen aktuale ve pikat mbi “i” per momentin kjo ka rendesi : Berisha,
    Meta,Basha,trinomi i rrezikshem aktual i Shqioerise.

  17. alphade says:

    Nje analize brilante ! Prshendetje Profesor , R. Qosja !!!!!

    1. alphade says:

      Komenti im brilant, please?

  18. Luan Teno says:

    Fjalearti Qosja. Respekte dhe mirenjohje. Njeriu qe gjithe jeten i ka dhene dhe i jep kombit tone cka eshte me e mira. Jete te gjate, profesor i nderuar. Kombi yne ka nevoje per fjalen tende acik.

  19. Albi says:

    Mendimet e Qosjes per berishen dhe Co çendrojne,
    Por ai tani duhet me teper shume me teper te flas me ze kritike per Ramen sepse eshte ai qe e ka timonin dhe Shqiperine po e qon andej nga serbia per çfar Qosja nuk ka thene gje.
    Sa per Enverin eshte krejt i gabuar !
    Enverin quane si te doni, Ai eshte i vetmi shqiptar deri me sot qe e beri Shqiperine.

  20. Qazim says:

    Shkrim briland,si gjithmon….zoti akademik,gjithmon ke shkruare e folur por ne vesh te kujt bien.E shohe te veshtire kthesen e duhur…..fjala e shkrimi juaji ne veshte zotit…,pac shendet se je i nevojshem per kombin shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje