Alarmohet OKB, mbledhje urgjente: Koreja e Veriut kërcënim për rajonin, diskutohen masat që do merren

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëshimi i raketës balistike mbi Japoni nga Korea e Veriut është cilësuar nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara si një provokim dhe një rrezik i madh jo vetëm për rajonin por edhe për vendet anëtare të OKB-së.

OKB-ja është mbledhur sot në një takim nga ku ka kritikuar dhe dënuar rëndë vemprimin e Kim Jon.

Raketat u lëshuan katër ditë pas miratimit të një serie sanksionesh te cilat kane si qëllim te ndalin programin bërthamor te Penianit.

Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të ndërmarrin “aksione direkte” për të parandaluar testimin e raketave duke thënë se është në duar të Uashingtonit ta zgjidhë çështjen përmes bisedimeve.

Sanksionet e fundit, të kombinuara me masat e mëparshme, do të ndalonin mbi 90 për qind të eksporteve të Koresë së Veriut duke e izoluar atë ekonomikisht. Ministria e Jashtme e vendit komunist dënoi sanksionet dhe tha se Veriu do të “dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën për të mbrojtur sovranitetin.

Këshilli i Sigurimit gjithashtu theksoi rëndësinë e reduktimit të tensionit në Gadishullin Korean e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne kete rajon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *