Dëshironte kalimin te Skënderbeu, Tirana “hakmerret” ndaj Albi Dokës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Albi Doka mbetet jashtë 18-shes. Gjith kujt mund t’i ndodhë që të përfundojë në tribunë, megjithatë në këtë rast diçka nuk shkon.

Jo më larg se pak ditë më parë, klubi, por edhe vetë stafi teknik, “bllokuan” largimin e tij. Skënderbeu e kërkoi me ngulm, madje ofroi jo pak, por 150 mijë euro për kartonin e lojtarit të linjës së djathtë.

Negociatat ishin të vazhdueshme, por prej insistimit të Ze Marias, presidenti Refik Halili i tha “jo” homologut të tij Ardjan Takaj.

Nëse në Superkupë dhe në Kupë e nisi nga stoli, sa prej Shpresave, aq edhe prej vendimit të trajnerit, nisjen e kampionatit i riu do të jetë i detyruar që ta shohë nga tribuna e “Selman Stërmasi”-t, shkruan “Panorama Sport”.

Ekipi ka mbyllur dje paradite stërvitjen dhe në listën e afishuar të të grumbulluarve mungonte pikërisht emri i 20- vjeçarit. Sigurisht që vend për të dhënë shpjegime nuk ka, pasi vendimi për këtë pjesë i takon veçse teknikut brazilian, megjithatë, kur dihet që ky i fundit e donte me forcë në ekip, shtohen dyshimet.

Ndoshta Ze Maria dëshiron t’i tregojë Albi Dokës që është si gjithë të tjerët, ose kjo mund të jetë një lloj “hakmarrje”, pasi edhe vetë lojtari preferonte që t’i bashkohej Skënderbeut që militon në Superiore. Megjithatë, për t’u dhënë fund dyshimeve, përgjigjen do ta japë sot pas ndeshjes me Ilirinë vetë trajneri.

Kapiteni – Erando Karabeci do të jetë në stol kundër Ilirisë. Kapiteni ka qenë me temperaturë dje, ndaj stafi teknik nuk ka në plan që ta rrezikojë kapitenin. Në bazë të asaj që u provua edhe dje në stërvitje, mësohet se braziliani do hedhë në fushë një ekip sulmues, me skemën 4-3-3.

Vendin e Dokës që nuk është grumbulluar e zë Sentamu, ndërsa atë të Karabecit i riu Qilimi. Anglezi Ngoo gjithashtu nuk është titullar, pasi Ze Maria i ka besuar Grecës. Porta dhe mbrojtja nuk pësojnë lëvizje, pasi janë njësoj si në Superkupë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *